Nesër hidhet shorti për dosjen “Partizani” - Kush është treshja që do të gjykojë Berishën, dhëndrin e tij Malltezi dhe 3 të tjerë?

1 Qershor 2025, 10:00Politika TEMA
Nesër hidhet shorti për dosjen “Partizani” - Kush

Të hënën e 2 qershorit (nesër) pritet të hidhet në Gjykatën e Posaçme shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen e aferës “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i PD-së, Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy ortakët biznesmenë dhe noterja e familjes.

Gjyqtarja Flojera Davidhi ka dorëzuar të premten vendimin e zbardhur të seancës paraprake, që kaloi çështjen në gjyq, pas një zvarritjeje proceduriale që shkoi në shtatë muaj.

Nga shorti që do zhvillohet të hënën, përjashtohen vetëm magjistratet Floreja Davidhi dhe Irena Gjoka, pasi kanë qenë gjyqtare të hetimeve paraprake dhe të seancës paraprake.

Të gjithë të tjerët do jenë në short. Çështja shqyrtohet me tre gjyqtarë. Hidhet fillimisht shorti elektronik për kryesuesin dhe pastaj hidhet po me short elektronik për dy anëtarët e tjerë.


Po të hënën, Berisha duhet të paraqitet për të zbatuar edhe masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.

Dhëndri i tij ndodhet me masën “arrest shtëpie” prej vitit 2023. Të pandehurit e tjerë janë biznesmenët Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.

Kujtojmë se kreu i PD-së është i shpallur dy herë 'non grata', nga SHBA-të fillimisht dhe më pas nga Britania e Madhe. Ai qëndroi për një vit në masën "arrest shtëpie", e cila u ndryshua nga GJKKO, duke e zbutur deri në "detyrim paraqitjeje".

4 Komente

  1. V
    Vala

    Kaq shpejt shorti?!! Lereni per vitin tjeter. O u marte purtha shalet, merrni gjyqtare te huaj se plehrat tona s'kane kellqe per te gjykuar kufomen non grata

    Përgjigjjuni
    1. d
      denim i ketij perbindeshi esht nderi qe na cliron

      Kjo kuceder antishqiptaresh qe mban pamje njeriu ,po nuk u denua per malin e fatkeqesive qe ju solli ketij populli ,do te mbetet turpi historik Kombetar .................

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Sala eshte me gjithemend misionar nga CIA ,PPSH dhe UDB qe tranzicioni te behej i bute pa lufte civile , megjithse shpellari e provokoj vete dy here luften civile si shpellar qe eshte . Midis ketyre tre agjenturave eshte firmosur siguria e jetes se shpellarit !!!!!!! ?????

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luka Guraziu

          Si e degjenerun kyt plak e nuk e kuptojn leoirsat, qe asht i mbarum.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje