Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Duke folur në një video-konferencë për mediat nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, pasi ndodhet prej muajsh në arrest shtëpiak, Berisha u shpreh se nuk është ai që vendos se cili do të jetë fati politik i Argita Malltezi.
Megjithatë, ai nuk përjashtoi faktin që nëse e bija e tij ka këtë ambicie atëherë sipas tij primaret janë të hapura për të garuar që të bëhet pjesë ose jo e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.
“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezit, atë s’e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha Berisha.
A do kandidoje Vampiresha e Vampirit !?
Argita ka ambicje Sala, ka! Deputete si i ati, per te vazhduar vepren e shkaterimite Shqiperise duke perdorur korrupsionin si mjete we ajo e ka perfeksionuar. Me dohet se eshte me e fuqishme per korrupsion se sa Abi. Per me teper eshte e treat ne grupin nongrata familjar. Sepse Shqiperise I "duhet jo vetem shkaterrimi por edhe izolimi" per tu futur e Europe. Eshte " shprese" per SHQIPERINE.
U dhjefsha mu ne primare e ne zekodaret e shpellareve!