Gara brenda llojit në PS, Erion Braçe: Kam humbur miq! Ja çfarë më shkruajti Rama

31 Maj 2025, 18:27Politika TEMA
Gara brenda llojit në PS, Erion Braçe: Kam humbur miq! Ja

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 të moderuar nga Nisida Tufa, Braçe pohoi se për shkak të sistemit që garohej edhe brenda partisë, ka humbur miq.

Sipas Braçes, “të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale, prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye”.

Nisida Tufa: Si ishte fushata dhe gara kësaj here?

Erjon Braçe: Lista e hapur ishte një garë e dyfishtë, një garë me opozitën në radhë të parë, por edhe një garë brenda pjesës tënde, brenda partisë tënde. Nëse e para është tradicionale, kjo e dyta patjetër që është e vështirë, veçanërisht për mua, sepse e kam parim që nuk dua të humb miq e shokë për një garë elektorale. Në të dyja aspektet u bë e vështirë, edhe për faktin se opozita nuk ishte inekzistente që thuhet. 

Në njësinë 5 ishte i gjithë spektri i opozitës. Në krahun tjetër, ishin kolegët që kishin katër vjet në zonë, një pjesë edhe më shumë se katër vite, ndërsa unë kisha vetëm 2 muaj e pak ditë. Unë nuk kisha kohë për të njohur Tiranën, jo më për të bërë fushatë, pavarësisht se jetoj në Tiranë, por kam qenë i fokusuar në zonën time elektorale (Divjakë).

Nisida Tufa: Si e përjetuat kur e morët vesh që ishit në listë të hapur?

Erjon Braçe: Secili prej nesh duhet të mbajë barrë brenda partisë së tij. Duhet të mbaja peshë. Dy shqetësime kam pasur. E para, ndarja shumë paqësore me Divjakën. Meraku i dytë ishte koha e pamjaftueshme. Lista e hapur apo e mbyllur nuk ka qenë fare problem.

Nisida Tufa: Nuk e ndjetë garën mes kolegësh?

Erjon Braçe: Patjetër që sfidën e ndjeva, por meraku më i madh ishte mos humbja e miqve në këtë histori. Nga Divjaka në Tiranë kam humbur miq. Nuk ka triumf në politikë, mund ta fitosh një garë, por pas një jave mund të humbësh popullaritetin. Nuk ka triumfator në politikë. Ke bërë një garë, ke marrë një kontratë pune dhe shkon në punë. Pra, unë nuk e kam problem garën, edhe brenda partisë. Të promovosh veten, është një gjë krejt legjitime, por që të shash tjetrin, sidomos brenda një partisë, nuk është normale. Prandaj unë këtë sistem nuk e dua edhe për këtë arsye.

Nisida Tufa: Keni patur zhgënjimet e tua lidhur me këtë?

Erjon Braçe: Patjetër që kam pasur. E thashë, përderisa kam humbur miq. Nuk kanë rëndësi emrat. Kjo është është e imja, është personale. Patjetër që ndikoi në fushatë sepse të destabilizon. Të vijnë fjalë të tipit: çfarë do me atë, ai nuk zgjidhet deputet, atë nuk e do Rama, nuk i merr dot votat. Kemi qenë aty, kemi luftuar bashkë, i kemi dalë në krah njëri-tjetrit, për çfarë e bën, për një vend deputeti?

Nisida Tufa: Patët komunikim me kryeministrin?

Erjon Braçe: Po, komunikimi ka qenë vetëm për punën. Normalisht ky ka qenë shqetësimi. I dyti është pikërisht atë që thashë: nuk jam mësuar të kacafytem me njerëzit. Ka bërë edhe ai ndërhyrjen e vet, siç janë bërë edhe publike. Mora një urim për fitoren, sipas stilit të tij, kuptohet: Hajde urime, se na çmende! Unë nuk ndihem fitues se jam unë, por ndihem fitues se është PS-ja.

17 Komente

  1. T
    Ton

    Erioni eshte socialist i vertete. Nga te paktet te mbetur. Suksese.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Sot janë të rrallë fare ata që grinden edhe me veten për të drejtën dhe që janë plotësisht ose pastërtisht të ndershëm, të panjollosur moralisht e materialisht. Njerëzit poshtë, të eturit për të parë ndershmëri e drejtësi, tipave që luftojnë për këto vlera ua japin votën pa qenë nevoja t'i shohin duke bërë fushatë. Fushatën e bën vetë vula e të ndershmit, prirja dhe lufta pa kompromis për drejtësi. Këtë duhet të kuptojnë ata që duan mandat deputeti. Vetëm kështu e kanë hak mandatin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Bravo Brace

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liqeni

          Per cfare bravo?! Llogje pas nje te quajture gare! Nje tollovi ku llomotitet per persona, parti, aleanca, kurse elektorati, mbare populli shfrytezohet, lodhet si top futbolli!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Socialisti i çoroditur

          Hajde urime se na çmende. Dmth, hajde urime se na çave bythën..... Dmth, prapë fitove ti...... Booo.....!

          Përgjigjjuni
          1. L
            LALI LUCI pREJ DIVJAKE

            Bythen e ke pak qe ta ka çare more hale e SHQUPit, se u shkerdhyet nga te gjithe shqiptaret.. MASIVISHT, por ty te do qire tan fizi more legen bythqire. Bythqiri bythqire do ngelet por ti paske nevoje edhe per gojore, qe ta zejne ate hale goje dhe mos te na çash trapin edhe per shume vjet.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bredhi

            Braçe :Kudo qe te jeshe fiton edhe neTropoje apo Kukes.Ne Shkodrr po e po.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berati bregu

              Ik ore Brace mos shit dengla po na hiqesh me fanatik se PAPÀ ? Paske humbur miqte dhe po te vjen keq pse garove u bere cop per te fituar me manipulim Ja llah a thua se pa ty eshte e humbur Ps-ja njeri parazit merni rogen qyl vetem duke llapur kete dini te beni nuk jeni per pune tjeter ? Je si mi Halesh ???

              Përgjigjjuni
              1. T
                Traktori

                Bravo Breace! Modeli i nje deputeti.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gruaja e Meros

                  Si muti qe rri gjithnje mbi uje.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Isa

                    Bravo Erjon je nga te paktet qe je I drejt.Urime

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TRAPA JANE.

                      Si i thone:-per te mos marre me sysh ,zer koqet me dore.Edhe momenti i beratasit eshte si te duash koqe me dore.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Replike

                        Trap-je Po te ishe i zgjuar dhe me nivel nuk komentoje fare , ti dhe ata qe i bejne lavde Braces ??? Nje fshat qe duket nuk do kallaus , ju jeni ata qe keni kontribuar qe Bracja te merte vota per te fituar per nje karige ne parlament , bukur keni manipuluar sipas fjalorit qe perdorni i ulni vlerat braces ? Me thuaj me ke ri te them se cili je ky eshte Bracja ? Nuk eshte nevoja populli eshte i mencur ska nevoje per reklam , kur gazetar ja e mori ne interviste bracen dhe i beri nje pyetje : cfar eshte politika ? Bracja u pergjigj : politika eshte SEKS sipas braces , dhe u ngerdhesh tamam si nje adoleshent , fatkeqsi qe keta lloj deputetesh perfaqesojne popullin , ka plot per te thene xhevahire te braces por Po e le me kaq ?

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Liqeni

                        Z.Erjon Brace gjen rastin te flase per ca perjetime te vetat, personale. Dhe mire ben. Por, me njerezillek dua t'i kujtoj se nuk ka qene ne frontin e luftes per jete a vdekje. Si shume te tjere, per disa mandate ka qene dhe eshte deputet i Kuvendit te RSH...ka bere e ben detyren, por gezon edhe provilegje jo te pakta. Ketu nuk e kam fjalen vetem per individin Erjon Brace. Nuk eshte puna ime te bej analizen dhe vkeresimet e punes se kuvendarit, por mua me ben pershtypje veteviktimizimi e ketyre tipave, kur ne fakt jane te perzgjedhurit, te paprekshmit, etj. Nuk e kuptoj se cfare duan me nga jeta edhe politike keta si Brace! Ca shprehje te Braces i bejne pershtypje nje degjuesi a lexuesi te zakonshem...Si, p.sh. : "...Te promovosh veten eshte nje gje krejt e ligjshme, por te shash tjetrin ...nuk eshte normale...Patjeter qe kam patur [zhgenjime...nga koleget, etj.]...Te vijne fjale te tipit: Cfare do me ate, ai nuk zgjidhet deputet; ate nuk e do Rama, nuk i merr dot votat, i kemi dale ne krah njeri-tjetrit, per cfare e ben, per nje vend deputeti?"..."Mora nje urim per fitoren, sipas utility te tij [Rames], kuptohet: Hajde urime, se na amended!"" Une [E.Brace] nuk ndihem fitues se jam une, por ndihem fitues se eshte PS.- thote E.Brace. Zoteri e perseris: Nuk ke qene ne lufte, por i zgjat vetes perfitimet e karrikes se deputetit; si gazetar e politikan karriere me stazh te gjate e cmoj fjalen tende, por ajo nuk ka qene e mjaftueshme. Cmoj shume fajtin se nuk lakohesh, nuk perflitesh si vjedhes apo hajn. Kjo nuk mjafton. Je kuvendar ne Kuvendin ku merren vendime, por une nuk mbaj mend qe nje ligj apo amendim e nisme kuvendare te mbaje emerin tend (apo te ndonje tjetri deputet). Sipas mendimit tim, Rama ka bere gabim qe te ka uruar per te quajturen fitore tenden te partise! Duhen lexuar mire treguesit apo statistikat e rezultateve, silesia dhe sasia, fshati e qyreti, mali e fusha, vendasit e diaspora, pakica e shumica...Mbi te gjitha duhet te lexohen mospjesemarrja apo indifenca ndaj votimit; rezultatet e kandidateve te partive te reja dhe tyre qe nuk munden te marrin mandatin; pakica apo monoranca. Ne fund te fundit je deputet per veten tende. Ke punuar dhe punon shume mire. Te lumte per kete, dhe je shembull! Po pse te mos besh shume mire detyren qe te besohet?! Po te isha deputet, do te isha i pergjegjshem, i drejtperdrejte, nuk do te isha pjese e pazareve. Mbaj mend se nje mesuesi yne me pat bere dikur nje verejtje vkeresuese: Ne mbreterine e qorrave apo te verberve [-nuk e kam fjalen per fatkeqet qe vuajne nga mungesa e te pamit] ai qe eshte me nje sy eshte mbreti. Me falni per zgjatjen terkuze. Ju flm!

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          luti me vile

                          Ta Gezosh vilen ne kodrat e Saukut. Apo e ke me qera? i ndercem ky miu?

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kris

                            Zgjedhja e Braces eshte nje haber i mire.Ne parlament do te kemi perseri nje ze te fuqishem ne mbrojtje te kastravecit

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Durresi

                              Bo Bo bob Bo! Kur lexoje ca komente del qe jane dy here negative e medioker, e shkruara ka peshe, sepse supozohet qe tjetri mendohet nje here dhe shkruan. Te flasesh per nje person duhet ta njohesh te kesh te beshe, Ne qofte se ate e kane votuar ne Divjake e Tirane mijra njerez eshte prova qe eshte njeri pozitiv ,ata qe e shajne pa ato qe thashe me siper le ta gjejne vete vendin nuk jà vlen te shash.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje