
Kanë vite që akuzojnë Edi Ramën për “patronazhistët” e “aktivistët”, por duket se vetë janë më keq.
Disa mesazhe të ish-deputetes së PD, Liljana Elmazi, tregon se si ata kontrollohen, se kush i bën like Evi Kokalarit apo kush shan Belind Këlliçin.
“Kaq vullnetarë të zellshëm janë mbështetësit e Berishës sa zbatojnë dhe urdhërat qesharake të degëve të PD për të mos pëlqyer postimet e Kokalarit. Të njëjtit person që u rreshtua krahas foltores dhe mbështeti Berishën pa kursim në ditë të vështira.
Ç’dallim kanë këta nga qeveritarët e sotëm që detyrojnë administratën të pëlqejnë e të shpërndajnë çdo postimi të ministrave? Ç’ndryshim kanë pasuesit e PD dhe PS kur marrin urdhëra të mos mendojnë por të sulmojnë çdokënd që mendon ndryshe nga lideri i tyre?
Nuk di a ndihet e përdorur Evi Kokalari. Por uroj ta ketë kuptuar që politika siç të përdor dhe të flak”, shkruan aktivisti Genc Sejko, që mbështet prej vitesh PD.
Lini një Përgjigje