“Hetimi duhet të nisë nga…”, juristja: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit

20 Nëntor 2025, 08:40Politika TEMA
“Hetimi duhet të nisë nga…”, juristja: Ja

Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në “Real Story” ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si  zhdukjen e serverave të kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite.

Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit.

Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë.

Sipas juristes, modeli i zhdukjes së provave vjen nga e njëjta “familje”.

“Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Drejtësisë, libra protokolli, serverave, gjithçka zhduket. E njëjta familje e gjeneron këtë zhdukje provash”, tha ajo.

8 Komente

  1. M
    Munika

    Kur s'duan te arrijne te e verteta krijojne lodra me e lagu s'è lagu. Krimi I 21 janarit dhe gerdecit, per mua duhet te nis nga gjyqi per gjyqtaret e shitur qe u tallen me viktimat. Te njejten gje po ben prej vitesh ky qelbesira non grata

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xxx

      Bravo, mjafton ky fakt per te kuptuar kush janë fajtoret, Sali qeni me familje

      Përgjigjjuni
      1. O
        O

        E keqja me e madhe ne këtë vend është Saliu dhe drejtesia

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adami

          Drejtesia eshte mercenare

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y H

            Te qifsha drejtesine. Spak, gjykate e te tjere.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              E gjeti diagnozen kjo torollakja. Ka studiu per keto pune qysh se ishte spiune e sig te diktatures.

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben

                Paska qene spijune e sigurimit, njesoj si spijuni "penicilina"... Familja qendron ne krye te detyres qe ti kundervihet cdo komenti kunder saj ketu tek tema. Ma do mendja se kane punesuar tipa si ky Real-i se vete nuk kane kohe se po numerojne parate qe kane vjedhur.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shtepeza

                Drejtesia shkaterroi shtetin nxiti krimin nepermjet vendimeve te pa drejta animeve ekstremish politike dhe ja ku jemi sot mbas 35 viteve ne nje vend ku nuk ka drejtesi por hakmarrje

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje