“Argita Malltezi non grata, s’mund të drejtojë Rithemelimin”, Minxhozi: Berisha e Basha pengojnë bashkimin e PD-së, duhet një i tretë

3 Janar 2024, 20:50Politika TEMA
“Argita Malltezi non grata, s’mund të drejtojë

Analisti Skënder Minxhozi thekson se Argita Malltezi nuk mund të zëvendësojë të atin në krye të Rithemelimit. Në intervistën për “Newsline”, Minxhozi theksoi se vendimi i SHBA-ve për të futur të gjithë familjen Berisha në listën non grata është bërë për të shmangur një lëvizje të tillë.

“Zonja Malltezi ka të drejtën e saj të aspirojë për diçka. Problemi është se ajo është e përfshirë në listën e personave non grata sepse vetë vendimi amerikan ka qenë i tillë që ka synuar të evitojë një stafetë politike të vetë familjes. Kjo krijon rrethanë të pafavorshme për zonjën Malltezi.“, u shpreh analisti.

Duke komentuar thirrjen për bashkim të PD-së të bërë nga Ervin Salianji, analisti theksoi se kjo nuk mund të ndodhë për sa kohë në skenën politike është Sali Berisha dhe Lulzim Basha, për të cilët theksoi se janë dy faktorët kryesorë që kanë dëmtuar partinë. Ai thotë se duhet një i tretë për të ‘shëruar’ partinë.

“Dy krerët politikë që ka PD dhe Rithemelimi janë faktorët themelorë që pengojnë çdo lloj bashkimi. Basha thotë se ne nuk bashkohemi me non gratat, Berisha thotë me këdo bashkohem por jo me Lul Bravën. Këta janë dy linjat që ndjekin ata. Kjo në fund të shprehjes së Salianjit dhe të të tjerëve, nxjerr automatikisht që problemi i PD-së së sotme janë këta dy persona. Nëse PD kërkon bashkim dhe nuk e arrin atë, dhe demokratët e kërkojnë bashkimin, i bie që duhen hequr nga rruga personat që pengojnë bashkimin.

Dy politikanët që janë shkaktarët kryesorë të kësaj problematike rreth 11 vjeçare që kur doli në opozitë, prandaj thirrjet e Salianjit janë si fraza që i mungon një pjesë. Fjalitë me dy tre pjesë janë thjesht pa kuptim. Këta kërkojnë të gjithë bashkim por nuk e shikojnë drejt edhe në sy problemin dhe të përpiqen që këta persona t’i heqin nga rruga, të gjejnë një zgjidhje duke hapur partinë, dhe të gjejnë një të tretë që do të ishte shpëtimi i PD. Jo bashkimi nën këta të dy politikanë”, shtoi Minxhozi.

5 Komente

  1. r
    robi

    Kesaj radhe foltoren e vicidolit pritet ta drejtoje krrici i faro pace pilafit me 2 gishta lart dhe Strazua me patllake ne brez.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropojani i dhunuar keqas nga Sali qeni

      Partia e malokeve duhet te dale jashte ligjit. Kjo parti nuk ka qene kurre demokratike por nje mishmash malokesh komumiste spiune te ish sigurimit, bandite, vrases e hajdute. Ky vend do nje parti me njerez te ndershem dhe inteligjente per te bere opozite normale si ne cdo vend demokratik.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xxxx

        Por Sali - anj Babalia I denuar me 1 vit ( pritet gjykimi I pafund I Apelit!), nuk mund te jete " nje I trete". Duket me I poshter se keta te dy!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rithemelimi - klan qesharak hajdutesh dhe fondamen

          Foltorja duhet te hape nje estrade qe me gomarlleqet qe dine te bejne do qeshin edhe turistet e huaj sivjet, pa ditur gjuhen tone, vetem pamjet dhe agresiviteti i tyre me vare, shkopa bejzbolli, dinamit e flakadane.... do i mbajne mend gjate. Kur te luajne estrade pastaj edhe femrat e rithemelimit athere eshte ceshte!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Në vllazëri po hyri sherri ,intriga dhe shpifja zor se ka pajtim.Po të kesh në vëllazëri një babmut si sali MALOKU nuk pritet asgjë e mirë.PD-ja do mbetet e përçarë nqse nuk largohet sali maloku nga ajo parti.Ata do shkojnë nga humbja në humbje edhe nqse ndodh që të bashkohen.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje