Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët: Kur një raport rrëzon zgjedhjet?

31 Maj 2025, 20:01Politika TEMA
Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët: Kur një raport

Nga Ylli Pata

Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet e 11 majit.

Synimi i këtij narracioni është i qartë, prodho një histori për të mbyllur apo mbingjitur ndaj kërkesave dhe qëndrimeve kritike ndaj Berishës, ku po i kërkohet dorëheqja pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Megjithatë, për të analizuar një rast, ndihmë vjen krahasimi. Në lidhje me fabulën e mediave pranë Berishës, panelistëve dhe politikanëve të suitës së tij, duhen parë thjeshtë rastet e qëndrimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet në vende të ndryshme, e sidomos me probleme mbi demokracinë.

Rastet më të freskëta kur zgjedhjet nuk janë njohur nga Perëndimi dhe rrëzuar si të tilla janë Venezuela dhe Bjellorusia.

Ku në mënyrë të qartë, të gjitha qeveritë nga SHBA te të gjithë vendet e BE-së, nuk i njohën zgjedhjet dhe konsideruan se fituesi i zgjedhjeve në Venezuelë nuk ishte Nicolas Maduro, presidenti aktual, por lideri i opozitës, Juan Guaidó. I cili nga Perëndimi njihet si President legjitim “de jure”.

Ndërkaq, në Bjellorusi, Aleksandër Llukashenko, konsiderohet si President i paligjshëm, ndërksa Sviatlana Tsikhanouskaya, konsiderohet si fituese.

Qëndrimi për këto shtete ishte politik, pasi edhe raportet ndërkombëtare thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe të vjedhura.

Po le t’i kthehemi në Shqipëri.  Ka një tendencë që nga zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku prej PD-së dhe mbështetësve të tyre mediatikë, të lexohehet me lupë raporti i OSBE-ODIHR-it.

Kjo është gjë shumë pozitive, por ndodh që i mëshohet vetëm për të parë anën kur kritikohen masat ose vendimet e qeverisë. Ndërkaq, nga ana tjetër, opozita, përkatësisht PD nuk ka marrë asnjëherë nismën në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it. Të cilat kërkojnë një adminnistratë zgjedhore jo partiake, përdorimin e teknologjisë, dhe uljen e polarizimit. E të tjera e të tjera.

Armikja e Sali Berishës në zgjedhjet e 1996 dhe 2009, diplomatja britanike, Audrey Glover, u kthye në e dashur dhe e mirë nga opozita, për raportin e zgjedhjeve vendore 2015.

Raportet e ODIHR-it, përgatiten nga profesionistë me një eksperiencë të madhe të vëzhgimit të zgjedhjeve në të gjithë botën, madje edhe në SHBA. Ku në raportet përkatëse ka kritika mjaft të hidhura.

Gjithsesi, të rikthehemi tek ne. Në zgjedhjet e vitit 2009, kur Sali Berisha fitoi për pak vota dhe nuk mori shumicën për të formuar qeverinë, raporti  OSBE-ODIHR theksonte e bardha në të zezë: “Në mbi 1/3 e Vendeve të Numërimit, votat u numëruan keq dhe shumë keq. Po ashtu në zgjedhjet vendore të 2011 raporti i ODIHR, që drejtohej nga një amerikan, theksoi se vendimi i Arben Ristanit për të rinumëruar “votat në kutitë e gabuara” nuk ishte bërë sipas Kodit Zgjedhor.

Megjtithatë, edhe pse kronika e këtyre raporteve është bërë nga gazetarët kronikanë të kohës, ato janë lexuar gjithmonë sipas midesë politike, ku njëra palë shikonte të mirat e tjetra të këqijat.

Por, lakmusi shqiptar për të lexuar qëndrimin ndërkombëtar për zgjedhjet në vend, janë zgjedhjet e 26 majit 1996.

Në ato zgjedhje, kreu i misionit ishte Madam Audrey Glover, “Zonja e Hekurt” e vëzhgimeve zgjedhore në vendet ish-komuniste, një njohëse par-exellanxe e mënyrës së hileve të vendeve anti apo quasi demokratike.

Edhe pse zgjedhjet e 1996, pra të 26 majit u braktisën nga opozita shqiptaret në 11 të paradites, pra 4 orë pasi kishte nisur procesi, vëzhguesit e ODIHR qëndruan sipas planit të tyre në ata zona ku ishin ndarë. Dhe bënë raportin e tyre, ku thuhej se zgjedhjet ishin një maskaradë nga përgatitja në administrim. Rezultati thuhej se u deformua nga komisionerët e PD-së që ishin të eksituar nga ikja e opozitës.

Por ç’ndodhi? Pikërisht në kohën kur mbahej konferenca e shtypit e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, dy ditë më pas më 28 maj, opozita tentoi të mbajë një manifestim në Sheshin “Skënderbej”, pikërisht poshtë dritareve të Hotel Tirana, ku zhvillohej edhe konferenca e shtypit.

Sali Berisha, atëherë President i vendit urdhëroi policinë dhe forcave speciale t’i hyjë në dru politikanëve opozitarë. Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës dhe i kemi parë të gjithë. Profesor Servet Pëllumbi i rrahur së bashku me një gazetar spanjoll të gjakosur, Blendi Gonxhe që tërhiqej zvarrë në pllakat e sheshit, Arben Imami që goditej me egërsi, Gaqo Apostoli që goditej me shkop gome në kokë dhe shkulej nga flokët etj etj, etj.

Dhuna e Berishës, edhe pse me një operacion kaotik dhe të organizuar keq nga drejtuesit dhe zbatuesit e hurit si “gomari në duhan”, nuk ishte aq spontane dhe e pamenduar. Ishte e menduar, pasi kërkonte të jepte një sinjal ndaj ndërkombëtarëve, se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Për të parë një model i rrëzimit të zgjedhjeve duhet lexuar raporti i ODIHR, në pjesën “Konkluzione”, ku thuhet “Kodi Zgjedhor është shkelur në mënyrë flagrante. Zgjedhjet janë kompromentuar, janë shkelur 32 nga 79 nene të Kodit Zgjedhor”.

Megjithatë, SHBA dhe BE ofruan një zgjidhje të mesme: duke i njohur fitoren dhe të drejtën qeverisëse Partisë Demokratike, por duheshin përsëritur votimet në 40 zona zgjedhore, që nxirrnin 40 deputetë.

Sali Berisha, i cili po kërkonte një mandat të dytë presidencial, i frikësuar se kemi të bëjmë me një puç perëndimor. Puç që konsistonte në atë që në 40 zonat fitonte opozita, dhe Berisha humbte shumicën për tu rizgjedhur, e për të ndryshuar Kushtetutën.

Sipas shifrave të KQZ, PD kishte 122 deputetë, e nëse i hiqeshin 40, PD mbetej me 82 parlamentarë. Përkatësisht kishte numrin e duhur për të qeverisur, por jo shumicën e duhur për të zgjdhur kreun e shtetit.

Siç dihet, Berisha i përplasi derën në fytyrë të dërguarit të Presidentit Clinton dhe ndodhi ajo që ndodhi. Por në thelb, edhe në 1996, kur raporti i OSBE- ODIHR theksonte se zgjedhjet ishin një masakër.

Edhe në vitin 2001, kur ndodhi “Dushku”, pra u përsëritën në një raund të tretë, zgjedhjet vetëm në një zonë, nga ku përveç deputetit në mazhoritar dolën edhe 7 nga lista proporcionale, raporti i OSBE/ODIHR e nxorri si shkelje këtë rast.

SHBA e BE, edhe pse njohën fitoren e PS-së në zgjedhje, nuk njohën shumicën për të zgjedhur kreun e Shtetit vetëm, ndaj kërkuan konsensus gjë që ndodhi me konsensusin për të zgjedhur Presidentin Alfred Moisiu.

Aktualisht, në zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama është uruar për fitoren nga thuajse të gjithë qeveritë e BE-së, madje nominalisht nga kryeministrat e këyre vendeve, ndërsa ambasada e SHBA shpërndau një deklaratë ku uronte popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit. Çfarë nënkuptonte një qëndrim neutral, por njohje politike e zgjedhjeve parlamentare.

Natyrisht që kori do të vijojë t’i bjerë daulleve të “masakrës elektorale”, por nëse do të ishin të tilla, atëherë Sali Berisha, lideri i opozitës, do të ishte në azil në Perëndim, siç ndodhen liderët e opozitës të Venezuelës apo Bjellorusisë.

Përkundrazi lideri ynë i opozitës, jo vetëm që nuk strehohet nga Perëndimi që njeh kolegët e tij si udhëheqësa legjitimë e i ruan të mos i ndodhë ndonjë gjë e keqe, por është shpallur Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe.

10 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Mos ardht kurre ajo dite e 26 Majit,dite e zeze, ku me urdher te Sali Berishes,policia beri nje masaker te vertete ne mes te Tiranes, ku opozita socialiste dhe deputet te saj u gjakosen dhe u hoqen zvarr nga policet huligan te Saliut. Se si qendron akoma ne kembe Saliu dhe se si mere fryme akoma ky demon,eshte e cuditsheme. Zoti mart hak.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali, kush i ben gropen shokut, bie vete Brenda

      Zoteri, publikoni, rezoluten e PPE dhe shihni se aty flitet... vetem per zgjedhjet qe do te vijne, pasi ka permendur ca gjera nga raporti paraprak i OSBE! DHE PSE SALI BERISHA KISH KERKUAR QE TE PENGOHEJ INTEGRIMI MEQE NUK FITOI SALIU, NE REZOLUTE KJO LAJTHITJE E SALIUT NUK I ESHTE MARRE FARE NE KONSIDERATE!!!! ME DUKET SE VETE REZOLUTA KA DATEN 30 PRILL?!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Voroshillovi

        Une mendoj se zgjedhjet duhet te perseriten, meqe keshtu dashka xha Saliu. Madje te behen me qeveri teknike, sic kerkon xha Saliu. Meqe kjo qeveri nuk ka gjasa te bej sic beri Saliu me 26 maj 1996, gjithcka te behet sic do plaku Sali. Rezultati? Nje humbje me e thelle e Berishes!!! Keshtu mbase shpetojme nje here e mire nga ky misionar i Satanait

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Të qënit në krye të vendit të Sali Berishës edhe pasi ka bërë kaq krime do të thotë që faji qëndron tek ne, populli, se jemi të pa rritur dhe mendojmë që çdo gjë që fluturon mund të hahet.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hzizi

            O zot, po si ka mundesi qe vazhdojme e merremi me nje kriminel si berisha, edhe sa akoma. Ai i ka mbaruar ditet e tij, sa te rroje qar e ka, por sigurisht pushtet ne kete bote nuk merr me.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Ka një shprehje popullore "derri do plumb", që referuar "monstrës", do të thotë një verdikt pa ekuivok i drejtësisë ndaj këtij zullumqari, të cilat në mënyrë të koncentruar janë përfshirë në sanksionimin e tij nga DASh, më 19 maj 2021 si: "Minues i demokracisë, korrupsion madhor dhe intimidues i drejtësisë!". Çfarë pritet nga drejtësia, posaçërisht SPAK dhe GjKKO, që për një mal me mëkate të tij në tre dekada, t'i tregohet vendi këtij përbindëshi, që të gjejë kështu qetësi Shqipëria dhe shqiptarët?!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cyryk cyryku i Trapajaneve

                Rezolute para zgjedhjeve,per pavlefshmerine e tyre?Vetem nje cyryk cyryku mund ta kerkoje dhe besoje.Mos mendon gje Saliu se europiane jane perfshira nga semundje e cyrykizmit ?Aq me teper qe ajo rezolute eshte teresisht e stilit "letrar "te SALIUT dhe Salinjve,te cilet i degjojme cdo dite ne masmedia.Nese pranojne se rezoluta eshte europiane,atehere te gjejme nje europe tjeter per tu futur ,se ne Europe cyrykesh nuk ia vlen fare.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Holy justice

                  Bravo dursakja!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    MB

                    Eh more si nuk e harruat Zakonin ju komunistat te vrisni Naten e te qani diten,mendoni se ka shum budallenje tju besojne,ja futi te gjithe shokeve kryetari juaj i keni te gjithe ne qype i keni…. tani do t dali faqebarshe surrat ziu,po nuk mbahet shtepia me te vjedhur joooo.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Po flet per Sali kermen, se kandidatet e tij po ua fut ne dysh e tresh meqe si gjithmone u ka vjedh votat. Nuk i vodhi njeri 300 mije vota, por u braktisen njerzit.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje