Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve dhe arrestimin e liderit të opozitës

20 Nëntor 2025, 18:54Politika TEMA
Gjekmarkaj takon Marta Kos: Integrimi europian s’mund të

Nënkryetari i Kuvendit dhe përfaqësues i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pas takimit me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së mbi bazën e meritokracisë dhe standardeve demokratike.

Ai theksoi se zgjedhjet e lira janë themeli i procesit të integrimit dhe se raporti i fundit i BE-së ngre shqetësime për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe për faktin që liderë të opozitës kanë qenë në arrest gjatë vitit elektoral, çka sipas tij ka deformuar konkurrencën.

Gjekmarkaj kritikoi edhe funksionimin e Parlamentit, duke kujtuar se janë rrëzuar disa kërkesa të opozitës për komisione hetimore dhe interpelanca, duke dobësuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë.

Ai u ndal edhe te votimi i ligjit për “paqen fiskale”, të cilin e cilësoi rrezik për pastrim parash, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura në raporte ndërkombëtare dhe nga partnerët perëndimorë.

Deklarata e plotë:

Pas takimit me Marta Kos , Komisionere e BE-së për Zgjerimin

I shpreha mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. PD ka ardhur në skenën e historisë me premtimin “Shqipëria si gjithë Europa” dhe ka qëndruar gjithmonë besnike këtij parimi.
Ne e mbështesim fuqimisht integrimin europian si një proces kombëtar, jo partiak, dhe kërkojmë që Shqipëria të ecë drejt BE-së sipas parimit të meritokracisë dhe standardeve.

Në themel të këtij procesi qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Raporti i fundit i evidenton qartë shqetësimet për zhdukjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, si dhe faktin se lideri historik i opozitës, Sali Berisha, dhe lider të tjerë kanë qenë në arrest gjatë gjithë vitit elektoral — një rrethanë që e ka lehtësuar fitoren e kundërshtarëve politikë dhe ka deformuar konkurrencën.

Një tjetër kriter themelor është funksionimi demokratik i Parlamentit.
Deformimi i zgjedhjeve ka sjellë edhe deformimin e vetë Parlamentit.

Në vetëm pak muaj:
– Janë rrëzuar tre kërkesa për komisione hetimore parlamentare;
– Janë refuzuar dy kërkesa për interpelanca;
– Janë bllokuar mjetet kryesore që Kushtetuta i jep opozitës për të ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.

Siç e dini edhe nga vërejtjet e Progres-Raportit, kontrolli parlamentar mbi qeverinë në Shqipëri është i dobët, pikërisht sepse opozita nuk lejohet të ushtrojë funksionet që i njeh rregullorja dhe praktika demokratike europiane.
Dua të jem i hapur: ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht raportin, por jemi njohur me të përmes mediave.

Për më tepër, dje Parlamenti votoi ligjin për “paqen fiskale”, i cili sipas nesh krijon terren të rrezikshëm për pastrimin e parave të pista në vend.
Ky shqetësim lidhet drejtpërdrejt me konstatimet e raportit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri, ku theksohet se shumë nga kullat që po mbijnë kudo janë me burime të dyshimta financimi.
Këto dyshime i kanë ngritur jo vetëm institucionet amerikane, por edhe prokuroritë e vendeve mike si Italia dhe Belgjika, si dhe media prestigjioze ndërkombëtare, që flasin hapur për ndikimin e segmenteve të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në ekonomi.

Në këtë kontekst, mbështetja që vjen nga Brukseli nuk duhet lexuar nga qeveria si leje për të shtuar kontrollin, por si hapësirë e domosdoshme për opozitën, si një paralajmërim i qartë që standardet europiane kërkojnë më shumë demokraci, jo më pak; më shumë transparencë, jo më shumë arrogancë; më shumë hapje, jo më shumë mbyllje.

Ne mbetemi të vendosur që Shqipëria të ecë drejt BE-së përmes standardeve, reformave të vërteta dhe institucioneve të pavarura. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e zgjedhjeve, deformimin e parlamentit dhe pastrimin e parave të dyshimta.

