Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, Noka mobilizon militantët në protestë

2 Qershor 2025, 09:00Politika TEMA
Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”,

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, në orën 09:30, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata për aferën Partizani.

Ashtu sikurse edhe herët e tjera, Flamur Noka ka urdhëruar militantët të rrethojnë zyrat e prokurorisë së posaçme që të tregojnë mbështetje ndaj Berishës.

Ndërkohë, po sot, në GJKKO do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Partizani”.

Më 19 maj u mor vendimi për kalimin e dosjes në gjykim, pas muajsh zvarritjeje proceduriale.

Berisha akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, një çështje për të cilën SPAK thotë se ai ka përdorur postin e kryeministrit për të favorizuar pasurimin e familjes, përmes dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë, Malltezi, i ndodhur në arrest shtëpie, është dërguar në gjyq me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

2 Komente

  1. B
    Bufi kenetes

    Bufi eshte dhjaks eshte frikacak , te shkoje vêtem vdese nga frika e shoqerojne nje grupe alabakesh me thirrje.... O Sali o héro ty Serbia shume te do.... Rrofte PPSH dhe shoku Enver , Liri Demokraci, Nano ik do .....dali Bufi nga SPAK aty e presin mikrofon mbajtesit ..te nerrueeemmm qytar e qytar narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici na vueidhiiii votat . Ne nuk nhohumm zgjedhjet, narkoshteti te neruuuemm shqiptaaaaa

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Ardjanen mor aman. Vetem ajo mund ta tmerroje kete drejtesi te pjerdhur qe po luan teater me popullin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje