Gjykata kundër krimit dhe korrupsionit, GJKKO, ka bërë një arsyetim të thelluar për vendosjen e masave shtrënguese ndaj znj. Belinda Balluku duke arsyetuar se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, zv.kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës).
Gazeta ka mundur të lexojë arsyetimin e thelluar të Gjykatës, e cila pretendon se caktimi i këtyre masave të sigurimit personal nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputete e zgjedhur.
Fakti që organi procedues po heton për shkeljet e këtyre të pandehurve edhe në procedura prokurimi të tjera, sipas Gjykatës, ka krijuar nevojën e këtyre masave.
Në lidhje me ekzistencën e rrezikut të largimit të të pandehurve, Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale për të cilën ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim.
Gjykata po ashtu shpreh dyshimet se, duke qenë në funksione publike, ekziston rreziku “që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen”, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundërligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për institucionet qendrore që ata drejtojnë.
Sa i përket rastit të zonjës Belinda Balluku, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin e njëkohshëm të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. Në vlerësimin e Gjykatës, këto masa sigurimi personal janë më të përshtatshmet në raport me rëndësinë e faktit dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 258/2 i Kodit Penal, si dhe faktin që akuzohet/dyshohet për kryerjen e veprës penale dy herë dhe në bashkëpunim.
Gjykata pretendon se nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për të cilin kërkohet masa ndaluese — ajo e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Neni 242 i K.Pr.Penale, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikon:
“1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.
2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.”
Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku: masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masa e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore — zv.kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë)”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale. Gjykata çmon të theksojë se caktimi i këtyre masave të sigurimit personal nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputete e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
Po c’jane keto karlliqe me arsyetime per interpretimin e ligjit per te justifikuar brocken qe beri GJKKS kur ligji e thot troc, nuk mund te pezullohet nga detyra nje shtetar i zgjedhur nga populli. Por juristet e Qeverise duhet t’ishkojne deri ne fund kesaj shkelje te hapur nga kjo gjykate cetnikesh. Ai Lugati e thoshte hapur do te kisha vrar edhe 300 te tjere dhe e kane me regjistrime videosh dhe ketyre s’ua mban bytha dhe dridhen nga frika para tij, kurse ne kete rast veprojn si koubojsa. Belinda Balluku do te japi llogari deri ne nje per te gjitha ato qe ka ber dhe te mban pergjegjsi ligjore, por kjo gjykate nuk mund te tejkaloj pushtetin e saj. Po si kur neser ti mbushet mendja ndonjerit prej prkuroreve te ASPAK-it dhe te kerkoj pezullimin e Kryeministrit nga puna me te njejtin arsyetim gjykata t’a pezulloj ate???? C’do te ndodhi me sheeting??? Qe politikaret nga te gjithe spektri I politikes jane te korruptuar, kjo as qe diskutohet, dhe vlen per te gjithe boten perfshire dhe vendet me democratize. Por drjtesia vepron dhe respekton te drejten dhe vepron sipas ligjeve dhe kushtetutes.
Si ministre nuk eshte e zgjedhur, por e emeruar. Kurse si deputete eshte e zgjedhur. Gjykata po e pezullon vetem si ministre, dhe po thote vazhdo punen si deputete.
Se duhet te shkoje ne Parlamenti Europian ne Bruxel me nje delegacion te parlamentit shqiptar per bisedime dy paleshe si i behet?
Po harroni faktin qe minitrat dhe qeveria votohet nga perfaqesuesit e popullit ne emer te tij dhe dekretohet nga presidenti.
Analist prej leshi: Po kur reforma per drejtesi mori per bythe gjithe juristet hajdute, perse nuk fole. Tani qe Spaku mer per bythe zyrtare hajdute u shkelkerka ligji!!! Arsyetim prej preshi
Late nam ore loqe qeveritare te korruptuara. Nuk e ka zgjedhur njeri as ministre e as zvKryeministre. Ne keto funksione eshte e emeruar. Si deputete nuk e ka pezulluar asnje organ gjyqesor. Reagimi i qeverise ne kushtetuese eshteprova e perfshirjes se kryeministrit ne gjithe zhulin korruptiv. Turp i madh!
Me kete veprim te SPAK apo GJKKO, me rastin Balluku tregon se eshte e kapur nga Sali Berisha dhe vepron me urdher te tij se cili e ka radhen per t'u arestuar. Pra keto dy institcione kane dal nga binaret dhe kane degjeneruar ne punen e tyre te drejtesise. Keto duhet te shkrihen urgjent nga parlamenti se nuk po bejen drejtesi,por padrejtasi.
Junta e drejtesise shpellare po fillon te tribloje. Te shohim vazhdimin.
Ky vendim i gjkko me sa duket tregon qarte se provat qe skak ka ne dore nuk jane edhe aq te sigurta dhe ato pak qe kane mundohen ti mbrojne me cdo kusht. Ky nuk eshte vendim kushtetues dhe per me teper, gjykata po del jashte kompetencave te saj. Ne asnje menyre nuk duhet lejuar qe nje gjykate, kushdo qofte ajo te dale mbi ligjet e shtetit dhe mbi te gjithe organizmat qe populli ka zgjedhur. Gjykatesit dhe prokuret jane thjeshte te emruar ndersa deputetet dhe qeveritaret e larte jane te zgjedhur nga populli. Vendimi i skak del mbi cdo norme e ligj te ketij vendi. Ato thjeshte duhet te bejne hetimin dhe ta dergojne ne gjykate.
As po del fare gjykata jashte kopetencave. Po ben drejtesi. Hajdutet ne burg, jo ne zyrat e shtetit, por te mbrohen duke pasur dhome gjumi nevojtoret. Plehrat duhen qeruar, sidomos kur kane pushtet.
kush po ben drejtesi, greku shqipfoles me pashaporte greke Erjon Bani? Mos na bej per te qeshur mor debili i Sali kriminelit!
Edhe une ashtu mendoj, spak nuk ka pprva te sigurta dhe vepron vetem me thashetheme, e per rrjedhoje ka frike se i prishen provat. Se pari, si ka mundesi qe spak nxiton kur nuk ka prova te sigurta dhe se dyti, kush i dha kompetence spak qe te shkarkoje apo ngarkoje ministra e deri zv/kryeminista dhe se fundi a do te mbaje pergjegjesi spak nese nuk i verteton dot provat, ne kohen qe ka marre masa drastike ndaj te pandehurve?
Bravo SPAK-u vazhdo keshtu . Burg per hajdutet e taksave te popullit me te varfer ne evrope. Tani e ka rradhen berish krimineli
Jo, jo, dum ne burg gjith te dyshumit ndersa Salen e dum perseri kryeminister! Rrofsh Argjita, je e modhe, shoket e tu nuk te tradhetun, perpara ne fitore deri sa Sala te bohet kryeminister!
Gjykata ka detyre te shprehet èshtè apo nuk èshtè fajtore nqs èshtè faftore te jap denimin sipas ligjit por jo me masa paraprake se mund te mos jete fajtore dhe nuk e di se kush i paguan kostot
Ky Tim Titi do jete dora e Gaz Bardhit. Se ai do te haje ne dy krahet
2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.” Qeveria apo Ekzekutivi eshte pjese e zgjedhjes, pra vjen nga vota edhe si Deputet/e te zgjedhur, ndaj nuk ben llogjike qe te kete te drejte te ushtroje detyren si e zgjedhur deputete, por jo detyren ne Ekzekutiv qe eshte po e drejtuar ne baze te kesaj vote. Keta te Gjykates dhe Spaku't ose nuk e kuptojne lidhjen, ose mundohen te manipulojne.
Dhe pas 6 muajve në burg, do ta shkarkojnë edhe si deputete se nuk ka marrë pjesë në seancat e parlamentit, siç ia bënë edhe Veliajt... kuptoni ju? Kam frikë se është lojë e madhe kjo. Po ia presin krahët Romës një e nga një. Nuk është Berisha vetëm...
Kush e ka shkrujt kete pacavure,me siguri berishisti Erion Bano.
Justifikohen se pezulluan një hajdute me damkë, te shumëpërfolur për dore te rende ndaj bizneseve, tenderave e buxhetit të shtetit? Kjo dhe shokët e saj duhen futur në burg dhe çelësat duhen hedhur në det. Vjedhja, korrupsioni është tradhti kombetare. Gjyqtarë të ndyre, race e poshter.
Bravo Altin Dumani, vazhdon perpara pa frike fare, se na mbyten handutet.
Te lumte goja Tim titi
Doni me per Belulin,Sali Spaku i Olsi Dadove dhe Dumanit simbas urdherave te Saliut i kan leshuar frenat dhe po e godasin qeverine,njesoj si Gazidedja dhe prokuroria e Kriminelit Sali 92-97 godiste PS.
Nje minister e pezullon Kryeministri, Presidenti dhe Parlamenti. Prokuroria dhe Gjykata mund ta akuzojne dhe ta denojne dhe jo ta pezullojne. Nuk ka llogjike sepse keshtu mund te veprohet edhe me kryeministrin nje dite.
Nuk e kuptoj pse gjykatsi nuk kërkon heqjen e imunitetit ç’farë e pengon po i vie gjatë duke luajtur me ligjin i colo është i qartë ; përveç personit të zgjedhur sipas ligjit elektoral….. pra ligji nuk flet për funksionin të zgjedhur a émirat pour qartë e thjeshtë por person të zgjedhur pavarsisht detyrës a funksioni që bën i zgjedhuri
Spaku nqs ka mbaruar hetimin e çon ne gjykat dhe jo ti bej flet rrufe ne media,dhe gjykata mer vendimet pasi te shqyrtoj provat dhe te shpall vendimin e formes se prere .Pse neFrance ishin budallenj qe Sarkozi u burgos pasi iishte shprehur gjykata ! Sa per zhdukjen eprovave spaku ka sekuestruar dokumente dhe keto nuk i fallsifikon njeri ,nqs ne spak ka tregetar dokumentash atehere ,spak te kam dhjer nuk behet drejtesi asnjehere!!!
Ata qe vrasin popullin ( Saliu, Mediu, Zeni) livadhisin te lire, ata qe akuzohen per abuzime futen ne burg pa gjyq!!!!! Skandalize.SPAK_ ut i duhet vene kufiri te thana.Vendimet e tyre duhet te kontrollohen nga nje organ special i ngritur vetem per te kontrolluar gjykatesit e prokuroret e korruptuar qe veprojne me 2 standarte.
Spak_ u i pabesueshem , denon ate qe nuk i shperblen ne menyre te majme .Saliu Mediu, Zeni