Frrok Çupi: Berisha duhet të dnëohet me burgim të përjetshëm, ka bërë vrasje masive. Vetëm po të zhdukte kufomat shpëtonte, si me Remzi Hoxhën

21 Nëntor 2025, 11:24Politika TEMA
Frrok Çupi: Berisha duhet të dnëohet me burgim të

Frrok Çupi për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK për dy orë për 21 Janarin, thotë se sjelljet e tij tregojnë se ai ka kuptuar që nuk del kurrë nga burgu.

Ai deklaroi se nuk ka pasur shpresë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa ngjarjet e demonstratës i cilësoi si vrasje politike në masë të kryera nga qeveria.

Sipas tij, Berisha duhet të dënohet me burg përjetë dhe se nëse donte të shpëtonte duhet t’i zhdukte kufomat.

“Ishim mësuar që asnjë zyrtar i shtetit të mos paraqitet para drejtësisë. 21 Janari nuk është një akt që ka të bëjë thjesht me kodet juridike, kjo vrasje i tejkalon të gjitha paragrafët juridike.

Atje u vranë katër veta, u plagosën mbi 100 vetë, kjo ishte prova. Se kush i dha urdhrat, i takojnë gjykatës. Nuk shtojnë gjë, thjesht i duhen prokurorit dhe gjykatësit si argumente.

Berisha kishte shumë besim ndaj vetes, ishte i gjithëfuqishëm dhe gabimi më i madh i Berishës ishte që nuk zhduku kufomat. Saliu i zhduk kufomat. Pse nuk gjendet Remzi Hoxha?

Kjo është vrasje në masë. Basha është qeveria, është vrasje nga qeveria. Është vrasje politike, vrasje në masë dhe vrasje që teoricienët e krimit nga gjenocid e kanë kthyer në democid. Berisha të vret duke lëvizur syrin.

Këta janë vrarë nën kupolën e qeverisë, në kohë që në krye të qeverisë ishte Sali Berisha dhe Garda vepronte në emër të qeverisë.

Kjo është një vrasje e kryer politikisht, nga qeveria dhe vrasje në masë, në turmë. Kur shkon te vrima e miut, bëhen të gjithë të vegjël sa miu. Po të shikosh sjelljet e tij, janë sjelljet e një njeriu që nuk del kurrë nga burgu.

Ai ka kuptuar që duhet ta paguajë. Berishën e shikoj në burg dhe duhet të dënohet me burg përjetë.

Modeli i democidit nuk mund të lejohet më në qytetërimin normal perëndimor. Saliu duhet t’i zhdukte kufomat nëse donte të shpëtonte.

Krimi shtetëror do të thotë vrasje nga qeveria”, tha ai për MCN.

4 Komente

  1. P
    PARTIA

    Berisha duhet patjetër të ushtrojë denoncim penal kundër teje se ti bën punën e prokurorit të vetëquajtur

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Mblidhe mendjen Frrok. Me ket drejtesi te pjerdhur s'ka per tu denuar kurre gjakatari Sali, por vendi qe po shkon drejt konfliktit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Kjo eshte mese e vertete, atje ishte vrasje masive nqs te gjithe ata te plagosurit do te kishin vdekur si ta te 4'te, ndaj edhe kur thuhet vetem 4 te vdekur mundohen te anashkalojne sesa me e rende ishte ngjarja e 21 Janarit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PARTIA e P

          Fajtor ose jo Berisha, është punë e drejtësisë. Me sa të drejtë ky sharlatan Frroku, bën prokurorin dhe sentencën - BURG I PËRJETSHËM. Nuk e kuptoj pse TEMA i jep mundësi prokurorit Frrok të bëjë edhe punën e gjykatës. Tema, iu mungon sensi i sasisë dhe i cilësisë së opinioneve. Për Frrokun vlen "ceku i bardhë" pa limite, që shkon në dëm të seriozitetit dhe besueshmërisë për gazetën Tema dhe autorin e shkrimit. Mendoj se pajtoheni- Të fala nga Gostivari.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje