“Jemi bërë arrogantë” - Braçe flet troç: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve në mandatin e katërt

31 Maj 2025, 20:30Politika TEMA
“Jemi bërë arrogantë” - Braçe flet

Deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i zgjedhur rishtaz që nga viti 1996, u shpreh se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogant.

Për këtë arsye, Braçe u shpreh në News24 gjithashtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Nuk i shoh ato që thotë Berisha, jam i angazhuar në analizën tonë te zgjedhjet. Nuk e prisja që në Njësinë 5 këtë rezultat, prisja më shumë vota, pavarësisht se kemi pasur rritje” – tha Braçe.

Ju si pozitë dhe PS, e patët më të lehtë për të fituar?

Erion Braçe: Problemi ynë nuk është opozita, jemi ne vetë. Nëse ne nuk korrigjohemi dhe nuk kemi një qasje të përulur, jo arrogante, në raport me njerëzit, sepse në disa raste jemi arrogantë, nuk mund të përmirësohemi. Nga unë i pari, deri ata që janë në krye, nganjëherë kemi qasje arrogante, ju del natyrshëm, edhe pse mundohemi të përmbahemi. Por nuk është ky thelbi i qeverisjes. Mendoj se qeverisja ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar e kështu me radhë, siç ka edhe të meta, që patjetër duhen korrigjuar, duhen të jetë thuajse zero në këtë mandat. Ky mandat, që është marrë me kaq shumë vota, duhet të shërbejë që të jemi gjithnjë e më shumë të përulur, në punë dhe të përkushtuar përballë problematikave, qoftë edhe një njeriu të vetëm. Mbi të gjitha, ky mandat duhet të shërbejë për të dëgjuar shumë e për të vepruar akoma edhe më shumë në raport me njerëzit.

Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secilin nivel të qeverisjes dhe i kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin.

Sa e ka goditur SPAK familjen tuaj politike?

Erion Braçe: Në çfarëdo shkalle të jetë tronditja jonë, është shumë më i madh përfitimi i qytetarëve. Ne nuk e kemi bërë drejtësinë e re thjesht për të vënë para përgjegjësisë një ministër, një deputet, president po do, kryeministër apo kështu me radhë. Nuk është hakmarrje për ata që në kohë të ndryshme kanë gjynahe për mënyrën se si kanë qeverisur dhe i kanë borxhe qytetarëve. Pra, duhet të shihet si proces ku përfitojnë qytetarët, jo një proces që trondit PS, trondit Qeverinë apo kështu me radhë. Duhet të çlirohemi nga historia, ja u fut edhe ai në burg. Shikoni se sa ka përfituar siguria publike nga goditja e krimit të organizuar në Shqipëri.

Ka zëra që ju shohin në Qeveri, si jeni me pritshmëritë?

Erion Braçe: Nuk kam pritshmëri në këtë aspekt, fare. Kam marrë angazhim para elektoratit dhe prioriteti për mua është deputeti. Do i përgjigjem çdo njeriu në Tiranë, sepse unë 6 mijë vota mora në zonë, ndërkohë që 15 mijë të tjera i mora në të gjithë qarkun. Prandaj do bëj çmos t’u përgjigjem atyre që më kanë votuar. Unë i kam thënë “jo” një propozimi të Kryeministrit më herët. Të jesh ministër, është punë në radhë të parë, jo si vanitet apo status mbi pjesën tjetër.

Nuk bëhem ministër që të më shajnë njerëzit, të vegjetoj, të bëj sehir e kështu me radhë, mos bëj punën. Kur bëhesh ministër, duhet të kesh një plan në mendje, që përshtatet me atë që kërkon qeveria, që kërkon Kryeministri, shoqëruar patjetër me buxhet për të mbështetur atë planin dhe politikat në shërbim të njerëzve. Qeveria nuk është një listë dëshirash, nuk mund të krijohet nga dëshira e Erjonit dhe e të tjerëve. Duhet ndërtuar një skuadër pune dhe që i qëndron punës nga fillimi deri në fund. Thënë këtë, nuk nis nga unë, duhet të nisë nga tjetër kush.

6 Komente

  1. N
    NO PASION

    BRAVO ...BRACE....DUHET QASJE ME MIQESORE NDAJ NJEREZVE....KY ESHTE DIFEKTI ME I RENDE QE KA PARTIA SOCIALISTE...KRIJON LIGJE SIKUR KA PERPARA JO POPULLIN E VET POR NJE TURME HILEQARESH E MASHTRUSISH ...KETU VECONI ZAMIR MANET...GJOKAT E SALILLARET QE SIPAS GJYKIMIT TUAJ VETEM ATA JU I QUANI POPULL... PERPASOJE BEHET LIGJI SI E SI TA FUTIN NE CARK POPULLIN E VET..DHE ME NJE KRYENECESI TE PASHPJEGUSHME VAZHDOHET EDHE PAS VOTES SE MAJIT QE ISHTE ME SHUMICE....DITA E PARE PAS FITORES...ASNJE LEJE NDERTIMI PER SHPI PA FIRMEN E EDI RAMES....ASNJE KEMBIMORE JO ME SHUME SE 5 MILION LEKE....PER KE I BENI KETO LIGJE ...KUNDER POPULIT QE TE DHA VOTEN ...PERSE NUK MENDONI SI TA PASURONI POPULLIN TUAJ POR BENI LIGJE HILEQARE QE NE FUND DO REZULTOJ ME VARFERIMIN E POPULLIT....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritikat e para

      Këto janë kritikat e para të Braçes ndaj Ramës. Dhe ka plotësisht të drejtë. Rama nuk po ia gjen dot anën se si ta heqi. Se ai gëzon respekt dhe mbështetje te socialistët e vërtetë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        I nderuar Braçe ! Merruni seriozisht me pensionistet kete mandat , se vota e tyre vendos se kush do ta marre pushtetin . Mos perfitoni nga rasti qe nuk ka opozite serioze . Sa te jete Sala me banden e tij ne krye te saj , shumica e pensionisteve votojne PS-ne . Nga 720. 000 pensioniste qe jane sot , sikur 50% e tyre te votojne PS , ajo del fituese e pa diskutuar . Ky eshte minimumi , po dihet qe kjo shtrese ka votuar mbi 70 % PS-ne . Po çdo gje ka nje kufi , prandaj i thoni atij te gjatit qe ky mandat duhet te beje te mundur normalizimin e pensioneve sipas standarteve te komunitetit europian . Ne edhe nje kafe e pranojme nga shteti , po nuk na i zgjidh hallin , nuk duam sadaka , kerkojme ate qe na takon , qe ka 20 e kusur vite qe nuk e marrim . Shteti ben ligje , por gjen dhe shtigje per ti rregulluar keto anomali , qe i kemi kusur nga pa pergjegjshmeria dhe injoranca e pushtetit . Kontributi i sig. shoqerore nga ana jone ka qene i pa nderprere gjate gjithe jetes , prandaj kerkojme vleresimin qe na takon .

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ccc

          Braçe Kur ke ndërmënd të bësh ndonjë punë në jetë Brezi yt ju fut politikës për të dslë në pension

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Po nuk ju vjen mirë,(këto 4 komentues të parë,ndoshta edhe të tjerë më pas),votoni Sali tradhëtari,vrasësin,etj!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Braçe , mos e lyej barkun me kos tani që more mandatin.Lëri pelivanllëqet .Të kuptoj që ke hatër mbetje me Ramën dhe mllefin mos e nxirë duke të ardhur keq për popullin. Ta pamë pushkën kur e kishe gojën të mbishur me sanduiçin e zv./ Kryministrit dhe nuk fole një herë për për popullin ,por për interesat tuaja.Rrini mirë po na doni ne populli ,ndihmoni pa u kursyer K/Ministrin se ju dhe ne pa të na mer lumi lartë o Braçeee.Braçe ta dish ti sa vlen hidhë kanditaturën tek një parti tjetër dhe do shikosh po nuk dole me 34 vota sa Rivelino Çuni.Foli pak mëndjes tënde të vogël se jeni të pa cipë kur ju besojnë një detyrë dhe çfrytëzoni rastin dhe hyni në koripsion me kokë,se po të jeni ju të ndershëm do kishim marë 104 mandate me ktë punë që është bërë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje