Berisha akuzoi se efektivët goditën Agron Gjekmarkajn, reagon Policia e Shtetit

23 Dhjetor 2024, 20:13Politika TEMA
Berisha akuzoi se efektivët goditën Agron Gjekmarkajn, reagon Policia

Policia ka përgënjeshtruar pretendimet, se Agron Gjemkarkaj u dhunua, ndaj humbi ndjenjat gjatë protestës.

"Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve", bën me dije Policia.

5 Komente

  1. E
    Edi

    Veper penale eshte dhe goditja e policit por nuk ja u mban bytha ti pergjigjeni mul shkerdhates

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nesër avazi

      Na çate trapin me keto deklarata per mirembajtjen e protestes se opozites. Derisa nuk i tregoni vendin Flamurit qe ne çdo proteste godet nga nje polic, kot rrini ne ate detyre. Ose denoncoheni ne prokurori ose rrini dhe hani dru dhe mos hani mut kot. Ne kushtetute eshte nje nen i veçante qe thote: Te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit. Çdo te ndodhte sikur çdokush te godase nga nje polic kur ti teket. Duke ndjekur preçedentin që ju vete e keni krijuar te gjithe dalin te lire nga gjykata, sepse edhe avokati me i paafte do ta nxirte te pafajshem, sepse klienti i tij ne baze te nenit te sipërcituar eshte i barabarte me Flamur Noken. Nje keshille, ne protesten e radhes nqs Flamuri godet ndonje polic tjeter goditeni dhe ju dhe terhiqeni zvarrëderi ne komisariat. Dhe nqs politika do nderhyje per tju shkarkuar edhe ju, atehere dorezoni te gjithe kapelet dhe drejtojuni gjykate e Strasburgut e cila me 100% do tju shpalle te pafajshem. Nqs nuk veproni keshtu mos u merzisni se druri per burra eshte.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha besohet nje kriminel si saliu !

        Ha duhet besura nje kryekriminel si penecilina qe ka 33 vite qe ka vrare te ardhmen e nje populli me urdherat e serbise si spiun i degjeneruar i serbise.. ky eshte kriminel kush e beson kete plehre...

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Kurse juve qe keni per detyre ruajtjen e rendit, ne vend qe ta merrnit per bythe rrugacin Flamur Noka dhe ta plasnit me shqelma ne birruse, na beni historine e protestes se berishoviceve qe duan te shpetojne prapanicat nga burgu. Turp per kete polici qe kemi, qe ben trimin me kalamajte qe ngasin nje motorr pa patente, por kur vjen te bejne detyren me rrugacet qe bllokojne rruget e qyteteve tona, largohen me bisht nder shale.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Kari

            gjekemutaj ne maternitet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje