Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që ky proces pasoi, supermazhorancën dhe zhvillimet në kampin e opozitës.
Për kandidatin e Koalicionit Djathtas për Zhvillim, ishte vetë Sali Berisha ai që e dha sinjalin në sytë e publikut se do “t’i shesë” zgjedhjet duke miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, korrikun e vitit të kaluar.
Alibeaj shton se pavarësisht premtimeve, opozita nuk kishte sy për qeverisje.
“Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.
Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha mes të tjerash Alibeaj.
Ore laluc mos u merr me PD e Berishes, por na flit per ate parti-cken Djathtas (Majtas) 1912 qe more vota aq sa merr roja i selise se PD. E shikon o qelbo sa te vlen lukura, ore malarik, shko qiu se je trashur shume nga pas.......
Dordoleci i Aliut te beut , tani pas pilafit i kupton te gjitha makinacionet e Berishes . Ky behet trim pas lufte , njelloj si te paret e tij familiare e politike . Kur e dite kete marveshje , pse nuk e denoncoi ne kohe , po tani qe u deklarua nga vete Saliu , del dhe e thote , qe megjithe se humba dhe nuk ma varen fare , perseri jam gjalle ! Alibeu harron qe Saliu e nxorri ne drite dhe e beri te kapardisej si gjel neper ekrane , te mburrej me te paret e tij kolaboracioniste me fashizmin , e beri minister e nuk e di une se çfar tjeter i ka bere . Kujtoi Alibe mavria se i dolen krahet dhe mund te fluturoj i lire ne qiellin e Saliut . E mesoi keq Dashi dhe te dy bashke shume shpejt do harrohen , do te marrin fryme apo jo si politikane !
Nqs i ka shitur Saliu zgjedhjet ka bërë gjënë e duhur , nuk qeveriset vendi me BABALE e BABALIZMA , dhe ti ke qënë BASHKËAUTOR i atij inskenimi të turpshëm , po j’u lumtë se gjetët një “aktor amator “ që po i vuan ato pasoja. ( jo pa të drejtë ) . Si përfundim , Doktori nuk do t’ë turpërohet nashti në pleqëri , është më komod në opozitë .