Gjermania, partner kryesor në Reformën në Drejtësi, Lamallari takon kryetaren e fondacionit IRZ

21 Nëntor 2025, 08:50Politika TEMA
Gjermania, partner kryesor në Reformën në Drejtësi,

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit dhe Kryetare e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ).

Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve për forcimin e institucioneve ligjzbatuese.

Në qendër të diskutimeve ishte procesi i përafrimit të drejtësisë shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe konsolidimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi.

“Diskutuam për bashkëpunimin dypalësh, drejtësinë shqiptare në kushtet e përafrimit me standardet e BE-së dhe konsolidimin e mëtejshëm të reformës që ne bëmë,” theksoi Ministri Lamallari.

Ministri nënvizoi se mbështetja e Gjermanisë ka qenë thelbësore për avancimin e reformave dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Ai falënderoi palën gjermane për kontributin e saj në disa fusha kyçe si forcimin e pavarësisë së gjyqësorit; ngritjen e kapaciteteve institucionale, duke përfshirë ato digjitale; modernizimin e infrastrukturës së sistemit të drejtësisë.

Lini një Përgjigje