Pas kontestimeve të opozitës për votën e diasporës dhe akuzave të tyre se votat u manipuluan, KQZ thotë se kompania postare u ka dorëzuar provat që vërtetojnë se çdo zarf është tërhequr me firmën e zgjedhësit.
Në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirë”, KQZ thotë se janë në proces kontrolli të të gjitha firmave të zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë.
Ky standard thotë KQZ, është ndjekur edhe në rastin e Greqisë, duke shtuar se DHL ka zbatuar protokollin e dorëzimit për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave dhe se disponon provën e dorëzimit për dërgesat e dorëzuara, të cilat mund të nxirren nga sistemi i tyre.
“Kompania DHL siguron se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. (referuar shkresës protokolluar me tonën me nr. Prot., 4009/1, datë 12.05.2025).
Të gjithë marrësve të dërgesave/ votave pa përjashtim u është dërguar sms ose e- mail. Vetëm në rastet e mungesës së numrit të telefonit apo një emaili jo aktiv nuk është arritur të dërgohet njoftimi”, shkruan KQZ.
Ndërkohë, sa i takon Greqisë, KQZ thotë se nuk i kanë dhënë leje DHL-së ta nënkontraktonte procesin, duke theksuar se kjo ka qenë në shkelje të kontratës.
“Referuar termave të kontratës dhe termave të procedurës së prokurimit alternativa e nënkontraktimi është vendosur jo nga ana e autoritetit kontraktor/KQZ. Pra nuk është lejuar nënkontraktimi”, thotë KQZ.
Pyetjes nëse persona të tjerë kanë marrë dhe kanë dorëzuar me shumë zarfe se sa numri i anëtarëve të familjes, KQZ i përgjigjet duke thënë se jemi në proces verifikimit të firmave, por deri në këtë moment nuk është evidentuar ndonjë rast konkret.
“Aktualisht, procesi ndodhet në fazën e verifikimit të nënshkrimeve të personit/personave marrës në dorëzim. Deri në këtë moment, nuk është evidentuar apo denoncuar ndonjë rast konkret në KQZ që ngre dyshime për tejkalim të numrit të lejuar të zarfeve në raport me anëtarët e familjes votues. Çdo informacion i tillë, nëse paraqitet, do të trajtohet përmes procedurave të parashikuara për verifikim dhe hetim të pavarur”, thotë KQZ.
Sa e pacipe kjo PD madheshtore! Prandaj nuk eshte e denje as per opozite.
Ra dhe alibia e panteres se zeze se vicidolit per diasporen qe mashtroi trushplaret per gjoja abuzime apo manipulime. Xhozi qe hyri ne parlament nga lista e mbyllur se me liste te hapur do ishte jashte se nuk merrte me shume se 32 vota ne Tirane .Kjo grua shpirtzeze mashtroi trushplaret e vicidolit se gjoja 1 milion shqiptaret e diaspores do votonin per vampirin e vicidolit me 27 akuza penale mbi kurriz dhe ne fund fitoi uturakun madheshtor me 50 deputete duke pesuar humbjen me apokaliptike ne historine 35 vjecare demokratike.
Ca hipokrizie! Asnje nuk e thote qe shqiptaret ne greqi jane regjistruar me shkelje, ndoshtaka ka shku kunati i fate eli fares e i ka regjistru me bllok ne dore ne gerrqi. Te gjithe e dime se qe te jetosh ne greqi duhetta ndrosh emrin nga fasli ne janis e nga hasan ne qirje nikollaqis. Atehere si u regjistruan online keto njerez kur nuk u perputhej identiteti qe kane ne shqiperi me ate qe perdorin ne greqi?! Pra i bie qe tao tao bashke me te ashtuquajturin komisioer te zgjedhjeve i kane regjistru si deshen dhe ua kane numeru voten si deshen. Pak a shume e njejta eshte dhe ne itali e gjermani. Vazhdoni bjerini legenit ju legena patronazhista por dhe ju legena pd-ista. Ai vend ka marre fund qe kur vazhdon te pranoje qeverisjen nga edvin poturja.
Ishte e pamundur te regjistroheshe nese identiteti ne gjendjen civile nuk perputhej me identitetin qe kishe ne shtetin ku je. Atehere siu regjistruan ne gerrqi, itali, apo dhe ne angli ku pjes me e madhe kane identitete te kosovareve. S'ka pergjigje pervec celibash fate eli fares kurve pas kurve e mjere ai vend nga kush qeveriset.
I duhet shkerdhyer me shume se pragu tao-lant balles qe i shkerdheu zgjedhjet vecanerisht me diasporen.