17 Komente

  1. G
    Gjeka jam , bejte shkruaj , asnje nuk qesh

    Si ka mundesi qe maloket jane antishqiptar .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Per te dy arsyet qe pretendon Gjeka mendoj se ja fut kot,se Kos i merr te shenjat nga njerezit e vet e jo nga KQZ.Zgjedhjet i kane humbur dhe kjo shihet edhe tani qe PD nuk e ndjek askush nga mbrapa ,kurse lideri i opozitës eshte ne ndjekje penale per fajet e se kaluares,por po pati hallin e Metes,ai here shkon majtas e here djathtas dhe arrestimi eshte bere nga Drejtesia jo nga vendi qe desheron te hyje ne BE

      Përgjigjjuni
      1. S
        Selitasi

        Mendon ky idiot se Marta Kos do ta dëgjojë kur e di që këta nuk dinë gjë tjetër veçse të nxinë çdo arritje wë ka Shqipëria. Hani mut se ju bënë mirë.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Pra N/kryetar kuvendi kemi nje Gjekmut,i cili tha se po u kthye Saliu une largohem nga politika. Si mund te na perfaqesoj nje njeri i pamoralshem.

          Përgjigjjuni
          1. a
            armand

            Nuk i lexoi ndonje hartim nga ata qe TEMA na i publikon rregullisht ?

            Përgjigjjuni
            1. a
              armand

              Nuk i lexoi ndonje hartim nga ata qe TEMA na i publikon rregullisht ?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Konica

                I madhi Konica eshte aktual, Armiku I shqiptarit edhte vete shqiptari.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koli

                  O Koke pace qe ma ke Koken sa nje Qen Stani.Ore Shkerdhat Mirdite:Arrestimi i Liderit te Famshem te juaj Z Sali Mut Berisha eshte Genjeshter e juaja,se ai Kerrme ne nje vend Demokratik do ishte prej kohesh ne Burgim te Perjetshem prej Vrasjeve ne Janar dhe ne Gerdec,mos them dhe 5000 te Vraret e 97.Sa per Zgjedhjet,Shkerdhat Profesor Mirdite:Nuk fitoni ju per 100 vite pa e Zhdukur nga Partia juaj Funderrime Dr Berishe Vicidollin.Tung nga nje i Djathte,por qe nuk ka Votuar kurre per Komunistin Shkerdhat Sali Mut Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xhoxhi

                    Çfarë lider por hajvan.Ai është një hajdut dhe vrasës.Qelbësirat e djallit qelbësira.Nuk keni faj juve faj ka Rama që lejoi listat e mbyllura se asnjë nuk do ishte deputet sot...Një maskara e quan lider.Pastaj gjykata le të mos e dënojë po mos ketë vjedhur.

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      zigur

                      O derr maloku që vazhdoni ta nxini vendin edhe kur BE thotë fjalët më të mira për punën e bërë drejt integrimit,shpellarë të ndyrë.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Ja helmi reaksionar. Keta jane hajdutet dhe ja hedhin dobicin maxhorances. Vetem helm, edhe ne rastin kur Shqiperia po pergatitet te behet anetare e BE-se.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zagali

                          Ky Gjemuti di vetem te shpifin e te shtremberoi cdo gje.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I dashuri

                            O qifsha gruan more Gjekkaka po akoma me kalin e ngordhur kriminelin Sali hale Berisha . Po qe te mbash titull profesor e te jesh kaq qorr e idiot apo tere kori i hales pd , po ky te pakten nuk dubet te shrehet kaq hapur se te pakten nuk akuzon njeri per perfitime te medha pervec mandatit te deputetit .

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              analist

                              Kuptojini o k......k.........Europen.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drenica

                                o Gjeke Kurva o Bastarde i NDYRE... 1-Europa e di se kush eshte Berisha.....dhe ti po kerkon te Hashe Mutin e tije...si Shperblim qe ai te Beri Deputet.... 2-Ne Europe Futesh edhe pa Kurven Serbe Berisha qe ka Vrare Njerez... 3-Pse ne France Arrestohet Sarkozi??Dhe pse mos te Arrestohet Berisha???Apo pse na qenka ne Opozite??Opozita e Sat eme....Gje..je kurve shkerdhate...qe Shqipetaret ta kane hequr Fillin...

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Moisi Golemi

                                  Ha mut, ha!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    Ushtari.

                                    Po gjeku integrimi arrihet duke e lene te livadhise lideri juaj sipas qejfit packa se jane vrare 4 proestues.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje