Pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj zëvensëskryeministres Belinda Balluku, ka ardhur edhe reagini zyrtar nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një komunikate për shtyp PD shprehet se Edi Rama ka përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun.
Më tej, selia blu shprehet se koka e sistemit është Edi Rama, të cilit i kërkojnë të japë dorëheqjen.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.
Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.
Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.
Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.
Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.
Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare.

Loje femijesh haaaa sa turpe. haaaaae te mbrojme Ballukun qe te godasi Ramen .......presim qe Bardha Kavajes ti veshi me fustan loqet e PD. Si mundet te votoshe te tilla specie kenetore Nuk ka efekt fare nese denohet ose nuk denohet zonja Balluku....... Rames kjo e favorizon ne arène europien per luften kunder korrupsionit......
Bela shoqja me e ngushte dhe aleat i rendesishem i fshehte i Murtajes se rruges Matohiti na la sot shendene, me 20/11/2025
Bela shoqja me e ngushte dhe aleat i rendesishem i fshehte i Murtajes se rruges Matohiti na la sot shendene, me 20/11/2025
Po cili nga ju të PD ka dhënë dorëheqje deri sot?
'E ka dhënë njëherë' vetëm Saleh-Berisha në vitin e mbrapshtë 1997, të cilit, ia kërkonin që të mos shkonte vendi në karastrofë, siç shkoi, deklaronte prerë, jo!.. dhe shtonte "aprez moi le deluge!"-"Pas meje u bëftë kiameti!", siç dhe u bë: Rënie e shtetit, shkatërrim dhe mbi 2000 të vrarë.
Pune budallenjsh! Rama shpall I pal zgjedhjesh maxhoritar qe ti heqim qafe keta budallenj dhe pordhac te PD. Ndihmo opoziten e Re te filloj te ngrihet! E ke detyrim.
Po, ju qyqana si nuk po i thoni plakut te juaj matuf, ep dorheqjen se ke vjedhe mjafte e je pasuruar edhe per sternipa. Pse frigohi nga nje qyqare plak, qe as nuk dine se ku eshte, por e ngrehin si ariun e cirkusit. Mor gjeloza, se Rama po e fut Shqiperin ne Europ e ju do plasni nga inati. Ju, grupi I PD-se qe keni hy ne parlament nga prapanica e plakut matuf Salih, jeni bythelepires dhe qyqana (parazite) qe u duhet me love si thot Berisha.