Berisha në arrest shtëpie, u flet milintantëve nga ballkoni, Balla: E papranueshme! Afera "Partizani", korrupsion i pastër

4 Janar 2024, 13:09Politika TEMA
Berisha në arrest shtëpie, u flet milintantëve nga ballkoni,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti të papranueshme shkeljen e vendimit të GJKKO-së që Sali Berisha bën duke mbajtur fjalim nga ballkoni para milintantëve të cilët mblidhen poshtë në rrugën “Mustafa Matohiti” ndërsa është në ‘arrest shtëpie’. 


Pyetjes së gazetarit në konferencë për median Balla bëri një intepretim megjithatë shtoi se i takon institucioneve të tjera të gjykojnë veprimin e ish kryeministrit në hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. 

''Kam dëgjuar shumë intepretime nga mediat për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi I Procedurës Penale thotë se ke të gjitha ndalimet që ke gjatë arrestit me burg.

Nuk e kam shkruar unë as zotëria por e kam votuar dhe unë dhe zotëria. Këtu është ndarja e dy botëve. Nuk dua të hyj asnjë koment.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit që shtetasi në fjalë të trajtohet një lloj si shtetasit e tjerë. Është e papranueshme por megjithatë i takon institucioneve të tjera të komentojnë", tha Balla.

Rastin e privatizimit të kompleksit Partizani të cilin e ka denoncuar vetë kur ishte deputet, e quajti korrupsion i pastër rast tipik si në librat e kriminalistikës.

''Pavarësisht se në rastin e personi që flisni është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit apo të një qytetari të njohur me një element të veprës penale.

E kam ndjekur prej shumë vitesh, që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe të gjitha veprat penale që pasuan. Vazhdoj të jem i bindur që rasti i privatizimit të kompleksit Partizani është rast tipik si në librat e kriminalistikës. Nuk dua të hyj në asnjë lloj komenti.

Sot në Shqipëri janë dy botë, PS që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh. Keni dëgjuar ndonjë nga përfaqësues të PS të komentojë vendimet e prokurorisë e gjykatës?

Kemi rastin tjetër dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin dhe funksionarët e tij brenda ndërtesëspër përfitime të paligjshme apo lehtësim procedure. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri.''

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ka te drejte, si afera e Tojota Yaris, korrupsion i gjalle, sipas koketepsise...lol Pse fut hundet ne punet e drejtesise, Tualeti i Palles! A eshte denuar Berisha per kete apo ndonje veper penale, akoma?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali pordha

      KaKa ec dega motren gruan coji sales

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Taulanti te kape Xhiken me shpejtesi se e bon mire ate pune, si cecent e Rames/Berishes… lol

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje