I është rikthyer punës Komisioni i Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.
Deputetët e opozitës përsëritën akuzat për manipulim zgjedhjesh dhe ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke braktisur senacën.
Pjesë nga debati:
Asllan Dogjani: Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
Klotilda Bushka: Analizën e bëjnë partitë
Asllan Dogjani: Paratë e drogës, frika efekti më efikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
Klotilda Bushka: Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
Enkelejd Alibeaj: Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.
Duroni dhe pak se si alibejaj si dogjani ne shtator jane te pirdhur nga parlamenti.
Llanja u be nallane e kush flet pe zgjedhje te manipuluara..Ha ha se te ben mire .
Ky Dogjani ka qene i ps ka kaluar te PD haaaa
Juristi “i shquar” Llon Dogjoni, dru me pre. Po rrii o llone se je komplet gdhe. Shih se te gjen nul moka ndonje pune