Analisti Namir Lapardhaja foli mbi zhvillimet e ditës së djeshme, ku Sali Berisha theu masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë gjatë kohës që është në arrest shtëpie.
Lapardhaja ironizoi veprimet e Berishës duke i quajtur si pjesë e një ‘big brother’.
Ndërsa tha se tashmë ish-kryeministri është kapitull i mbyllur për politikën shqiptare duke i krahasuar militantët që mblidhen poshtë shtëpisë së tij me ato të Enver Hoxhës kur u rrëzua busti i tij në vitin 1991.
“Berisha na është bërë si banorët e Big Brother tani që duhet të merren me të të gjithë Tv dhe opinionistët. Berisha është një kapitull i mbyllur i politikës shqiptare. Opozitës i duhet ta tejkalojë këtë moment.
Sepse ata që vijojnë të ndjekin atë që ka ngelur nga Berisha janë pjesë e një procesi që historia e ka parë edhe më parë. Në 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, në gjithë Shqipërinë u ngritën grupe të atyre që u quajtën vullnetarë të Enverit.
Është fazë momentale, nuk është se Shqipëria po përballet për herë të parë me diçka të tillë”- tha analisti në një lidhje “skype” për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.
Mes të tjerash, Lapardhaja tha se pas Berishës dhe politikanëve që kanë dominuar politikën në 30 vitet e fundit, shoqëria shqiptare do të hyjë në rrjedhën normale të funksionimit.
"Ky procesi i Sali Berishës do përfundojë si ai i Saimir Tahirit. Deri tani jemi në fazën e Big Brotherit, por ndryshe nga herët e tjera dje Berisha sulmoi kreun e SPAK, Nuredin Dumanin. Berisha dje iu bashkua Metës dhe Ramës, si trio e sulmit ndaj Dumanit. Ky është lajm i mirë për politikën shqiptare.
Ata që mbështesin në këto kushte këto 3 figura, janë shumë pak. Sepse shoqëria shqiptare është e etur për drejtësi. Kështu që edhe sikur një grup më i madh njerëzish të mblidhen aty, nuk ka asnjë rëndësi. Mendoj se shoqëria shqiptare do futet në rrjedhën e saj normale”- shtoi Lapardhaja.
Ai shtoi më tej se opozita zyrtare ka përfunduar disa procese të brendshme të organizimit por sipas tij kryeministri Edi Rama nuk ka interes që të ketë përballë një opozitë normale.
Ketu e dhjeve o Namir. Po ç'pune ke ti me Ramen or byrazer. Rama eshte kryetar i PS. Eshte edhe kryeminister. Ç'ne Rama me PD? Ç'hyn Rama me reformat e PD? Pastaj, per çfare dreqin reformash po flet? Ku jane bere reformat ne PD? E para duhet te hiqet Berisha, qe ju nuk kishit bythe ta hiqnit. Po jua heq SPAK, dhe po ju bën nje nder të madh. Por ju duhet te shporrni Bashen, Lolon e PD, qe po pret t'i bien koqet dashit (siç tha nje komentues i nderuar ketu tek Tema.) Se perndryshe ju nuk merrni kurre pushtet. Tani, Berishen nuk kishit bythe ta hiqni, Bashen nuk kishit bythe ta hiqni, çfare beni ju or byrazer se nuk po e marrim vesh? Apo edhe ju po prisni t'i bien koqet dashit? Opo si nuk paskan mbetur më burra nga e djathta shqipetare? Ca i trodhi Enveri, ca i trodhi Saliu, vetem eunukët paskan mbetur. Dhe krye eunuku - Basha. Opo lere. Ka fituar Rama llotarine dhe nuk ka njeri t'ja heqe bileten nga dora. Juve jo njehere. Nuk keni as koqe, as bythe.
...sulmoi kreun e SPAK, Nuredin Dumanin ??????!!!!!! "Je ne metro" o Namir? do te thoshte i ndjeri Roland Trebicka.
Ky Lapardhaja,bashke me shoket e Lulit,gjithmone bejne njehesimin e Likes,Sales dhe Rames ne politike,vjedhje,menaxhim etj.Lapardha,nuk ka Edi lidhje me ato,gje qe edhe ti e di,por si sahanlepires qe gjete usta te ri,Lulin,to besh edhe ti siç thote Lul çyryku.