Sot samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, Rama pret në Tiranë liderët e rajonit

21 Nëntor 2025, 07:50Politika TEMA
Sot samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, Rama pret në

Ditën e sotme, më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.

Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe komisioneres Kos.

09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Lini një Përgjigje