Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, tha sot se opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm me denoncimet si në rastin e Belinda Ballukut, por të vazhdojë edhe me protesta të pandërprera antiqeveritare në rrugë dhe aksion të vazhdueshëm.
Ai u shpreh se tashmë Balluku është kapitull i mbyllur, pasi SPAK i ka provat, por opozita duhet të gjejë rrugët dhe të dalë si alternativë qeverisëse.
“SPAK i qartë, i ka provat ndaj Ballukut. Unë mendoj se vendimi i GJKKO për pezullimin duhet të ishte zbatuar. SPAK ka prova, Balluku tashmë është kapitull i mbyllur. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Në fillim kryeministri ta pezullonte e pastaj të ankimonte në Kushtetuese, GJKKO e ka pezulluar nga detyra dhe vendimi duhet të zbatohej. Kanë futur duart në taksat e popullit”, u shpreh ai për çështjen Balluku..
Kurse për alternativat opozitare ndau disa mendime dhe komente se si duhet të veprohet, ku vuri theksin te krijimi i frymës.
“Opozita bëri foltore para kryeministrisë. Por protestat duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ne kemi një qëndrim grupi dhe një vendim. Nuk është vetëm opozita, por është edhe puna e organizimi për të qenë alternative qeverisëse. Kjo do të thotë që të frymëzosh edhe njerëzit, opozita duhet të jetë e vazhdueshme, e shkëlqyer dhe me alternativa, me veprime të forta. Nuk mjafton vetëm denoncimi, duhet të ketë edhe aksione në rrugë, unë për këtë jam”, tha Alimehmeti.
Anëtari i selisë blu nënvizoi se edhe formati i foltores para Kryeministrisë duhet të jetë më i qartë. Ai kërkoi që opozita të ketë frymë dhe të riorganizohet, që qytetarët të mos kenë dyshime të figurat e saj.
“Formati i parë i protestës ishte i paqartë, kohëzgjatja, aksioni, unë jam për ato të vazhdueshme. Kjo për të ngritur frymën opozitare dhe për të ngritur kualitetin dhe alternativën qeverisëse. PD i ka të gjitha mundësitë për të qenë alternativë qeverisëse por ka nevojë për një riorganizim. Nuk ka numrat opozita por është e mundshme alternativa, por Rama është i mundshëm dhe ndaj mendoj se duhet riorganizim strukturash me të gjithë individët. Qytetarët nuk duhet të kenë dyshime të figurat tona kur të përballemi me ta e të kërkojmë ndjekjen prej tyre si alternativë”, tha ai.
Edhe ky dylber i tirones si cuni bukur,me duket nje beqir si gaz bardhi,e ka mar malli per car maloku me gunga
"Dylber tirone"! E ke gjet, e ke myt. Mu m pelqejn shum Gazi ne Liri, po ma shum m pelqe ky Liri. Osh si rrush.
Kerkojne ajer te fresket se po asfiksohen nga eroma e pordheve t veremlinjve.
Kete alimahmutin mos na e nxirr me... Te paguan Salia o mero ta nxjerresh? Sali e salinjte njelloj jane! Salizmi problem...
Dy para koqe mendje ka edhe ky, shpresonim se ç'do ishte. Protesta thote. Shiko bej nje program, nderto politika dhe grumbullo njerëz per te qene, tju mbushesh mendjen votuesve me argumenta, jo yrra byra protesta kot me kot. si paloqja e noka. Ju te merrni pushtetin s'dini cfare te bëni me të. Ju ka hedhur Sali shpellari trute e gomarit, vetem protesta e dhune dini
ore, turp s'ke , pse nuk garove per kryetar bashki, pse nukgaroi grifsha jorida halabake, a u respektoi tirana. ju delni ne televizor e doni te zgjidheni deputete per te mos bere gje e me dononcue si spiunet 600 lekes te sigurimit, belo e bardhi raporte ne spa e marrin 4000 dollare ne muaj, jane rehat ata si rama sa te jete berisha kryetar i pde-se rama rri kryeminister sa te jete berisha kryetar i pd-se grifsha tabake rrin ne parlament me albana e inavoksh zhupa e saiumir grosh qyrrashi kaq jju kerkoni te jeni deputete e kaq bardhi eshte vrases si berisha ka vra ne elbasn. qef o qef si be berishi raki rrushi e meze mishi
O ALIMAHAMUTIN,nuk je gje tjeter vecse nje salibythelepires. Shiko ate zanatin e mjekut se per politik te ha mun. Je Urah-Hip Per ata qe nuk e din eshte personazh I Dickensit, servil I peshtir.
Mos ardheshi kurre ne pushtet jo vetem nuk jeni te afte per te bere shtet por ju shkaterroni cdo gje te mire qe eshte bere deri tani dhe provat i keni dhene kur ishit ne pushtet 2 here prandaj me mire eshte te shkosh e te hash tave dheu
Berisha gjithmone ka tall ka..n me debilat e PD sepse ata qe i shkojne pas e kane gjysmen e kafkes bosh….
Sa te jet Saliu ne pd, te gjithë atje marrin infeksion te rende qe vjen nga shpella
Kērkon tē dalē pērmbi ujē Alimemeti i shkretē dhe po u lodh nēpēr ekrane e portale duke dhēnë mendime pēr reformimin e PD-së dhe receta pēr rrēzimin e Ramēs . Nuk e kupton fakiri mjek , se nuk ēshtē fare nē orbitēn e plakut Sali dhe tē parisē sē gardēs sē tij . Ai ēshtē njē opozitar normal qē dhe Tabakja po tē bēhet ndonjē herē kryetare partie , nuk do të pranonte që ta mbante afēr . Êshtē aguridhë , qē dmth i pa pjekur , pēr tē marrē pērgjegjêsi tē larta politike .