Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i drejtohet sërish Kushtetueses

22 Nëntor 2025, 11:12Politika TEMA
Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’, i

Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

Anila Hoxha raporton se Berisha, në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, Anila Hoxha raporton se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.

Gazetarja raporton se seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).

Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim.

10 Komente

  1. T
    Tan tirona

    Doni bast se nqs nuk ja heq masen GJK ja SPAKU (ndonjë kamikaz aty brenda) do ngreje ndonjë akuzë te RE per BALLUKUN ose do akuzoje dike tjeter

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Pa asnje dyshim. Deri tani Spaku pk godet vetem me fantazite e kesaj kufome

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zoti do te beje te veten....

      Rama e te tijet e instrukton e mbron kete Saliun. Kete dhe njr gomar e di. Gjykata pushtetuese eshte nje vegel qorre apo zgjatim dhe mekembese e Bervinizmit. As qe behet fjale ta denojne apo ta fusin ne burg per se gjalli Saliun! Ky eshte teater ne kurriz te shqiptareve! Thjeshte Rama po perpiqet te tregojr se kemi institucione, drejtesi dhe pavaresi te tyre, dmth jemi shtet funksional! Kjo eshte varileshtokracia! Zoti do beje te veten, per te dy...

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Ky klluf derisa të vdesë, dhe mund të vdesë brënda zyrave të SPAK-ut,do hyjë dhe do dalë kështu si trim dhe ska për tu dënuar...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapjani

          Gjukate leshi e Spak muti , te ishre i majte e kishin varur pre kohesh , por drejtesi e re gjoja e kaluar ne veting e tallin trapin me popullin .

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Po nuk të gjen gjë ty nga prostitutat e Spakut edhe masën Detyrim Paraqitje, nuk e kanë për ty po për t'i hedhur hi syve popullit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Saliu duhet te marre edhe ligjerjsht drejtimìn e Spakut qe ta shohin edhe qorrat, se jemi plotesisht nen junten e prokurireve te Argites.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daci

                Bèj qejf, kèrmè gomari...jam i bindur qè, do bèhet ajo qè thua ti, aspaku jot, ate po bèn...ti ke bere" pak shperdorim detyre" pak vrasje te" pa fajshme" po ashtu dhe "pak vjedhje miliona eurosh", me nje fjale, " nuk duket tè kete veper penale", keshtu thotè drejtesia jote...!.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bervinizmi eshte apartejd

                  Nese dhe saline nuk e kap ligji i DEKRIMINALIZIMIT, ke tjeter mund te kap ai lesh ligji?!?!?! Apo loja Rame Sali... Varileshtokracia...

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Saliu po tall bythen.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje