Samiti ‘Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’ në Tiranë, reagon kryeministri Rama

21 Nëntor 2025, 08:51Politika TEMA
Samiti ‘Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’ në

Këtë të premte, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama mikpret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në kryeqytet, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”.

 

Lini një Përgjigje