Xhaçka e konsideron të suksesshëm vitin 2022 për diplomacinë shqiptare

31 Dhjetor 2022, 11:27Politika TEMA

Xhaçka e konsideron të suksesshëm vitin 2022 për

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalimin e saj të fundit për vitin 2022 e konsideroi 365-ditëshin që po lëmë pas si “të suksesshëm për diplomacinë shqiptare”.

Kryediplomatja shqiptare shprehu urimet për një vit të ri sa më të mbarë e më të begatë për të gjithë shqiptarët.

“Ky vit u hap me marrjen për herë të parë pas 65 vjetësh të mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në korrik, u hapën negociatat për anëtarësim me BE-në duke e çuar procesin e integrimit në një stad tjetër.

 Viti u mbyll me mbajtjen e Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, hera e parë që ky samit mbahet në një vend jo anëtar të BE, çka përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm të vendit tonë”, u shpreh zyrtarja shqiptare.

Sipas saj, të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka pësuar Shqipëria duke u kthyer në një vend, që “gëzon respektin e partnerëve e aleatëve”.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se viti 2022 ka pasur arritje të paprecedenta, teksa vërejti se “kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe ta presim plot me optimizëm vitin e ri që po vjen”.

6 Komente

  1. G
    Gjenerata 64

    Suksesi me i madh per ty eshte debimi ambasadores Amerikane.Ik moj larask pa bishte.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dandi

      sukses strategjik

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Vetem politiken e jashtme keni problem ju qelbesirat e ketij populli.Se cfare behet brenda shqiperise nuk ju intereson!Plehra!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu

          Si spikere ministreshe personale e kryeministrit Edi Rama Olta eshte e shkelqyer!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            Kush ishte suksesi ,baxhelle e rilindjes ,qe u bere investitore strategjike ?Vjedhja e te dhenave ,hakimi i bankave ,inceneratoret ,largimi i shqiptareve ,lufta ne russi ,lemshi ne kosove ,apo zgjidhe problemin e detit me greqine ,Keni degraduar qe nga doganat deri te Akshi ,edhe kur e mendoj po ja kaloni dhe sali kriminelit .

            Përgjigjjuni
            1. g
              gimi

              investitorja strategjike....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje