
Nga Enkelejd Alibeaj
2022!
Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.
Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit, ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.
Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.
Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet.
Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.
Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë.
Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Berisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë.
Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.
Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur.
Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor.
Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet!
Me ëndrra në diell nuk mundet as Sali Berisha as Edi Rama, o Enkel.................. . Po dil dhe tako demokratët, militantët dhe simpatizantët e PD-së. ............................... . Dhe mos u mer me patronazhistët, por pyet ata më të vjetrit e PD-së. : -- Si u themi ne në PD atyre që PS i quan patronazhistë?.................. . Sepse edhe ne kemi njerëz që ju japim listat e votuesve dhe nxjerrim se kush na voton e kush jo. Kush është i lëkundur dhe me cilin nuk ja vlen të meresh........................ . Por ne nuk ju themi patronazhistë. I kemi quajtur "KUJDESTARË"............................................... Takoji edhe kujdestarët, nëse nuk e di si funksionojnë...................................................................... Pra, shko në bazë, organizo seksionet e grup seksionet, debato me berishistët pa frikë, bëj organizimin elektoral të partisë........................ . Në se mundesh, nëse nuk mundesh, hap krahun, se kaq i fjetur si je ti, Edvin Ramës i bën një nder të madh.........
"PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor"????????????????????? Per cilin dinjitet e kini fjalen Alibe: ate te perdorimit te ushtrise e te SHIKU-t per te genociduar me arme zjarri lufte popullsine e Jugut te Shqiperise???????????????????????????? Ate te perdorimit te Gardes se Republikes per te genociduar me arme zjarri lufte mijera demonstrues te pafajshem????????????????????? Ate te shfarosjes se tere fshatit Gerdec? Ate te shkeljes me kembe te 40 a 50 mandateve perfaqesuese qe ju kishte dhene populli - nje akt jo vetem kunder Shqiperise, por nje akt kunder demokracise parlamentare Perendimore, nje akti qe nuk e ka bere asnje deputet i vetem ne Perendim, jo më nje parti e tere. Ti ku ke qene gjate kesaj kohe Alibe???????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Zhdukeni sale qenin dhe une qe jam socialist do votoj per ju mos harroni dhe mulin me paloqen
Dakort jam me ty o Gjel , po dhe Alibeu nuk është më i mirë nga këta të foltores. Ky ka dalë nga shkolla e Salës dhe nuk mund të jetë ndryshe nga profesori dhe mentori i tij . Duhet një fytyrë e re e pa konsumuar , me integritet që ta votojmë dhe ne që nuk e duam këtë të gjatin . Alibeu na qenka dhe familje kriminelësh dhe dhe pa u bërë akoma lider,flet si gjeli majë plehut , tamam si ballistët dhe kolaboracionistët . Nuk ka mësuar asgjë nga rendi demokratik .
Katran e paç per koken tuaj ashtu si e keni bere qe nga 1992 e deri me sot. Po keni ca idioter shqiptare qe marrin ere akoma fendeve tuaja dhe dobiçit te sheqeres. Per atje ku jeni nisur , do soseni!
Ne 2023 do hani mut me ato dy qime elektorat qe keni debila
Jo mor pinjoll i kolanoracionistit , nuk ka fare rregjim e as shtet i kapur sic propagandoni ju, por ka nje shtet qe e kyne zgjedhur me boten r tyre shqipetsret dhe kot enderroni , se ju jeni nje bande hajdutesh , pa program e pa vizion.
O Enkelejd djali, ju " demokratët" dy pjesësh jeni të gjthë njësoj. Sikur ju ka nxjerë Saliu nga hunda. Keni të njëjtat bindje të cilat shprehen me të njëjtin fjalor vulgar të Saliut. Ndryshimi i vetëm është mosha. Kjo është dhe fatkeqësia e juaj. Moshë e re dhe mentalitet i vjetër.
Ju sini të zotd td hiqni një plakë matuf të hedhur në koshin e plehrave nga usa be dhe gjithë bota perendimore, qe vinë e ikin papushim dhe njeri sja hedhe qurret e jo të fitoni zgjedhje , nuk është regjimë o damblla është edi rama 1000-vjete para jushë..!!
PD, ajo e katranosura siç është katandisur sot, nuk ka më nevojë për demagogji populiste. Ende keni fuqi, keni një grup parlamentar, që me ato që deklamon si: principe, alternativa etj etj, por të gjitha këto jo me verbin e shpifjeve, gënjeshtrave, ofendimeve, kryesisht ndaj Ramës, humbisni pikë dhe jo pak. Populli di të gjykojë edhe pa ndihmën tuaj. Atëhere bëni një xhest që të na tregojë se jeni dikushi (jo ti si individ) në politikë, kërkoni të zhbëhen ndryshimet kushtetuese që Rama-Berisha, bënë me urgjencë, një muaj mbas tragjedisë së Gërdecit, pra në 21 prill 2008. Keni aq vota sa, nëse Rama apo PS, nuk ua merr në konsideratë, t'ia 'nxini jetën', përkundër çdo nisme ligjore që do kërkojë votat tuaja. E ka patur dhe më herët atë nevojë, si në këtë legjislaturë dhe në atë që kaloi. Asnjlherë nuk e keni shtruar këtë si opsion për zgjidhje dhe të panegociueshëm. Nëse nuk e keni kuptuar se rendi kushtetues demokratik është dëmtuar rëndë pikërisht nga ajo marrëveshje, që sigurisht atyre në atë kohë u pëlqeu, ndaj dhe e bënë, sepse i ktheu praktikisht në pronarë të PS-PD, por ca më vonë, edhe të LSI, kur Metaj ende nuk ia dinte lezetin asaj, kur u fut në grevë urie mu në sallën e parlamentit. Por as ai edhe pse pati goxha në dorë me vota në kuvend, sidomos në aleancë me Ramën, pas 2013, nuk e kërkoi kurrë kthimin në Kushtetutën e para 2008, të miratuar me referendum. Kjo do të thotë se Berishës, Ramës dhe Metës u ka leverdisur tej mase, deri sa nuk ndihen fare. Filloni ju, prishuani 'rehatin', bojkotoni siç thashë çdo nisëm ligjore nga maxhoranca, duke filluar qysh nga komisionet e Kuvendit dhe duke iu shpjeguar me urtësi opinionit publik se pse e bëni këtë. Do t'u mirëkuptojnë dhe njëherazi do ndjejnë se ju nuk jeni si ata dhe pra do u mbështesin. Po vazhduat me ulërima, duke iu hakërryer kundërshtarit me epitete të tilla si mafie, kriminelë, hajdutë etj si këto e keni të humbur davanë. Tregojini popullit se jeni politikanë dhe jo hetues apo prokurorë, dhe kështu me siguri frytet nuk do vonojnë, do t'i vilni shpejt ato, ndoshta qysh në 2025. Përndryshe as ju vetë nuk e dini se ç'ju pret. Alibe, po përdor një shprehjen tënde të shumë përdorur prej teje: "Kaq e thjeshtë është...!", për t'ju thënë se duhet të veproni shpejt. Nuk do ta keni gjatë këtë mundësi. Nëse ju ha meraku për "regjimin" e Ramës, atëhere hiqjani mundësinë që të jetë ai sot "autokrati", "pronari" etj, veç nëse nuk e dëshironi këtë për kryetarin tuaj nesër, cilido qoftë ai. Rama ka thënë një të vërtetë: "Nuk është individi që korrupton, është sistemi!". Atëhere, hiqjani atij sot dhe kujtdo nesër këtë mundësi. Krijoni mundësinë kushtetuese që kryeministri, cilido qoftë ai, të jetë një i pari midis të barabartëve dhe kaq.
Te pakten u nda shapi nga sheqeri. Nuk mund te perfaqesoj te djathten nje komunist. E di qe keni nje rruge te veshtire per nuk ka tjeter alternative. E gjithe pjesa gri eshte me syte tek ju por qe ti beni per vete nuk duhet te keni me ekuivoke. Lufto dhe ushtaret do te vijne
Viti i zi 2022,vetem per demokratet,deshe te thuash,se per mua, ky vit ka qene nga me te mbaret e jetes sime.Se sa ndikon ti ne jeten time,vlen krahasimi i Einstein:....aq sa do ndikonte ne rritjen e temperatures ne Europe,nje qiri i ndezur ne Polin e Veriut.
Po ketij karit i duket vetja kryetar?!