Flutura Açka, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm.
Ajo u shpreh në një intervistë në News24 se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen.
Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Sali Berishës, por nënvizoi se ardhja e tij në krye të partisë ka qenë në kundërshtim me Statutin e PD.
“Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie.
Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.
Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.
E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës. Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim.
Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”, tha ajo.
Ha mund te quhet nje njeri kerme kriminel me mijra krime dhe korrupsion kundra njerezve te tije " lider " ha mund te quhet nje ish fuksionare me detyren e Sekretarit te PPSH ! qe dihej ne ate kohe Diktature qe cfare Detyrash ka nje Sekretare i PPSH ! Turp per secilin nga ish drejtues te djeshem dhe te sotem te struktuarve te PD ! qe nuk ka guxim akoma ta quhej kete " lider " kerme kriminel ! te gjithe pa prejahstim ! as pake te ndergjegjesuar !

As mos prisni te hap krahun kufoma, per pa u kapur per bythesh nga demokratet e vertete.
Meqe je bere kaq aktive ne media kohet e fundit, them se te ka shkuar dhe ty mendja te kapesh ndonje thele. Nuk e ke keq, eshte e drejta jote. Por gabohesh rende kur mendon se xha Saliu do te ta hape krahun vullnetarisht. Aty e keni deri sa te marre fryme, se partia i duhet si mburoje nga proceset gjyqesore. Ashtu sikurse gabove rende kur u bashkove me ate stan dhe tani na hiqesh si engjellushe e pafajshme
Edhe mbas vdekjes do ta mbajne krietar