
Ben Blushi thotë se ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë dhe përpjekja për vendosjen e një rendi të ri ndërkombëtar mund të ndihmojë Kosovën dhe Shqipërinë të bashkohen.
Ai shkruan se Kosova ka vetëm një dalje nga hallet e një vendi shumë të vogël, pa det, me ekonomi modeste, me shumë emigracion dhe me aq shumë presion kufitar nga të gjitha anët – të bashkohet me Shqipërinë.
“Ky do ishte një shpëtim për Kosovën dhe natyrisht edhe për Shqipërinë. Një vend më i madh me 5 milion banorë, me det dhe me një diasporë pothuajse 3 milion, e cila do energjizohej nga bashkimi kombëtar, do ishte një vend i fuqishëm dhe jo vetëm i respektueshëm. Dhe jo vetëm në Ballkan. Nëse Donbasi dhe Luhansku i bashkohen Rusisë, pse jo Kosova të mos i bashkohet Shqipërisë”, shkruan Blushi.
Blushi thotë se Kosova është kthyer në seminar në debatin diplomatik të pas Luftës së Ftohtë sa herë
“Kur Rusia kërkon pavarësi, për Dombasin dhe Luhanskun, dy territore të Ukrainës me shumicë ruse, ajo merr për shembull shkëputjen me dhunë të Kosovës nga Serbia. Putini luftoi në Krime dhe sot në Donbas dhe Luhansk me flamurin e Kosovës, pra duke marrë çlirimin e Kosovës nga Perëndimi, si shembull”, vijon ai.
Ish-deputeti shqiptar thotë se nga ana tjetër, kur Perëndimi kërkon të mbrojë rendin e ngurtë ndërkombëtar në fuqi, sipas të cilit, nuk duhet të ketë më ndryshime kufinjsh, merr për shembull Kosovën.
“Pra, që rendi ndërkombëtar mos vihet në pikëpyetje, Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të bashkohen. Këtë thotë Perëndimi dhe Rusia. Dhe ne e pranojmë. Por luftërat bëhen që rendi ndërkombëtar të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja e luftës në Ukrainë. Prandaj arsyet e vjetra kanë rënë. Ose do bien”, shkruan ai.
Blushi në një postim në Facebook thotë se sot është koha për t’u rritur, për t’u zmadhuar, për t’u bashkuar dhe se është “koha për t’u bërë europianë”.
Postimi i plotë:
Janë dy komplekset kryesore të shqiptarëve.
E para, që jemi të vegjël.
Pra jemi një vend pa peshë, që nuk ka bërë shumë prokopi, s’ka shpikur asgjë, s’ka patur ekonomi të fortë, nuk ka patur ushtri, nuk ka pushtuar dot një vend tjetër, por vetëm është pushtuar dhe prandaj ka humbur territore dhe popullsi, e prandaj nuk ka patur mundësi të vendosë për fatet e veta e jo më për ato të botës.
Ky është kompleksi i territorit.
Kompleksi i dytë, është kompleksi i përkatësisë.
Megjithëse jemi europianë nuk jemi ndjerë pothuajse kurrë të tillë.
Jemi pushtuar nga Lindja, jemi pushtuar nga Perëndimi, por asnjëra palë nuk na ka njohur si europianë të vërtetë.
Kjo është gjeneza e problemeve tona.
Është nëna e të gjitha problemeve.
Ku jemi? A jemi ata që mendojmë se jemi?
A mendojnë të tjerët se ne jemi, ata që nuk jemi?
A jemi ata që besojmë se jemi?
Normalisht një vendi i duhen shekuj për të shpëtuar nga komplekset që ka dhe shekujt në rastin tonë kanë kaluar.
Por po ashtu, një vendi i duhet dhe pak fat, që ne s’e kemi patur.
Megjithëse unë nuk kam shumë besim se mund të shpëtojmë shpejt nga komplekset tona, ndoshta fati po na troket në derë.
Lufta në Ukrainë mund të jetë një shenjë e fatit të kthyeshëm.
Sot Europa ka vetëm një shqetësim.
Si të bashkohet, të mblidhet rreth vetes, të forcojë kufinjtë për t’u mbrojtur nga Rusia. Kjo krijon natyralisht një ndjenjë të fortë uniteti që europianët nuk e kanë shumë natyrale.
Uniteti nuk është një virtyt europian, ndërsa përçarja është vesi i tyre.
E megjithatë, Europa sot ka nevojë për vende tampon në kufi me Rusinë.
Finlanda, Ukraina, Balltiket, Ballkani në përgjithësi, janë zona tampon.
Kjo nënkupton që edhe nëse luftohet në këto zona, nuk luftohet në Gjermani, në Francë, në Hollandë apo Itali.
Së fundi, Finlandës dhe Suedisë po u kërkohet t’i bashkohen NATO-s.
Ajo që mund të parashikohet lehtësisht është se Europa mund të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan.
Me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Nëse ky gjykim kthehet në aksion, Shqipëria ka shanse të kapërcejë në një vit pengesa të cilat ia vuri vetes, apo të tjerët ia vunë asaj në dhjetë vitet e fundit.
Në këtë kontekst, nevoja për një Europë më të madhe mund ta favorizojë Shqipërinë, por më vonë edhe Kosovën.
Ky do ishte një shpërblim i madh për njerëz si unë, të cilët dolën nga komunizmi në moshën e fëmijëve të tyre sot, dhe mund të bëhen formalisht europianë në moshën e prindërve të tyre dje.
Megjithëse jam rritur me besimin, se për ne shqiptarët nuk ka asgjë më të shtrenjtë se Europa, në këto tridhjetë vjet zhgënjime, kam mësuar diçka që më detyron të jem një besimtar i tërhequr.
Mos i beso kurrë Europës. Sa më afër duket, aq më larg është.
Nëse varka për të kaluar në Europë është zhvendosur nga Mesdheu në Ukrainë, në Detin e Zi, në këtë tragjedi ne shqiptarët do gjenim një ngushëllim.
Sa herë rusët zbresin në Europë, ne humbim diçka.
Shpresoj të mos jetë kështu në këtë shekull.
Në shekullin e kaluar, kur rusët zbritën dhe luftuan në Europë, ne u bëmë një vend komunist. Ndoshta fati e do që herën e dytë, kur ata kanë zbritur në Ukrainë, ne mund të bëhemi një shtet europian.
Siç thashë, ndoshta mund të jenë dy avantazhet për Shqipërinë nga lufta në Ukrainë.
E para, mund të anëtarësohemi më shpejt, duke hequr qafe fjalën e shëmtuar integrim që ngjan me ingranim. Sikur shtypesh nga një ingranazh dhe deformohesh.
Ne nuk duam më të integrohemi.
Ne duam të anëtarësohemi.
Me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Nëse ukrainasit janë vrarë edhe për ne, ua kemi borxh.
Ukraina mund ta ketë nxjerrë Shqipërinë nga rivaliteti historik me Serbinë.
Një dekret europian i pashkruar, që ka qenë gjithmonë në fuqi, thoshte se pa u zgjidhur çështja e Kosovës, as Shqipëria as Serbia nuk do mund të hynin në Bashkimin Europian.
Ukraina për herë të parë në histori, mund ta ketë grisur këtë dekret të shkruar nga anglezët, francezët dhe rusët, pas luftërave me njëri- tjetrin.
Duke u rreshtuar me Perëndimin kundër Rusisë, Shqipëria mund të ketë avancuar në garën e vjetër me Serbinë. Ndërsa, kjo e fundit padyshim që ka humbur.
Pyetja që europianët kanë sot është kjo:
A mund t’i jepet e drejta e votës Serbisë, në Bashkimin Europian, në kushtet kur ajo nuk është autonome nga Rusia? Kjo do të thotë që Putin të ketë të drejtën e vetos çdo ditë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian.
Ky tmerr për europianët është një ferr. Edhe në gjumë.
Por në betejën e Ukrainës, Serbia ka humbur jo vetëm në raport me Shqipërinë por edhe me Kosovën.
Ky është avantazhi i dytë në qiellin europian të Ukrainës, ku Kosova mund të jetë një horizont më i afërt për ne.
Kur flas për Kosovën, nuk e kam fjalën që ky shtet, mund të përfitojë diplomatikisht duke zgjeruar listën e njohjeve.
E çfarë i duhet Kosovës nëse e njohu Qipro apo jo? Dhe bashkë me Qipron Greqia apo Spanja?
Fitoret diplomatike sot duken si qershi pa tortë. Pra nuk kanë vlerë, sepse nuk të ngopin.
Kosova ka vetëm një dalje nga hallet e një vendi shumë të vogël, pa det, me ekonomi modeste, me shumë emigracion dhe me aq shumë presion kufitar nga të gjitha anët.
Të bashkohet me Shqipërinë.
Ky do ishte një shpëtim për Kosovën dhe natyrisht edhe për Shqipërinë.
Një vend më i madh me 5 milion banorë, me det dhe me një diasporë pothuajse 3 milion, e cila do energjizohej nga bashkimi kombëtar, do ishte një vend i fuqishëm dhe jo vetëm i respektueshëm.
Dhe jo vetëm në Ballkan.
Nëse Dombasi dhe Luhansku i bashkohen Rusisë, pse jo Kosova të mos i bashkohet Shqipërisë.
Kosova është kthyer në seminar, në debatin diplomatik të pas Luftës së Ftohtë.
Kur Rusia kërkon pavarësi, për Dombasin dhe Luhanskun, dy territore të Ukrainës me shumicë ruse, ajo merr për shembull shkëputjen me dhunë të Kosovës nga Serbia. Putini luftoi në Krime dhe sot në Dombas dhe Luhansk me flamurin e Kosovës, pra duke marrë çlirimin e Kosovës nga Perëndimi, si shembull.
Nga ana tjetër, kur Perëndimi kërkon të mbrojë rendin e ngurtë ndërkombëtar në fuqi, sipas të cilit, nuk duhet të ketë më ndryshime kufinjsh, merr për shembull Kosovën.
Pra, që rendi ndërkombëtar mos vihet në pikëpyetje, Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të bashkohen.
Këtë thotë Perëndimi dhe Rusia.
Dhe ne e pranojmë.
Por luftërat bëhen që rendi ndërkombëtar të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja e luftës në Ukrainë.
Prandaj arsyet e vjetra kanë rënë. Ose do bien.
Kush ka sot një arsye bindëse, se pse Shqipëria me Kosovën nuk duhet të bashkohen?
A mund ta pretendojë këtë një gjerman? Jo.
A mund ta thotë këtë një rus? Sigurisht që jo.
Po pse duhet ta thotë një grek apo një italian apo një belg?
Absolutisht jo.
Prandaj ka ardhur koha për t’u bërë një vend më i madh.
Një vend më i fortë dhe më vital, hapësirat dhe pasuritë e të cilit na mjaftojnë për të jetuar këtu dhe për të mos ikur. Madje na mjaftojnë edhe për t’u kthyer nëse kemi ikur.
Asnjëherë në histori, nuk na ka ndodhur që kur të tjerët luftojnë ne fitojmë. Ndoshta është ky rasti.
Ka ardhur koha të pengojmë të tjerët të na pengojnë të zmadhohemi.
Vetëm ne vetë mund ta pengojmë bashkimin dhe mes nesh nuk ka pak që do e bëjnë, kur t’i vijë koha, por kjo frikë nuk mund ta shëmtojë këtë shpresë.
Sot është koha për t’u rritur. Është koha për t’u zmadhuar. Është koha për t’u bashkuar.
Është koha për t’u bërë europianë.
Siç jemi. Siç duhet të jemi. Siç do jemi.
Ke shume te drejt z. Blushi por nje fare Albin Kurti dhe Vjosa osmani nuk preferojne, vetem nese bashkohemi me serbin thone, kane ne krah dhe europen kurve qe i ka izoluar si mit Keshtu qe leri ne gezimin e tyre Albini me Vjosen thane hapur se nuk kemi te bejme me shqiperine sepse jeni kimb me vehte, kemi flamurin gjuhen dhe hymnin tone Slava serbia
Ben Bibilushi idjotski arnaut...lol
Po si nuk kemi shpik gje more!Kush e ka hequr fene pervec shqiptarit?Kush ka krijuar njeriun e ri((shtazen dmth).Kush ka bere kanacen per te pare stacionet tv?Kush ka bere bicikletat kondrapedal?Kush bente banje njehere ne jave per te ruajtur ujin dmth(per ekologji)?Si mor nuk na njihni keto shpikje,kjo nuk durohet.Shume mire e ka Ben incenatori,keshtu mundet qe me vetvendosje dhe pakica etnike greke te shpalle autonomi substanciale dhe cdo gje qetesohet per bukuri.Pershendetje te nxehta✋
Shqiperia Etnike nuk eshte Vetem Kosova..Trojet tona ???? Po presheva bujanovci plave e gucia.tuzi tivari e ulqini shkupi.kumanova tetova kercove oher manastir e struge Diber e Janine selanik Arta e Preveze >>>>>>...vetem nje grekizgjebosur 'nuk i di' ...por i di gjithe bota e qytetruar.. Pra Shqiperia po bashkohet...lereni hienat ..pirdhuni ne qipro !!!!
Bravo Ben Blushi!!!!.......Gjete kohen e duhur te futesh dhe ti ne vemendjen e Publikut, se ta kishim harruar surratin dhe zerin.......................Do beje mire te gezoje Milionat e fituara duke punuar ne nje institucion propagande kunder interesave publike, dhe jo te hapje Shashken e radhes....................................................Se botes(Europes dhe USA) nuk i mjafton Pushtimi i Ukraines nga Rusia, poooooor duhet hapur edhe nje sherrrrr tjater, me ne brendesi te Europes............................Edhe sikur ta kesh kete mendje thjesht se je Aguridh per keto pune,, apo vetem per vemendje publike sikur nje Bigbradhars, dukesh si i shtyre, apo sikur perfaqson interesa te tjera.............Shko me pushime me mire.....Pare ke plot, koha po u ngroh........
Vv eshte e vetmja parti ne trojet etnike qe ka ne program te zezen ne te bardhe bashkimin kombtar Ndersa pd,lsi mbi te gjitha ps jan krejt kunder dhe nuk lejojne qe kjo teme te trajtohet as ne media nga njerez te thjeshte Prandaj kjo akuza jote eshte si barcaleta e dhise me delen Sa per blushin ai as se ja ka idene se cpo flet Kosova eshte shtet o ben loqa nqs do beje nje krahasim ateher duhej ta kishe per ulqinin, plaven, gucine, presheven ,medvegjen, bujanovcin, pazarin e ri, maqedonine shqiptare (edhe ate te krishtere) janinen, prevezen, arten Por keta gjera nuk behen me tradhtar qe te vetmen zell qe kane eshte pranimi nga perendimi edhe pse kosto eshte ekzistenca e kombit vec per pushtet
Dikur kam qene kundra kesaj qe thua ti Blush. Para disa vitesh isha i dyzuar ndersa tani jam perseri si me pare. Une jam kundra bashkimit. Kosova tjeter shtet dhe ne tjeter. Jam dakort qe jemi shqiptare por nuk perputhemi me njeri-tjetrin. Nuk merremi vesh dhe do jete nje rremuje dhe nje deshtim per kedo qe do enderroje te udheheqin keta dy popuj. Veshtire ti mbash nen hyqem sidomos anen tjeter te kufirit. E di qe shume do me shajne por une keshtu e mendoj. Shqiperia ne Shqiperi Kosova atje ku eshte pastaj bashkepunimi apo cdo nisme tjeter do jete e mirepritur por bashkim nuk do desha KURRE.
Une mendoj se shume me veshtire eshte te mbahet nen hyqem ana kendej kufirit!
Njëri mut tjetri kak!
Ke te drejte roberto Shum veshtire do ishte per punen e patronazhistave dhe konservimin e pushtetit jo me kot kishim vilajete Madje un them qe dhe shqiperia duhet te ndahet ne tre pjese qe cdo aga te kete ciflikun e tij Italianet qofshin ata qe jane mund te nxjerrin 25 shtete te mirfillta por kan truj gomari qe rrine bashke Eshte e kote me te thene sesa sakrifica bejne ruset gjermanet apo kina Lumi ne per partine tone por mbi te gjithe per tellallet e saj
Kur Shqiperia te jet si Rusia o Beni . Rusia 26 here me e madhe se Franca 16 here me e madhe se gjithe europa dhe ka me 3500 koke nucléaire kur Amerika ka 2500 . Kur dielli linde ne Moske ne Vladivostok eshte nate me 11 paralele kur nga Moska ne Vladivostok me trene eshte 10 mije km cfare thua o Beni na tmerrove me kete krahasim banale
Ne shqiptarve kur Zoti na ka dhene mishin Djalli na ka derguar guzhinjeret.
KUR DO PERFUNDOSH NE QELI SI ANTISHQIPTARI MINORITAR ME I KORRUPTUARI NE KETE VEND PAS ILIR METES!?
Pa u futur ti më parê në qeli si përkrahës i terroristëve islamistë nuk futet Beni. Mos ki merak. Ti askushi as te gishti i këmbës nuk i vjen Blushit. Ndryshe shkrimi i tij më pêlqeu. Ngre një problem të madh. Qê mund të realizohet pas 10 vitesh, nëse fillojmë të punojmë qê sot. Por Rama dëshiron dhe punon për Ballkanin e Hapur, pra afrimin me Serbinë dhe jo për bashkimin me Kosovën!
Pyetje retorike. Kur ti je kare me nyje, pse nuk shko të vetë qihesh?
jam për bashkim
Shumica e shqiptareve jane per bashkim. Por bashkimi nuk mund te behet me lufte, sepse nje lufte te tille, pa mbeshtetje perendimore, do ta humbnim. Ne nuk jemi Rusia qe ka arme berthamore. Bashkimi mund te arrihet vetem ne nje bote ku rregullat zbatohen njesoj per te gjithe vendet dhe ku njihet e drejta e popujve per vetevendosje. Nje bote te tille Rusia nuk e do. Ajo do nje bote me sfera influence ku vendos me i forti. Ben Bilushi e di mire qe s’ka pike ngjashmerie mes Kosoves dhe “republikave popullore” ne Ukrahinen lindore po ka qejf te fitoje ca pike me Mosken.
Po te bashkohet Shqiperia me Kosoven, o Blush birbilush, thjesht do te zmadhohet gropa e halese...!!! Do rriten problemet (qe edhe tani jane shume dhe duam te na i zgjidhin te tjeret...) dhe nuk do te ndodhin ato gjera "te bukura" qe ti enderron... Sepse qe te behen ato gjera, o Blush, duhet te kesh njerez me kulture dhe jo majmune shpellare te fiseve tribale mesjetare, qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte te vjedhin, te vrasin dhe te shiten...! Dhe miqte tane, e dine shume mire kete, prandaj na fuan te ndare dhe ne mizerje, qe te na kene ne vathe, ne cdo moment, per interesat e tyre...
qorri e ke gabim! do zmadhohet piçka e satëme!! do ta çkëdhejmë të gjithë bashkë!!do marrim dhe ca sërbë të mitrovicës,thjeshtë se ty të pëlqejnë!!
më vjen keq që një kohë të shkurtër pata iluzionin se ti ishe një njeri me mënd!! por nuk zgjati shumë,e tregove se ishe një koqe që se kishe shokun!! këto që po thua tashti!? nuk e di si ti klasifikoj!? në një gomarllëk me okë apo thjeshtë "po i nxjerrë gjarpëri këmbët e tij"?? idiot i lindur!!
Ri mor ben ne stristrofken tende...qe te kane siguruar ,se po te kishe mendere vazhdoje politiken.Ike me xhepin plot,dhe ne nje pune me akoma me shum fitim. Sigurove gjithshka sic deshe vet...dhe i ktheve shpinen ideollogjis mesim dhenie tende.Bashke Kreshnik Spahin..te dy te kamur mire ,nepermjet shperblimit si apolitik. Tashi si qen pa dhemb doni e te kafshoni duke i dhen mend botes e politikes shqiptare.. Jini kameleon...me reflektime ngjyrash,sipas shperblimit.
Na le rehat per ca kohe qe nuk merreshe me politike. Pse flet gjuhe me dy kuptime dhe nuk del hapur. Kerkon qe Kosova ti bashkohet Shqiperise ne qoftese krahinat qe pretendon Rusia i bashkohen asaj.Paralelizmi qe ben ligjeron luften e Rusise keshtu ? Frankofon te devotshem qe flisni me gjuhen e Makron.
Duhet te pyesesh kerricin e Vucicit ne Tirane qe eshte kryeminister . Ka 1 muaj qe ben gjithcka per te promovuar Vucicin si njeri te paqes. Habia e madhe ishte ne samitin e Natos ne Bruksel ku ishte edhe Biden. Kryeministri i Kroacis kerkoi anetaresimin e Kosoves ne Nato. Ndersa kerrici i Vucicit asnje fjale.
Tao Tao je i forte je me kari ne kete forum ti duhet te qihesh me ndonje koqevarur nuk ka mundesi me kare djale se ty ,fyellit me nhe vrime i bie
Ti duhet të jesh ndonjë nga psardhësit e kopilave Miladinit.
Bashko pi… e familjes tende me Kosoven Kari i lales
Sa here qe mbetet pa fitim Blushi i rihyne politikes.
Qenke shejtanbudalla o Ben Ushi .Keto krahesime i bene vetem nje anti shqiptare . Teritoret nuk ndahen e shkembehen ne se ato jane te perzjera .Kufinjte i ka percaktuar historija e popujve ne shekuj .Ndryshimet i kane bere luftrat e pa derejta dhe grapiqare . Na mbahesh si shkrimtor o cibuk pa zjarr .
Kjo logjika e Blushit, ka mendoj, edhe shume pike-pyetje brenda: Atje merret me lufte, ketu do te ndodhe ne paqe bashkimi: Serbise i linde e drejta qe B-H (Republika Serbska) te bashkohet me Serbine; Medveqi dhe Bujanovski te bashkohet me Kosoven, dhe Mitrovica e Veriut me Serbine; E plot e plote pjese te tjera ne Ballkan.... KJO ESHTE ZGJIDHJE si ne shekullin e XIX... Ndryshe nga Ukraina Rusine, ne BP zgjidhja eshte hapja, heqja e kufijve qe te mbeten simbolike si ne BE, dhe te gjitha pjeset jane te "bashkuara" sic kerkohet. Besoj qe Blushi e di kete, por "hedhja e kesaj teze" duhet te kete dicka jo te sinqerte brenda...S'e di, por per mire NUK eshte
Shikoni cfar thote ky idjoti qe shkruan libra, do te hapi nje lufte ne Ballkan se Rusi gati eshte, o K*R Shqiperia me Kosoven bashkohen vetem ne BE sepse i bie qe ne te marim dhe Camerine, Greqia, Bullgaria Shqiperia te marin pjesen e tyre nga Maqedonia po keshtu dhe shqipetaret e Malit te Zi duhet ti bashkohen Shqiperise. Ne gjith boten ka kontradita te tilla prandaj sipas kiti idjotit i bie te plasi lufta e 3 boterore dmth. te rafshohet bota nga atomi o K*R.
Drejt e ne teme. Putini I do gjerat troc e shpejt. Ate te rrethit katror e kane filluar luften kinder Amerikes.
Kosova sipas akademikut Nexhmedin Spahiu eshte komb me vete. Perse duhet bashkimi me nje komb tjeter?! Njesoj si ta besh gruan me dy burra: njeri grek e tjetri serb.
Se pari, Nexhmedini nuk eshte akademik dhe se dyti, perse duhet te ndegjohet Nehmedini. Kemi plot te tjere qe mendojne ndryshe.
Pse diskutojn vetem te c'mendurit per ceshtjen Kombetare mer ? Kte s'po e marr vesh une . Keshtu ka ndodh gjithmone ,per Ceshtjen Kombetare ? Allah - Allah sheroj shqipkart sa ma shpejt
Folklor analistësh që s'dijne çfarë këngë këndojnë. Rastet nuk janë fare të ngjashme. Përkundrazi . Një rsst i tillë mund të kërkohet nga Serbia për fat të keq. Pasi në këtë rrafsh separatistet në Ukrainë janë si Republika Serbska në Bosnjë, apo veriu i Kosovës. Ne prandaj vuajmë si njerëz. Sepse jetojmë si megalloman. Luksemburgu, Litejshtejni, Monaco, por jo vetëm, janë shtete edhe me të vogla se ne. Po as u shkon në mendje të rriten. Ka një mënyrë o Ben per te ndryshuar diçka në lidhje me antaresimin. Është një teori e thjeshtë fare. Jo korrupsion , jo hedhje qesesh plehrash nga ballkoni , jo mish - mash në zyrat e administratës e nëpër rrugë ku enden qentë , drejtësi e polici që i ve prangat më të mirit nga ju të kastës . Po të kesh këto tipare si shtet , ti jo vetëm që futesh në Europë, por edhe je i respektuar e i mirëpritur nga Europa. Boll mor burrë me këto fantazirat tuaja prej anal-istesh. Sikur të gjithë të vepronin kështu, bota do kthehej në epokën e paleolitit. 3/4, mos e tëra Europa si kontinent ka të tilla probleme me etnitë e ndryshme. Kosova po kërkoj këtë, që ti dhe shume si ty që fluturojnë me preshin e Tritan Shehut, e humb veriun e Kosovës. Prandaj dikush që ka më shumë tru se Vjosa dhe Albini , në vend të folkloreve patriotike, në vend të ultimatumeve boshe, orientohet nga logjika e nga realiteti në terren. Të gënjesh masat e aq më keq veten me të tilla marrëzi, vetëm sa i zgjat agoninë sëmundjes së rrahjes së gjoksit. Po dil o burr, ti i pari dhe ata pseudo patriotë. Dil, merr një pushkë dhe shko lufto me avionët e sistemet antiraketore të Serbisë. Po ça thua o pallë.? Ti mendon se me që tu ngref ty për bashkim , ai serbi do futet në vend strehim nga që ne do bëhemi 5 milion . Ah po ! Nato do cohet e gjitha për të marrë Kosovën, e për t'ja bashkuar Shqipërisë. O te mjerët ju për këto alucinacione !
Skrim shume reaksionar qe behet ne kohen te gabuar. As qe mund te krahasohet rasti i Donbasit me Kosoven. 1-Duke krahasuar keto dy raste Blushi vetem sa mbeshtet Putinin ne justifikimin e tij qe sulmoi Ukrainen sepse edhe NATO sulmoi Serbine... Keto mufka nuk jane per nje politikan... 2-Rruga per bashkim eshte e hapur sipas platformes perendimore dhe jo sipas skenarit rus nepermjet Keshillit te Sigurimit, sepse kjo do e bente boten "pordhe". Sa per ilustrim thjeshte po te kujtoj shprehjen e Merkelit te "Kutise se pandores"...Keto mufka nuk jane per nje politikan... 3-Bashkimi yne kombetar duhet te behet ne menyre graduale. Duke u afruar me njeri tjetrin. Bashkimi do behet thjeshte si nje "verifikim" ne terren dhe jo si nje "bombe atomike" ne mes te Evropes...Rruga qe propozon ti eshte armiqesore dhe thjeshte demagogji qe nuk jane te denja per nje politikan... 4-Realizimi i kesaj ideje, presupozon nje politike dhe strategji te perbashket midis nesh dhe Albinit. Presupozon hapje te kufijve dhe bashkim ekonomik si fillim...etj...etj...Albini dhe Sali Berisha jane te dyshimte ne se punojne per shqiptarizmen.... Te dy kane qene kunder Rrambijese dhe te dy kane qene kunder Thacit.... 5-Ky bashkim i joni lidhet edhe me bashkimin (te themi) te Serbit. "Shkembimi i territoreve" dhe arritja e paqes midis Serbise dhe Kosoves, do ishte nje premise per bashkim. Evropes nuk i leverdise si Shqiperia e Madhe ashtu edhe Serbia e Madhe, sepse forcohet influenca e Rusise(nepernjet Serbise se Madhe) dhe Amerikes(nepermjet Shqiperise se Madhe) ne Evrope...Keto qe thua ti jane mendime te nje pijaneci dhe jo te nje politikani... Ka edhe 100 arsye te tjera qe tregojne se ngjashmeria e bashkimt tone kombetar dhe bashkimi i Dombasit Rusise, nuk kane ngjashmeri. Mbi te tera Kurti edhe kohet e fundit ka theksuar se Bashkimi Kombetar nuk eshte i mundur, sepse nuk e lejon kushtetuta e Kosoves. Pra Kurti nuk do! Prandaj ai dhe Sali Berisha shpallen Thacin armik...Ne thelb ky problem eshte shume i komplikuar dhe njerzit si ty nuk shikojne kufirin midis patriotizmit dhe spiunllekut. Ne thelb punet deri tani kane shkuar sipas spiunllekut serb, qe bashkimi te mos ndodhe deri sa serbi te doje....
te arrestohet ben blushi dhe denohen nga kshilli i lagjes me 6 muaj pune fizike qe palloj femrat mot'shemtuara te top-koqes
Po Ku te Plas ty per Kosoven dhe Bashkimin e saj me Shqiperine? Ti nuk di si te shpelash fytyren e gjobaxhiut ne Top Channel. Nacionalizmi eshte streha e maskarenjve BLUSHO
.....jemi të vegjël thotë Beni!Unë do të shtoja:jemi dhe fukara e budallejnj!!!?
Defakto plehsident i Shipnis osht Aleksander Vuqiqi. Qysh spi kuptoni hala ket pun ju shipecat nonqim. Shtetin e mutit jav pshurrsha.
Ke bythë t'a bësh!? Hë ,se ke ushtrinë e Rusisë ti kar! Të ka bërë keq pidhi i asaj pises ...
Atehere edhe Vorio Epiri duhet te bashkohet me Greqine....nuk do te ishte keq neqoftese behej ne kete menyre....Kosova per Albanistanin..dhe Epiri per Heladhen e lavdishme.....
Pederastet greke ...... nuk dijne se Epiri eshte gjysma e gerrqise Shtetit jevgjiteve te anadollit ,qe nji dite te shkoj andej nga edhe ka ardhur ne Epire . Janulles do t'i nguilin hurin ne bythe dhe hedhin ne Vjose Qe do bashkohet edhe Epiri i Jugut te Shqiperise kte e thone shume Politologe te Huaj . Sa keq per prrallat me Nastradina Pederaste 300 -€ sdo i degjoj me kusheeeee uaaaaaaaaaaahahahahaahahah Grek o Maskara
Epiri i jugut dhe Epiri i veriut u perket Shqiptareve te GADISHULLIT ILIRIK.
Blusho, minimalisht nuk ia ke haberin zones ne Ukraine. Luhansku dhe Donjecku bejne ate qe quhet Donbas. Dhe jo Donbasi me Luhanskun. Po nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve, mire e kane thene. Damka e gjobaxhiut nuk iken me keshtu shkrimesh, minimalisht nuk di si quhen dy Zonat separatiste e qe se bashku jane Donbas.
Nuk na duhet neve edhe nje vlla fukara siq jemi vete . Do bahemi kerrsh mes veti o vlla. Ju e na ne Kosove spo mun bahemi bashk mrena teritoreve ku jemi e lejeni ma me u ba bashk me juve e ju me neve . Kosoves i duhet pranim i shtetsis nga shtetet e europes dhe botes kaq. Mundemi ne te jetojme si Gjermania e Austria pa problem bile veq ma mire se mundemi me i ba nga dy vota ne qdo organizat botnore aty ku jemi te paranuem.
Mjellni bostan-shalqin se vera po vjen e krejt plehun e kosoves e maqedonis e keni atje me i reezit bolet e puncin e me honger bostan deri ne qkulje o koqe milet qe e keni ba at bregdet ma keq se ne somali- land . A ka nji katror tok bregdeti qe keni lane pa prek me i rrezit une bolet e mia a jo? Se une paguaj 500eur naten per lirin e boleve te mia. Kaurr milet si shypni si kosove si maqedoni nji mut.
Teme e trajtushme jo nga gjithekush. Si njeri i thjeshte shpreh vec ndjenjen. Po, bashkimi me pelqen pasi krijon POWER. Bashkimi zgjidh nje ceshtje te krijuar nga te tjeret. Prandaj hic s'me intereson per te tjere kur shqiptaret zgjidhin punet e veta. As ma ndien fare.
O bibilush, mjaft derdellise ,se nuk ke patur ndonjihere mend ty o hajdut I televizioneve! Ti duhet te ishe ne burg o lamash, mjaft me ato librat e tua te famshem! O pirat ,me duket se po te fishkellejne hekurat reze vesheve ore delenxhi! Po rame rehat ca kohe qe nuk pellisje dhe belbezoje me veten o ditezi pej korce!
Ne kohe trazirash agjenturat I hedhin ne sulm shumicen e spiuneve te fshehur. Po Saliu I vogel cfare deshte ne bibloteken e Kico Blushit!