Gazetari dhe analisti, Lavdrim Lita ka folur lidhur me seancën e djeshme në Kuvend dhe gjestin e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Lita u shpreh se kthimi i kurrizit ndaj Ramës njihet si flash mob dhe përdoret nga shoqatat.
Sipas tij opozita në vend që të flasë në sy me kryeministrin largohet nga Kuvendi. Ai e ka cilësuar si bipolaritet që opozita një ditë proteston dhe një ditë tjetër kur Rama shkon në Kuvend kthejnë shpinën.
“Na e ka thënë OBSH se në Shqipëri ka shumë probleme me shëndetin mendor. Një ditë protesta, ditën tjetër shkohet me Damian Gjiknurin për të bërë reformën zgjedhore, 3 ditë më pas i kthehet kurrizi kryeministrit kur duhet ta shohin në sy dhe t’ia plasin të gjitha ato që kanë për të thënë.
Kur del ajo që e kanë akuzuar për korrupsion dhe vjedhje masive ikin nga Kuvendi. Këtu ka bipolaritet, ka skizofreni të tepruar në Kuvendin e Shqipërisë. Ka sjellje skizofrenie, tjetër gjë bëjnë tjetër gjë thonë. Këmbët e çojnë në protestë, koka e çon te reforma në drejtësi për ti vënë lakun SPAK-ut.
Flash mob-i që përdorën ata është teknikë që e përdorin shoqatat sorosiste për të denoncuar një akt. PD bën flash mod në Kuvend, nuk e di kush i ka thënë Berishës ose Gaz Bardhit të bëjnë flash mob në Kuvend, ata janë veshur me kostum e kollare duhet ta shohin kryeministrin në sy. Ai shyqyr po u vjen aty e ti thonë 1,2,3,4. Ku shkon ti,” tha ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania.
Një flash mob është një grumbullim i cili nuk zgjat shumë dhe që marrin pjesë një numër i konsiderueshëm individësh në një zonë publike. Ata zakonisht koordinohen përmes mediave sociale. Pjesëmarrësit zakonisht angazhohen në aktivitete të sinkronizuara, si vallëzimi dhe këndimi, përpara se të kthehen shpejt në rutinën e tyre.
Në përgjithësi nuk zbatohet për ngjarje dhe shfaqje të organizuara për qëllime politike, si protesta, reklama komerciale, marifete publicitare që përfshijnë firma të marrëdhënieve me publikun ose profesionistë të paguar.
Keta deputete te PD jane fatkeqesia e ketij kombi.
O ju te opozites kujtoni se po i behet vone Rrames por kthejani sa te doni shpinen se ju e dini shume mire qe populli qe ju maskarenjte flisni ne emer te popullit jua ktheu shpinen ne zgjedhjet e 11 Majit pluse ne 9 Nendor te 2025 cfare doni ju prandaj kjo e tregone shume qarte se ku jeni me 53 deputet.
Na doli dhe ky i dituri qe po mundohet ti beje nje shpjegim shkencor ketij veprimi te opozites. Po ik ore tru peshk se ti nuk jeton ne kete realitet. Me e pakta je i blere nga ripjellja, me se shumti je pjese e pa shkeputur e ripjelljes.
Kriminelet i kthejne kurrizin, ndersa shumica e Popullit i dhuron Votat.... Perveve Socialisteve edhe Demokratet e ndershem.. Zoti do meret me juve edhe pse tregoheni qe jeni kriminele te pandergjeggjshem...