VIDEO/ Humbja e Interit u krahasua me humbjen e PD në zgjedhje, Berisha: S’kam interes

2 Qershor 2025, 13:45Politika TEMA
VIDEO/ Humbja e Interit u krahasua me humbjen e PD në zgjedhje, Berisha:

Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e kishte ndjekur finalen e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Gazetari që i bëri pyetjen i shpjegoi Berishës se humbja e Interit ndaj PSG-së ishte bërë shumë virale, duke bërë një analogji mes humbjes së PD-së dhe fitores së Ramës duke marrë për bazë dhe faktin që gjatë fushatës elektorale, Partia Socialiste identifikohej me numrin 5 në fletën e votimit, ashtu si edhe 5 golat që PSG i shënoi Interit.

“Çështja e farsës elektorale është bërë shumë virale këto ditë. Si tifoz i francezëve, si e patë fitoren me 5 shifra të PSG-së ndaj Interit? U gëzuat?”, e pyeti gazetari.

Por Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por u shpreh se është në një periudhë ku interesi i tij për futbollin ka rënë, dhe në vend të kësaj, iu kthye gazetarit me një kundërpyetje: “Mos do të më pyesësh për udhëtimin e Ramës me çarter, me bileta 30-40 mijë euro sipas tij, apo për takimin me Nusretin e biftekut e 1 mijë dollarësh?”

“Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës sime. Nuk them se e pashë (finalen e Champions League). Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin, me biftekun prej 1 mijë dollarësh. Sigurisht, si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektorale që ka bërë”, tha Berisha.

3 Komente

  1. B
    Bufi dhe kazanet

    Nje dite para ndeshjes nje palaço i kazaneve kishte te ftuar nje fare avokati Zace ...dhe i thoshte qe Rama sot ka shkuar te shikoje ndeshjen kur ndeshja zhvillihesh te nesermen dhe ka bléré nje billete 25 mije euro mu kujtuar shishe veres 30 mije euro, ndersa Bufi e coje bileten 40 mije euro neser Flamuri pa shkop nuk duhet sa do ta beje cmimin e billetes. Si ka mundesi qe keta mikrofon mbajtes meren me Bufin kur ka shume pune per tu denancuar si rruget trotuaret autobuzet stacion autobuzesh lypsat qent rrugeve si ka mundesi qe i shkojne pas nje te semuri psiqik ? . Mis valle dhe média eshte e semure? .

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Po përse e nxirrmi bufin e kënetës me bluzë sportive. Po pse 81 vjeçar do bëhet qytetar një njeri që nuk ka prekur kurrë në jetën e vet top me këmbë. Ky derr maloku që nuk ka as idenë e një sjellje qytetare është një malok e fshatar muti që nuk u bë asnjë ditë qytetar Hajdut, gore, mashtrues, maskara që akoma nuk ka mësuar të flasë me edukatë, njeri i rritur në skamje është e pamundur që qoftë një herë të vetme të ketë sjellje qytetarë Ashtu do ikë nga kjo jetë si shkërdhatë, me urrejtjen e shumicës së popullit përveç disa malokëve që kanë mbetur si kafshë prehistorike.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zalli

        heret shume heret ne kohe thonin se rrena(genjeshtra),per momentin duket se te shpeton nga sikleti ku ndodhesh,por qe me kalimin e kohes te kthehet kundra bile aq fort sa nuk besohesh me ,shume e thjeshte berishe nga rrena ne rren ,perfundove ketu ku ndodhesh po besoj se nuk do ndalesh ketu diçka tjeter me "madheshtore" te pret................

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje