“Berisha ka gabuar”, Dashamir Shehi: Kam një pishman të madh në jetën politike

7 Nëntor 2022, 19:29Politika TEMA

“Berisha ka gabuar”, Dashamir Shehi: Kam një pishman të

Në shkurt të vitit 1997, kur vendi dukej se po shkonte drejt kaosit, për shkak edhe të falimentit të kompanive piramidale, Dashamir Shehi propozoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, një promemorie me 14 pika ku spikasin dy prej tyre: së pari kërkonte që Berisha të mos rikandidonte për president dhe së dyti Aleksandër Meksi të dorëhiqej si kryeministër dhe të krijohej një qeverisje që do të ndikonte në uljen e tensioneve.

Padyshim, promemoria e Shehit u prit me revoltë nga Berisha dhe Meksi por edhe pjesa tjetër e PD-së. Lista me më shumë se 20 deputetë nisi të tkurrej dhe në finale mbetën vetëm gjashtë prej tyre bashkë me Shehin, ndër të cilët, Alfred Serreqi, Tomorr Dosti, Ariana Nati, Bashkim Kopliku. Firmëtarët e promemories u larguan nga PD.

Mes protestash masive për falimentin e firmave piramidale, Berisha u rizgjodh president pak ditë më pas më 3 mars 1997 ndërsa Meksi vazhdoi mandatin e tij si kryeministër. Por vendi po shkonte drejt kaosit me shpejtësi. Kjo situatë detyroi rrëzimin e qeverisë Meksi dhe krijimin e qeverisë së stabilitetit me kryeministër Bashkim Finon.

Ka gabuar Berisha dhe jo ne, koha na dha një farë të drejte në një farë mënyre. Pse” Ne mund ta kishim mbrojtur Shqipërinë nga ’97-ta, mund ta kishim eliminuar ’97-ën absolutisht, me një politikë më të qartë dhe më transparente duke i deleguar pushtet dhe njerëzve që mendonin ndryshe, po të ishte dëgjuar promemoria që kishte dhe aprovimin e ndërkombëtarëve. 

Unë gjykoj që do i kishim bërë një nder të madh Shqipërisë dhe në qoftë se kam një pishman të madh në jetë e gjatë politike që kam është pikërisht ajo, që s’qemë të zotë në ’97-ën për të bllokuar këtë fenomen, këtë radikalizim të luftës politike, që shkoi deri tek armët, tek dhuna, e shkatërrimi i institucioneve shtetërore sepse politika vlen gjithmonë në kohë paqeje, në kohë lufte s’ka nevojë për ndonjë politikan se e marrin në dorë policët në rastin tonë apo ushtarakët në rastet e tjera gjeneralët. 

Ne s’jemi për këtë punë ne jemi për ti dalë para të keqes, ditën që ndodh e keqja s’ka më nevojë për mendtë tona e marrin ato që kanë pushkën në dorë, që kanë dhunën në dorë ose që janë në gjendje me e ndalu dhunën. Kështu që ne gabuam,” u shpreh Shehi për emisionin “Vetting”.

9 Komente

  1. F
    Fatekeqesi...qe ky pin Raki..

    Ky e ka ne terezi..Raki qofte ,ha pi dhe q.... Normal edhe ndonje zhvatje kue mundesia Ju dha . Te mjeret Shqiptare ne dore te kujt kane pritur edhe presin miresi... Duhet besuar qe Zoti e ka denuar ATE popull ...(. Fatekeqesi me e madhe ) Kudo njerzit Jane kundershtare ndaj njeri tjetrit ,,por neve Ju thetasin vete ketyre pacavureve dhe vete i votojme.. Ne shekuj do ta ndjeke keqevuatje kete Popull,,nese merem me keta Idiote..

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      O rryp ato nuk jane gabime qe kalojne me autokritike ato jane faje se po vriten akoma dhe sot me armet qe ju dha ne duar njerzve pa llogaritur bemat e tjera.Si qenkan gabime te hapesh depot e armeve te cilen e ka pohuar vet berisha.Keta nuk jane politikane dhe ky dallkauku qe flet tani keshtu se kerkon ta lavderojne e ti thone patriot qoftesh

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia Etnike

        Gjithkush ne Planet, lider qe qeveris, qe nga antikiteti e deri sa te jetoje qyteterimi human, nese hedh vendin qe drejton ne humneren qe Berisha hodhi Shqiperine, ose vret veten ose vritet!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkurt dhe sakte .

          Njeshe je .. Dy fjale shkurt dhe sakte . Sic po sillet ky ,,ditet i ka te numeruara nga vetja dhe jo nga Njerezimi apo Ligjet ..

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Nuk ke gabuar, po ku ta dije ti qe birisha punonte per sllavet dhe kerkonte me cdo kusht neprmjet luftes civile shperberjen e shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tata luigji

            Dash vendos syze dielli se nuk ben mire per syte Dash dorzo mandatin dhe ti beje pushim se u plake ne ate salle Del dhe kap njerez qe zijene raki se tani eshte sezioni, besoj se turshit ti bene gruaja, mishin e thate ta sjell Mul ndoka nga kalisi i kukesit, pastaj nuk ta kam friken qe pordhet ti kesh pa racion tek qebabtorja

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meti

              Dhe keto nuk jane gabime, jane faje te renda karshi popullit dhe atdheut qe kushtojne kaq shume, qe sjellin viktima pa fund, shkaterrim te vendit me pasoja qe ndihen per nje kohe gjate. Fatkeqesisht ju akoma edhe sot nuk e ndjeni kete dem te madh qe keni bere, jo vetem ti, por e gjitha sëra juaj, politikane te deshtuar, vazhdoni te jeni aktive dhe te keni priviligjet qe sjell politika, ne vend qe te shikoni jeten tuaj private e te pini nji gote raki me fergese tirone ne shtepite tuaja, jo ne parlament, vazhdoni te jepni mend e te beni ligje per "demokracine" shqiptare. Shume prej jush keni 30 vjet ne kolltuqe e ne na dhembin syte kur ju shohim, shkaktoni kaq shume fatkeqesi per kete popull. Boll Dashi, kolltuku te ngroh menderen, por edhe te rrudh trurin, ka te tjere qe japin me shume se ju.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Meti

                Dhe keto nuk jane gabime, jane faje te renda karshi popullit dhe atdheut qe kushtojne kaq shume, qe sjellin viktima pa fund, shkaterrim te vendit me pasoja qe ndihen per nje kohe gjate. Fatkeqesisht ju akoma edhe sot nuk e ndjeni kete dem te madh qe keni bere, jo vetem ti, por e gjitha sëra juaj, politikane te deshtuar, vazhdoni te jeni aktive dhe te keni priviligjet qe sjell politika, ne vend qe te shikoni jeten tuaj private e te pini nji gote raki me fergese tirone ne shtepite tuaja, jo ne parlament, vazhdoni te jepni mend e te beni ligje per "demokracine" shqiptare. Shume prej jush keni 30 vjet ne kolltuqe e ne na dhembin syte kur ju shohim, shkaktoni kaq shume fatkeqesi per kete popull. Boll Dashi, kolltuku te ngroh menderen, por edhe te rrudh trurin, ka te tjere qe japin me shume se ju.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ce

                  Duhej te merrte situaten ne dore Gjeneral Brigade Shabon Tapia qe e nxorri nga zyra ish shefin e shtabit te ushtrise dhe mori komanden e shtabit bashke me spiunin serb Gazidede. Te nesermen Shaboni i partise urdheroi oficeret te hapnin depot dhe te braktisnin repartet me qellim armatosjen e militanteve te pds dhe fillimin e luftes civile pasojat e se ciles dihen , 3500 te vrare, banka te vjedhura e shkaterrime te medha te githe Shqiperise.Kjo force politike me perbindeshin e vicidolit ne krye eshte e denuar perjete te mos vije me ne pushtet. E pate sot cfare shashke hodhi ne konference me shpellaret , gjate 7 viteve jane vjedhur 8 miliard euro, shpifje monstruoze qe as femijet e kopshteve nuk e besojne. Po si mund te vidhen 8 miliarde euro kur buxheti kombetar eshte 5 miliard euro ne vit. shpif shpif se dicka mbetet thoshte dr. Gebelsi i Rajhut te Trete.Sot barkderri i leshelise ishte i pakenaqur qe ne disa zona ne Tirane uji nuk vjen 24 ore. Po mire mor Edhjet brahimkari po 14 ore a vjen uji, a nuk eshte arritje kjo mor hunderr kur Tirana ne kohen e Vicidolit kishte 4 ore ne dite kurse tani ka 14 ore deri ne 24 ne gjithe Tiranen o barkderr i neveritur.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje