
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” tha se dosja “Partizani” nuk është asgjë në krahasim me ngjarjet e tjera tragjike si “Gërdeci” apo “21 Janari”.
Ai theksoi se këto ngjarje tregojnë egon politik të Sali Berishës. Gjatë diskutimit në studio, Klosi theksoi se më 21 janar qytetarët u vranë në kohën kur sheshi po boshatisej.
“Kam qenë dëshmitar i 21 janarit dhe e pashë si u vranë ata njerëz. Ata u vranë pasi bulevardi u boshatis. 21 janari, shembull se çfarë është i aftë të bëjë Berisha. Ishte mesazh për perëndimorët se në këtë vend vendosi vetë”, tha ai.
Ai komentoi dhe zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se të gjithë e dinin se Sali Berisha nuk do kishte asnjë shans të merrte shumicën e votave.
Sipas Klosit, njerëzit tashmë e kanë braktisur totalisht Sali Berishës, sepse e kanë provuar si në postin e presidenti ashtu dhe të kryeministrit të vendit. Ai theksoi se nuk e priste që PS-ja të merrte 83 mandate.
“Me thënë të drejtën jo. Ishte shumë qartë edhe për Berishën se nuk do fitonte dot. Unë dua që ata njerëz të mendojë. Për mua njerëzit nuk i besonin më Berishës.
Ky rezultati i dyfishtë nuk del kurrë përtej vullnetit të popullit. Nuk beson më njëri te Berisha, e kanë provuar. Ishte 5 vjet president absolut, 8 vjet kryeministër absolut. Në 2013 kur iku ishte një gropë financiare.
Rama ishte një njeri që ka vizion dhe që bëri plot. Berishës i ka kaluar koha e vet. Ai mburret se theu diktaturën bashkë me rininë, solli demokracinë, janë llafe.
Ishte koha që duhej të ndodhte. Foltorja ishte një marifet për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij.
Ngjarjet e 21 janarit, u zhdukën të gjithë të dhënat që kishte sistemi i kamerave të sigurisë në kryeministri.
Ai është skandali më i madh. Pastaj dhe Gërdeci nuk është gjë e vogël. Pastaj korrupsioni në rrugën e kombit. Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm”, shtoi ai.
Ketu ska drejtesi ky thote sduhet te trembet.Nje dicka qe nuk egziston nga kush duhet te trembet
Habitem pse Rama nuk e rikthen Klosin ne krye te SHIKUT. Sikur edhe pse eshte nje anti-Berishe i vendosur e meritonte me shume se kushdo ate post. Sikur prokuroret e Spak te kishin 10 % te urrjtjes se Klosiit , Berisha nuk do bilbiloste para SPAKUT sa here duhet te paraqitet atje.
O Zot cfare tjeter do te na shohen site....i beni nje zoom fitires se ketij njethundraku Arab e te kuptoni se cili majmun drejtonte ShIK-n e nje shteti qe enderron evropen!? Fataleeeee!!
Ky ka qenë dhe qefli i madh ……sidomos për makina
Z.Klosi eshte nje figure e nderuar.
O fekale, po tjatri eshte profesor shkencash dhe ishte me e pakta qe shteti te vendoste ne krye te sherbimit nje NJERI ne rradhe te pare, se sa nje SHPIRT ZI si Gazidede (se dhe ky pedagog i shkencave ishte). Por ju doni shpellat, zgeqet dhe llumin dhe poshtrimin nga njerezit pa integritet, servile dhe sherbetore te cunit te Shiqeres.