Pse qëndrimi i Berishës në krye të PD duhet mbrojtur me pushkë dhe fitorja që fshihet pas humbjes turpëruese

2 Qershor 2025, 18:00Politika TEMA
Pse qëndrimi i Berishës në krye të PD duhet mbrojtur me

Nga Adriatik Doçi

Pas ngritjes dhe veprimit të SPAK-ut është më i rëndësishëm, komod dhe pa rreziqe pushteti në opozitë se sa pushteti në qeverisje. Faktet tregojnë se kupola shqupiste është pasuruar më shumë gjatë 12 viteve në opozitë se sa gjatë 8 viteve në pushtetin që i dhuroi PS-ja. Pa firmosur asnjë letër oborri berishist ka shtuar pasurinë me vila, pallate, fabrika, apartamente, fotovoltaike, HEC-e, makina luksoze etj., pa llogaritur paratë cash, ku me një dorë u hodhën 6 milionë euro për 'pastrim fytyre', me lehtësinë e hedhjes së një monedhe në dorën e dikujt në rrugë.

Ndaj Sali Berisha ngazëllente kur pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, duke ruajtur me mundim seriozitetin, shpalli farsën elektorale dhe 'beteja sapo ka filluar', ndërsa tha se fituesi 'nxinte nga triumfi'. Sigurisht që fituesi nxin pasi duhet të firmosë leje kullash, para dhe pasuri publike, të cilat pasi futen në tubacionin e të ashtuquajturve oligarkë, një pjesë rrjedhin te rubineti i Shkëlzenit, ndryshe uniteti i opozitës mund të lëkundet dhe të prodhojë lëvizje të pakontrolluara.

Me zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha arriti të gjitha objektivat realë;

-Rimori plotësisht nën kontroll partinë.

-Edhe pse më të vogël në numër, grupin parlamentar e ka blinduar me mulë besnikë, të gatshëm për të përsëritur çdo trapllëk, për t'u depersonalizuar dhe flijuar për Familjen e tij.

-Skarcoi politikisht Lulzim Bashën.

-Pothuajse zeroi mundësitë për të lëshuar vulën e partisë.

-Duke fituar opozitën, mund të kërcënojë drejtësinë në emër të saj.

-Ka autoritetin e plotë për të hyrë në pazare si kryetar i opozitës, për të shtuar përfitimet për Familjen, për të politizuar procesin e tij penal dhe për t'a marrë partinë me vete sa herë t'a thërrasin në SPAK.

Në këtë kontekst duhet lexuar dhe kuptuar deklarata sotme e avokatit të tij, Genc Gjokutaj, për t'a mbrojtur me pushkë Sali Berishën në krye të PD-së nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, edhe pse i vetmi kërcënim për pozitat e tij do të ishte nëse Edi Rama do të pranontë kërkesën për qeveri teknike, të cilën e ka lëshuar si balonë deri në shtator.

10 Komente

  1. B
    Bufi fitoje Latifi fitoje PD humbi

    Bufi fitoje , PD humbi nese dikush nuk e ka kuptuar , do kete problème me koken. Fitoje pasi ne emer te kryetarit te PD dhe te opozites do vetembrohet nga drejtesia duke pretenduar si goditje politike. PD humbi pune madhe ...... futi députét qe ti perdori kur ka nevoje , a nuk eshte fitore ... .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Ju zoti Adriatik Doçi shkruan, "Sigurisht që fituesi nxin pasi duhet të firmosë leje kullash, para dhe pasuri publike, të cilat pasi futen në tubacionin e të ashtuquajturve oligarkë, një pjesë rrjedhin te rubineti i Shkëlzenit". Ju e dini fare mire, nese kjo qe shkruani eshte e verteta, eshte nje korrupsion i larte shteteror qe, duhet te goditet dhe eliminohet per procedure penale, pra si qytetar dhe gazetar i republikes jeni i obliguar te beni padi penale ne SPAK e jo llogje Kavaje neper gazeta, mbasi edhe ju mbani pergjegjesi penale! Pra ju sugjeroj qe padine ta depozitoni sa me shpejt ne Spak prane prokurorit Olsi Dado dhe kryetarit Adriatik Dumani!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Në Itali,30 vjetët e fundit ,PD ka ndryshuar rreth 12 sekretarë dhe kryetarë të partise duke e zgjedhur me primare brënda partisë.Në shqiperi eshte gjithmonë ftyra e shpellareve non grata,noku dhe rroku.Shqiperia nuk eshte shtet Europian por aziatik ish-bolshevik.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taipi

        Cfare jane keta loqe gazetare. Na my ten katunaret dhe maloket. Eshte tmerr te lexosh lajme analiza e brockulla nga ky llum. Muhabete katunaresh ne klubin e katunit vicidol

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zummmm

          Nje nga analizat me te perkryera deri me sot. Dhe gjatoshi ben mire te mbaj shenime se ne fund fare te lojes mund ta haje bukur. Keshtu qe mos te krekoest shume!! Shet mend lart e poshte dhe vete i jep kulla e lek zenit me firmen e vete thyen te gjitha rregullat e qytetit dhe rrezikohet ne spak. Me trap se kaq nuk behesh.

          Përgjigjjuni
          1. c
            cereeee! Hahaha cfa rrota kari jan

            kush i ka dhjer ne kok kta funderina te ksaj Bote !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodrani prej Puket.

              Shume drejt z. gazetar: Konkluzionin tend per pasurimin e opozites e tregon edhe "THIU", me qime te rruajtura, avokat i kreut te nje prej opozitave, ndoshta asaj qe do jete me e diskredituara ne te ardhmen, sepse opozitat reale sa kane lindur si shprese reale e Shqiperise dhe shqipetarve.

              Përgjigjjuni
              1. c
                cereeee! Hahaha cfa rrota kari jan

                kush i ka dhjer ne kok kta funderina te ksaj Bote !

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Media e lesh regjimit

                  Ky gazekari qenka shantazhuar a marre ndonje shuk te majme Eurosh ky BYTHEQIRE?! Po dhe ti Mero e ke shitur bythen qe publikon te tills rrotkarlleqe? Ky gazekari qenka debil! Po PD mori 42 DEPUTETE, Rama 84! Dhe ato vota ia dhane latifit lacivita se u genjyen se do ia jape USA ne tavoline fitoren!!! Po statuti o kar gazetar per nderprerje automatike te salise nga PD? Po fakti o GAZEKARI qe Salia eshte Zyrtarisht i pandehur a thote gje? Apo dhjet gjak nga frika e SALISE o debil?! Cfare gazetari e misionari je ti more abuzues?! LULI DO TA MARRE VULEN DHE TI SALIA RAMA E MERO shkoni ne hale! DEMOKRATET DO TE RRINE 16 VJET RRUGEVE APO NUK TE DHIMBSEN TY KELYSH REGJIMIT?! PO JE GAZETAR PROFESSIONAL E ME KARAKTRR KERKOJI DOREHEQJE!!! PASTAJ TY NUK TE DUHET SE KUSH E MERR PD APO SHKRIHET FARE!!! ZOTI do te te ndeshkojr ty palo gazetar!

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Celia

                    Ore shqiptare,o Mero! Pse e ndyn median tënde,duke mxjerë këtë bajgë,me kokën e fryrë nga KOKAINA dhe me një gen e trashëgimi të shkatëruar nga Sifilizi i viteve 30.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje