Krisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

2 Qershor 2025, 18:16Politika TEMA
Krisje brenda koalicionit?! PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet

Partia e Lirisë përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit për Kavajën. Ankesa vjen tre javë pas zgjedhjeve të 11 Majit dhe qëllimi mbetet i paqartë, pavarësisht deklarimeve.

Numri dy i Partisë së Lirisë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të hapen të gjitha kutitë e njësive administrative që përbëjnë zonën zgjedhore Kavajë dhe të rinumërohen të gjitha fletët e votimit.

Sipas Blushit, ka dyshime se në njësitë administrative të Kavajës ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në kërkesën e tij, Blushi shton se kjo bëhet në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

"Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

-Njësia Administrative Kavajë

-Njësia Administrative Golem

-Njësia Administrative Synej

-Njësia Administrative Helmas

-Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar", shkruhet në kërkesë. 

6 Komente

  1. M
    Murgu

    Bjeri se i bije mirë,o trap !

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Pu e mafiozesh. Varu hebet.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Politika u ban kta Hajduda po dhe Kriminela

        Dy Bokuroshat e Shqipris qe nuk kan lidhje per Politik Te dy Hajduda dhe Kriminela Yt Rrac Muti o Gazeta Tema nuk ja Vlen ma mu Marr ma me Kta Talenta Dy Terroristat

        Përgjigjjuni
        1. E
          E Verteta

          Kete e bejne per pordhe per te thene qe jemi dhe ne gjalle akoma

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigrant 97

            Po more kërriç gomar, nuk e di vehten sa trap qe je. Ose e kupton po nuk ke cip fare.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kavajotas denbabaden

              Domethene, sipas Tedushit, votat e PL-se i paska vjedhur PD-ja, se ajo e fitoi Kavajen. Domethene, zihen qente me njeri tjetrin, sepse Balua nuk i paska lene asnje kafshate Laros. Koken hengshin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje