Llogaritë: Pse “tradhtia” e Agron Çelës mund t’i kushtojë opozitës Bashkinë e Shkodrës

31 Dhjetor 2022, 09:27Politika TEMA

Llogaritë: Pse “tradhtia” e Agron Çelës mund

Një foto në portale dhe kaq u desh që Partia e Lirisë të humbë në pak sekonda 25% të forcës së saj parlamentare. Ikja e deputetit të Shkodrës Agron Çela drejt Partisë Socialiste ka qenë pa paralajmërim, një vendim i beftë por i vendosur, siç i ka hije një politikani që vjen nga fusha e biznesit.

Por ndërsa LSI kap minimumin historik me vetëm 3 deputetë, socialistët nisën menjëherë llogaritë e votave për kandidatin e tyre në Shkodër në 14 maj.

Benet Beci nuk u shfaq rastësisht në foton që lajmëroi blerjet e reja të PS-së me Elisa Spiropalin, me deputetin Agron Çela dhe ish-kreun e Partisë së Lirisë në Shkodër, Edmond Ndoun.

Si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci tashmë llogarit edhe mbështetjen që do t’i japë Agron Çela. A mund ta bëjë ai diferencën për të përmbysur rezultatin që i dha fitoren Bardh Spahisë?

Nëse llogarisim votat që u morën në datën 7 mars, rezulton se:

• Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë mori 20 mijë e 125 vota

• Majlinda Angoni e Partisë Socialiste mori 18 mijë e 176 vota

Diferenca e votave mes PS dhe kandidatit të Shtëpisë së Lirisë ishte 1 mijë e 949 vota.

Sa është fuqia elektorale e Agron Çelës?

Deputeti i LSI-së, në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021 mori i vetëm 2656 vota preferenciale.

Pra influenca e tij në Shkodër duket të jetë e konsiderueshme dhe e tejkalon ndjeshëm nevojën e socialistëve për të fituar Bashkinë e Shkodrës.

Por për të marrë Bashkinë e Shkodrës, socialistët kanë nevojë që kushtet të jenë të njëjta me 7 Marsin. I domosdoshëm në këtë ekuacion është kandidati që e përçan akomë më shumë të djathtën dhe ai i takon Enkelejd Alibeajt.

Në zgjedhjet e pjesshme të 7 marsit, Lulzim Basha futi në garë Xhemal Bushatin, që mori jo pak, por 7 mijë e 739 vota për PD e Lulzim Bashës.

Prandaj me largimin e deputetit të Ilir Metës dhe me një PD të paaftë për t’u bashkuar, socialistët sot fërkojnë duart dhe ndjehen më afër se kurrë Shkodrës, një bastion i të djathtës që nuk e marrin dot prej 32 vitesh pluralizëm.(Lapsi.al)

22 Komente

  1. T
    Teufiku

    Asht shum e çuditshme se si Shkodra nuk e kuptoj kurre doktor mortjen.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrespekt Dy Deputeteve per kte akt Patriote

      Nji veprim Patriotik dhe madje Atdhetare i dy Deputeteve qe ju bashkuan Partise se Shqiptareve duke u distancuar nga Bandat proSerbe e proGreke ,qe u krijuan nga Bota e Djallit me shkaterru Shqiperine dhe Kosoven bashke dhe te gjithe dijme mire si shqiptare ,se cila ka qen Veprimtaria e Dyshesh Kancerogjene [ saleh haMutaj] ne kto 32-vjet Marrezi Shqiptare , te cilat s'lan Poshtersi pa bere kundrejt Shqiperise dhe i shkaterruan jeten Shqiptareve ,sepse jane dy Kancerogjene Injorante qe i Financoj Bota qellimet e veta antishqiptare

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alfred

      Ketu flitet a thua se ky Cela eshte lideri shpirteror I shkodraneve! Une tash po e marr vesh se ekzistoka nje Agron diku ne Shkoder qe na qenka deputet! Kush ia ka nigju zanin,kush ia ka pa fytyren! Kush e di se cfare efekti do kete ky akt prej matrapazi I ketij Agronit? Ndoshta do mobilizoje me shume votues se me pare pro te djathtes.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        O Fredo ti vazhdo me non graten se keni per te fituar siç thojne ne Shkoder "ndër tre me te gjatin". Hajde Fredo, mar ta marresha.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shiroksi

          As unë e Alfred nuk e kam njoft dhe as i kam nigju zanin , po në votimin për deputet i paska marrë nja 2500 e kusur vota . Këta që e kan votu e njifkan mirë . Po me siguri ti do kesh kan tuj xan peshk në breg t'Bunës , apo ça di veta !

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kritiku

          Politika nuk eshte aritmetike. Mund te blesh nje deputet (sic po ndodh) por nuk blene dot frymen opozitare qe ka Shkodra dhe gjithe Shqiperia

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zefi

            A thua, gjithe Shqiperia je ti, o kritiku i halles.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poshtë maskarenjtë

              Kot habitesh. Ajo që thotë kritiku èshtë e vërtetë. Tani që LSI' mori prapë lugën në brez për pilafin e bashkisë të jeni të sigurtë se Shkodranët zgjedhin prapë Bardh Spahinë. Një nga ata dhe unë. Jam krenar qè nuk i votova kurrë hajnat e pafytyrë të LSI-së. As sivjet nuk i votoj.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Trushplari

              O trushplare, si ka mundsi qe beson akoma te Sala????

              Përgjigjjuni
            3. s
              spata

              Nese Ps merr Shkodren Sali krimineli do te nxisi akte kriminale .

              Përgjigjjuni
              1. H
                Himarioti

                Ashtu siç u largua gjermani i fundit nga Shkodra, në vitin 1944, uroj çlirimin e Shkodrës edhe nga kryekrimineli i fundit, Sali Shpallar Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  skeptiku

                  Bashkia Shkoder do fitohet nga PS sepse njefare Gon Cela paska ik nga Meta tek Rama? Per kete duhet koka-rrase e Taulant Balles qe ta besoje.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pazari i gjese se gjalle

                    PS ben gabim qe i pranon kta deputetet ambulante. Ai qe ka dy flamure ka edhe njeqind te tjere rezerve. Ne fund te fundit elektorati i PS nuk e ka zgjedhur kte Celen, madje ne zgjedhje e ka patur kundershtar.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poshtë maskarenjtë

                      Tregtar flamujsh edhe me luge ne brez. Gjithmone i pangishëm.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Davidi

                      Ka shkuar te peruroje buzet ne Shkoder, Elisa.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loran shehu

                        Ter bythqirat e mbledhur bashk

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Semi

                          Elisa paska bere buzet...o zot...pse nuk behet veting per politiken...per Elisen, Becin e me radhe ...nuk na dalin llogarite fare me pasurite qe kane.....

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pal Vata

                            O miq c'do gje eshte e mire kur i kundervihet Partise Familjare te Sali Berishes dhe malokeve, krimineleve , hajduteve te Tropojes. Ja nine faqen ketij vendi. Fati Edi Rames .

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eni

                              Dhe hajduteria eshte e mire sipas teje ...ai maloku futi shqiperine ne Nato, liberalizoi visa, msa, etj etj...me thuaj cberi Rama ne 10 vjet? Kam frike se dhe vizat do Rivihen

                              Përgjigjjuni
                            2. P
                              Poshtë maskarenjtë

                              Në të gjitha rastet llogaritë nuk dalin. Bashkinë e fiton më lehtë Bardh Spahia. Thjeshtë Agron Çela rrit piacën e shitjes.Ka mbetur pa pushtet.Pra, pa vota. Ai merr ca drejtori.Heq nga puna specialistet.Vendos ca injorantë të LSI-së. Kèrkon mandatin e vet të 2025-sës. Humbja e bashkisë s'i prish punè.Bile e forcon.Përgjegjèsinë e mban PS-ja. Thjesht PS- ja nuk mund të jetojè pa mut në këpucë. Shkodranët vetëm budallenj nuk janë. Kalimi i LSI- së tek PS-ja vetëm bashkon Shkodrën rreth Bardh Spahisè. Në fund të fundit më mirë kryetar bashkie Bardh Spahi sesa kryetar Agron Çela e nënkryetar Benet Beci. Shkodra nuk është bostan me provë për maskarenjtë e politikës.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poshtë maskarenjtë

                                Në të gjitha rastet llogaritë nuk dalin. Bashkinë e fiton më lehtë Bardh Spahia. Thjeshtë Agron Çela rrit piacën e shitjes.Ka mbetur pa pushtet.Pra, pa vota. Ai merr ca drejtori.Heq nga puna specialistet.Vendos ca injorantë të LSI-së. Kèrkon mandatin e vet të 2025-sës. Humbja e bashkisë s'i prish punè.Bile e forcon.Përgjegjèsinë e mban PS-ja. Thjesht PS- ja nuk mund të jetojè pa mut në këpucë. Shkodranët vetëm budallenj nuk janë. Kalimi i LSI- së tek PS-ja vetëm bashkon Shkodrën rreth Bardh Spahisè. Në fund të fundit më mirë kryetar bashkie Bardh Spahi sesa kryetar Agron Çela e nënkryetar Benet Beci. Shkodra nuk është bostan me provë për maskarenjtë e politikës.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cupido frrokua

                                  As ne anderr nuk e merr shkodren ps

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje