Avokati Edmond Petraj analizoi zhvillimet e fundit lidhur me Sali Berishën dhe problemet e tij me drejtësinë, konkretisht me dosjen Partizani.
Ditën e sotme, lideri i opozitës u paraqit në ambientet e SPAK për të zbatuar vendimin e detyrim paraqitjes, ndërkohë që çështja i kaloi për gjykim gjyqtares Elsa Ulliri.
Petraj tha se dosja ‘Partizani’ është një dosje maratonë dhe se mund të zgjasë diku tek 2 vjet. Petraj u shpreh se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ketë fokus.
“Do të jetë një proces i tejzgjatur, do të kalojë ndoshta një periudhë dy vjeçare në shkallën e parë. Të tre gjyqtarët do të jenë të përgjegjshëm të japin mendimin e tyre sipas asaj që shohin nëpër akte. Nga ky moment, mendoj që një datë pasi gjyqtari kryeson i çështjes lexon dhe vendos për një datë që shkon në 15-20 fitë. Në raste të tilla ku ka elementë ngarkese gjykata shkon nga 1 në 3 muaj. Do të jetë një dosje maratonë ku është në gjykim të zakonshëm dhe është pjesa e Prokuorirsë që do të rishprehet.
Mendoj që si proces mund të kemi ndonjë datë brenda korrikut por nga ngarkesa që ka gjykata mendoj që mund të fillojë në shtator por kjo mbetet për tu parë.
Berisha duhet të jetë më i vëmendshëm dhe duhet të fokusohet te dosja, është një përgjegjësi që duhet të mbajë sepse ai është i pandehur. Berisha duhet të fokusohet tek Dosja, pasi ka kaluar seancën paraprake, ai është 50 për qind i dënuar. Këto dosje tashmë janë lexuar dhe mund dhe të kishte pushuar dosjen. Do të etë një dosje me shumë dëshmitar, kjo VKM nëse do të dalin të dënuar disa persona duhet të zhbëhet.”
Do zgjasi deri per zgjedhjet e tjera ne 2 shkalle.
I urojme Sali Berishes jete te gjate qe te kete mundesi te mbrohet ne gjyq.
Pse te mos zgjase deri sa Sheqerja te ngjadhet e te kerkoje Vukun, po deshmitaret pse 2 muaje rreshte sejcili cdo deshmoje
Nuk e kuptoj se kujt i sherben ky artikull.Hajdutet kane nje emer si ai qe vjedh 5 lek por edhe ai qe vjedh miliona.Boll jemi duke pare per dite fytyrat e kusareve qe na japin mend.Ligji duhet te veproje dhe ti japi hakun seicilit ne se kemi shjtet.Kafsha e eger me emrin Sali duhet te kthehet ne origine fshatar i varfer pra sekuestro e pastaj te tjerat.