Ilir Demalia: SPAK mori rolin e Ramës. Ata mund të japin urdhra për arrestime, por jo për pezullim nga detyra

21 Nëntor 2025, 10:13Politika TEMA
Ilir Demalia: SPAK mori rolin e Ramës. Ata mund të japin urdhra

Vendimi i GJKKO për të pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren e vendit Belinda Ballukun ka ndezur një debat të ashpër publik dhe ligjor mbi kufijtë e kompetencave të këtij institucioni.

Analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila, e konsideroi këtë veprim nga gjykata e posaçme, si një tejkalim kompetencash, duke ngritur pyetje mbi bazën ligjore që i jep SPAK-ut autoritetin për të marrë një masë të tillë administrative ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar.

Demaliaj tha se SPAK mund të hetojë dhe të çojë përpara drejtësisë çdo zyrtar, por pezullimi nga detyra mbetet jashtë juridiksionit të tij.

"Unë nuk jam jurist, po më duket tejkalim kompetencash. Ti pezullon nga puna zëvendëskryeministren e vendit. Ku e gjen këtë forcë, nuk jam në gjendje, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë. Është njësoj sikur një prokuror të pezullojë një punonjës stafi. Ore s'ka asnjë të drejtë. 

Në qoftë se punonjësi ka bërë ndonjë gjë, ai mund të vijë ta arrestojë, mund të vijë ta kërkojë të pandehur, por ta pezullojë për sa kohë është i lirë, nuk mundet. Dhe në qoftë se është e paligjshme, sepse ai që shkarkon dhe ai që heq, anëtarët e qeverisë është vetëm kryeministri.

Pra, GJKKO mori kompetencat e kryeministrit në këtë rast. Dhe kjo është skandaloze", tha ai.

5 Komente

  1. N
    Na myti llumi

    Shko ruj ndonje parking ne Amerike o spiun se nuk je jurist! Dallaverexhi m.... qe te ka hedh nje kocke Rama e te ka vu me lef neper TV!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja kot o Demalia

      Po ky ça është jurist? Sikur ishte në Amerikë. Tani paska ardhur. Me sa duket e mban partia me favore. Edhe ndonjë post.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tan tirona

        NDESHJA finale midis berishizmit dhe EUROPES filloi(nuk kishte si te ndodhte ndryshe) tani te shikojme lëvizjen e 83 -shit .KAMIKAZET preferuan te flijohen me te zotin .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Vendimi i GJKKO eshte i drejte dhe llogjik. Ai i paraprin shperdorimeve te metejshme te detyres se zyrtarit por edhe ne influencimin e ndjekjes penale per mbulimin, ndryshimin apo manipulim te provave. Kjo duhet te jete masa standart e te gjithe rasteve te dyshimeve per korrupsion apo shperdorim detyre.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analisti

            Booo foli ky. Pas këtij Arben Mece, Halit Valteri, Hidajeti etj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje