Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në Festën Kombëtare të Shqipërisë të organizuar në Athinë.
Balla ishte i shoqëruar nga Zv.Kryeministri i Greqise, Kostis Hatzidakis, Ambasadorja Luela Hajdaraga, deputeti Vasil Llajo, Kryetari i Bashkise se Himares Vangjel Tavo etj.
Gjatë eventit, Balla u takuan me përfaqësues të lartë të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë si dhe me shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Balla u shpreh se Festa Kombëtare në Athinë është një moment i rëndësishëm për të forcuar lidhjet me komunitetin shqiptar dhe për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet greke.
“Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.
Nuk mjaftojne, cfaqjet e kllounit te Surrelit jashte kufijve, por ja duhej dhe ky capacul pioneri enverit dhe islamist, nga fshatrat e librazhdit.
Greket jane popull kushuri pavaresisht cic-miceve te vogla qe kemi pasur 100 viteve te fundit. S te pelqen shko jeto ne Turqi apo Kosove.
O vellezer emigrante ne Greqi, zbojeni Ballen, mos e pranoni mes jush deri sa ai ta kujtoje Ramen se ju u duhet RTSh ta ndiqni sepse femijet dhe ju vete po haroni shqipen duke perfeksionuar vetem greqishten.