Nga Agron Gjekmarkaj
Uaaau, Uaaauu, Uaauuu — sipas stilit të Morricones, pasthirrmat rrënqethëse të Zeniqesë u shfaqën si kolonë zanore e seancës parlamentare!!
Sot i kishte nga hareja, të cilën nuk e fshihte dot!
Ardhja e Babos ishte një ngjarje e madhe! “Erdhi, erdhi, erdhi!” — u dëgjua zëri i çjerrë i Dilos dhe, pas atij turravrapi, tre-katër deputetë të rinj socialistë, duke shtyrë njëri-tjetrin, u rrëzuan!
Një buçko nga Elbasani zu nën vete Erjon Malajn dhe një tjetër që e mban emrin sekret ngjitur me të! Personalisht nuk u mërzita, se ata kanë zëvendësuar Mimi di Puccinin dhe Etilden që ishin yndyra e kronikës dhe pasqyra ku ajo korrigjohej!
Fat që Kiduina me Saren, me një fuqi fizike të jashtëzakonshme, e ngritën qerratanë nga plandja! Vuajtën ca, po ia dolën! Sara më befasoi për këmbënguljen, Kiduina për humanizmin!
Dy çunat e tjerë, më në fund, filluan të merrnin frymë!
I lënduari u ul afër Ogit dhe po justifikohej: “Po ja, shëndeti i tepërt dhe mungesa e eksperiencës më bënë të bie.”
Ajo i tha që Babo çmon shumë dlirësinë dhe pasionin ndaj punës, ndaj ndihu krenar — “Këto nuk janë plagë, janë dekorata; kush e di sa do donin Ulesia me Damon t’i shihte ai te këmbët e veta, po s’e kanë atë shans! Zvarritja ka hierarki!”
Tre “buajt” e parlamentarizmit — Niko, Tao e Toni — kaluan momente të vështira!
“Kryebualli” Niko se desh veten, gati sa nuk i ra zali, kur Opozita i ktheu të pasmen Babos, edhe pse nja dy-tre nga ministrat e rinj qafiret iu bë syri bakërr e kush e di ku i shkonte mendja! “E ç’më duhet vetja gjallë pas kësaj mandate ,” — me zë të shuar llafosej — “i shoftë mortja, i shoftë!”
“Bualli” tjetër, Toni, i lutej Zotit. Ishte hera e parë që ja vinte në dyshim ekzistencën: “Nëse je lart në qiell, lëshoju një rrufe mbi ato prapanica që guxuan t’ia kthejnë Babos si të ishin topat e nemcës!”
“Bualli” Tao, i cili lëronte arat e rregullores si të ishin ato të xhajes, na kërcënonte me ndërprerje diskutimesh dhe i thoshte Kukos: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk! Foli Babua boll, pse duan të flasin të tjerët?! Ne jemi të gjithë për një dhe njëshi flet për të gjithë!”
Jorushi i Tabakeve, ose Urushi, siç zonja Jozefinë e përkëdhel me ëndje, kishte rënë sot në një melankoli safike, pavarësisht se fjalët mbi qeverinë i lëshoi si breshëri në kallamboq!
Habi Urushi — aq përkorje në veshje e qashtersi ne sjellje e po aq zjarr në muhabet politik!
Everest Dedaj e Marash Logu, dy këshilltarët e grupit, si dy lahutarë antikë, mekeshin nga gëzimi në shkallët e Kuvendit që Gaz Bardhi po kthehej nga kurbeti politik për t’i trazuar midenë Belës harami! Pritja e gjatë i kishte drobitur!
Ervin Demua i bënte fotografi vetes dhe lëshonte një “hëëm” të zgjatur, e pastaj pyeste veten: “Jam ministër unë? Pse më duket vetja si avdall?”
Genc Gjonçaj vërtitej si fyell ndër male për të kapur një vend në kronikë!
Unë dhe Gjin Gjoni, si dishepuj të Dash Sules, kishim vënë nga një shamizë në xhepin e xhaketës, tek na brente dilema — a vjen dita që nxënësit t’ia kalojnë mësuesit?! Ah, mër Dash, mër Dash — si e le jetime kopenë estetike!
Ivi Kaso sot dukej si djalë beu nga filmat soc-realistë, ndonëse xhaketën me kuadrate s’e kishte veshur!
Ai shikonte me përbuzje rajanë kundërshtare se i kishin shpuar topin.
Mamica sa u duk në mëngjes si meteor. “Nuk më meritojnë,” mermeriti — dhe u zhduk në retë e dendura, aq të dendura, të Brukselit, ndonëse përpara mërzisë së epërme të Bledion Nallbatit, yshtur nga malli, dukeshin si kristal!
Rrinte evlati dhe kujtonte ditën kur i kalli cingaren, dhe melodinë e pikëllimit vërshëllente: “Kallma cigaren, paja ta tregoj; me ma idhnu nanën, gjuhën ta shkurtoj!”
Olta Xhaçka shikonte me keqardhje Blendi Klosin teksa mbante një fjalim soji! E brente ndërgjegjia ngaqë nuk e dinte në ishte apo nuk ishte Blendi me arsim të lartë, dhe fshihej pas kaçurrelave të veta që të mos i ndeshej shikimi me buzëqeshjen gjykuese të Borës!
Bledi Çuçi ishte mbështjellë brenda frikës së vet, se mos Niko e ngatërron me Babë Dudë Karbunarën dhe e bën të mbajë fjalimet e tij me inteligjencë artificiale!
Ashtu siç na nxorri Taon me mustaqe në vend të Luigj Gurakuqit!
Kur u ankuam, na tha: “Aty e aty janë!”
Enno Bozdo, indiferent për gjërat e vogla të kësaj bote, rri e mejton për të mëdhatë!
Qyqja, Qyqja, Qyqja — ndihej një rënkim. Lajmi i kobshëm se Kosta i Gramozit, i Linditës dhe i Mamices ishte bërë i Nikos mori dhenë mes shushatjes dhe kureshtisë! Tezja dukej si një aktore e dalë nga skena!
Ka një mërzi kozmogonike që as shejtani s’i jep dum!
Termeja lexonte e mbante shënime mbi librin “Viset e trendelinës”!
Kacamisri Dengu mbajti një fjalim historik, si gjenerali Vrangel para trupave! Sjellja heroike e Klevis Balliut qe ja ngjiri zënë Klod Spahisë meriton ndalese e vemendje! Doktoresha firaunja ben si shpirt njeriu po te keqen e Ermo Felajt! Blendi Gonxhe ishte mjaft i gezuar por nuk e dinte arsyen! Delina i buzeqeshte vetes me bindje !
Saimir Korreshi terhiqte nje puro si levend i bindur që më mirë do te bëhet!
Malokëria është e tërhequr nga hunda nga Sali non grata,kthjellohuni o derra se shkatëruhat partinë duke shkuar pas një komunisti të ndyerë.
Po kur flet dhe ky rrotakarit maloku qe lepiu ate qe peahtyu duke shar SaHalen dhe pastaj e ktheu pllaken per nje karrike ne parlament, duke i lepir bythen SaHales. Ik more zorraxhi se jeni ber kaq te peshtire e te paduryeshem sa qe popullit i ka ardhur ne maje te hinders me zagare e buce si puna jote dhe te tjeter!
Bejtexhiu i fshatit malor-shpellor, që nuk mund ti afrohet Sefer Dajës as tek thoi i këmbës,eshtë për mëshirë.Janë më gazmore dhe hareshme tregimet e E.A.Poe,sesa format qaramane aspak tërheqëse të sevilit dallkauk.
Doli perseri Gjek-muti Saliut,ptu rasat qensh!
Shko,ore malok idiot,që je rritur në prapanicën e gomarit Saluk Bishtuku je bërë deputet dhe kërkon të bësh humor banal.Je burrë pa bythë dhe EUNUK,lok.
Mire e ke ti Gjek. Ç'te duhet te merresh me buxhetin. Ti ne rregull je...rrogen ta rriten.
Mjaft i botuat ketij moterqiri çdo budallallik qe nxjer nga goja, nuk ka qenie me te shpifur se ky vemje pa shtylle kurrizore ky lepires
Njeriu mẽ i bajatshẽm. Tẽ nakatos stomakun.
Kur ben si filozof edhe ky GjekKoqja.
PERSERI KY. YLBERI TJETER E KA TE QIREN NE BYTH ME ULERIMA NDERSA KY E KA DUKE SHKRUA.YYYYYYYY FARE MUTRESH
Kur del ky Gomar Gjekmuti. Muli. Paloqja. Gazorja.. Krric Pace Balliu. Karaveshi Tumor AliMUTI. Vokshi mere me mend sa poshte ka rene PD
Ky i bie fyellit ne nje vrime
I nderuar profesor,me kete fejton,demek ben humor ca te them une i ziu....na rrofsh bvthen profesor.
Thoni çte doni , po u bẽ deputet ky.
E tregon hap pas hapi ,se çfar niveli ka ky i ashtëquajtiri Profesor Gjekmarkaj ..Shikoni. sa keq punon me drejtshkrimin e fjalëve të bukura të Shqipes tomë .Mos bëni llogari pastaj ,se sa vlen dhe çfar bën si deputet (nuk i intereson as rendi i ditës ,buxheti jo e jo .Kryesore për të është të lëpihet dhe të marë atë rrogë ,krejt pa punë dhe kontribut ).Mjerë populli ,se çfar do të presë nga këta “profesorë “dhe “deputetë “.Uroj më mirë vëndin bosj ,se sa shejtanë si ky .
O Gjek Gjuku po mire ty nuk te ben pershtypje kthimi i by....s sepse ti kthyer e ke po qe je malok dhe e keni tradite qe ktheni fytyre para mikut dhe armikut po ti nuk meriton asnje gje njerezore kulturore( keq qe e them se ti je 0000000) o studenta po kerkoni qe ky palaco te largohet nga pedagok por prap si zakon qe ke ne by..... do ta hash se je mesuar ta kthesh si trimut i madh qe je TUNG