Bushati: Gabimi më i madh që do të bënte Rama, të hapte luftë frontale me SPAK-un

21 Nëntor 2025, 08:20Politika TEMA
Bushati: Gabimi më i madh që do të bënte Rama, të hapte

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se hapja e një lufte frontale ndaj SPAK, do të ishte gabimi më i rëndë i Edi Ramës, duke patur parasysh se SPAK është një investim ndërkombëtar dhe duke ditur fatin e atyre që i janë kundërvënë ndërkombëtarëve në rajon. 

Zogaj: Ka bërë shumë që ta kastronte SPAK-un. Por ai nuk ka se çfarë t’i bëjë SPAK-ut. Dora që nuk kafshohet, puthet.

Bushati: Në fasadë Rama ka mbajtur qëndrim korrekt. Deri sot, pavarësisht, nuk është bërë Rama pengesë për SPAK-un. Lëvizjet e SPAK i ka shkuar në favor. Balluku po i krijon një thyerje dhe do të duket si do të shkojë. Unë ata të SPAK-ut i di fare pa dinjitet, nëse vjen një gringo dhe ti shërbejnë. Këta drejtësi nuk bëjnë.

Dyrnjaja: Ata janë prokurorë që kanë totalisht pavarësi. Ata janë komanduar këto që na befasojnë. Rama derisa e ka prodhuar me programin politik nuk e di nëse i ka parashikuar këto pasoja. Nëse SPAK ka një sukses është se ka nxjerrë jashtë loje gjykatën, dhe ky është një problem. Gjykata mban standardin. Kemi çuar SPAK në kulm dhe gjykata vendos ajo që vendos standarin e lojës. Gjykata është në nënshtrim psikologjik ndaj SPAK-ut, se ka gjyqtar jo të pastër dhe janë të shantazhueshëm.

Soko: Rama tha se mandati i katërt do të jenë mandati i standadeve në drejtësi dhe e ka bërë target.

Zogaj: Nuk e ndalon dot Rama SPAK-un, do të mbyllet kur të mbarojë punë.

Bushati: Unë mendoj se Rama sa më shpejt të ikë nga drejtimi i vendit, aq më mirë i bën Shqipërisë, por i njoh një meritë, ai di ta lexojë edhe fushën politike edhe çfarë ka ndodhur përreth. Në vendet e tjera, në Rumani, në Kroaci, në Kosovë me Gjykatën Speciale, kush ka dashur t’i kundërvihej ndërkombëtarëve e ka paguar në lëkurën e vet. Dhe gabimi më i madh që do të bënte Rama ishte të hapte luftë frontale me SPAK-un. Dhe prandaj Rama nuk e bën këtë.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Rama tani ka gjithe te drejten e zotit t'ju versulet shpellareve e tu shkdrdheje c'u mban pragu. Te shohim, do e beje.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Mos harro ULSI MANJEN

      Përgjigjjuni
    2. v
      veriu

      edhe zogaj edh bushati i bashkohen veriorve dumani.lala prenchi(shemsi)ulsi manjas. sa jugor jane arrestuar nga dumani e sa nga veriu. krahasoni lubi berishen, lubi shkelzenin,lubiargiten akuzat e amerikane ndaj berishes per korupsin. belinda nuk ka vra si shkelzeni e berishaqe kane vrare per tu pasuruar e per pushtet mbi 3o vete dhe klodi lala merret me veliajn ballukun e t tjere . kush akuzohet per krime me te renda berisha a po balluku. pyeteni topallin qe conte vajzes te fejuarin luiz ejlin te punesuar ne ambasade se nuk rrinte pa sx e bija e topallit parate i paguant shteti. vetem pd-ja nuk mund te flase ka nje kryetate akuzuar nga amerika e skap-spaku e gj nd s si vrases. a eshte ne terezi spak-skap-i berisha eshte i akuzuar per sulm ndaj jugut duke emeruar gjeneralin famezi gazidede ndaj jugut bile ndihmes me ushtri te komanduar nga dibrani tjete safet zhulali. perpara revlucioni me dumanin manjan e e zedhensen e spak-skap-it vazhdon. e njifni lubi berishen lubi argiten lubi malltezin lubi supermbesen lubi liri rear tachin. a u jane marre telefonet ketyre sa belinda ballukut ajola xoxe, pse nuk i merrt telefoni shkelzeni argites, dhandrrit malltuzi e liri berishes, pse ky dallim ta spjrgoje andi hysni kapo, e ivi kaso me dorin telitin apo sulmojne belinden qe te sulmojne edhe berishen indirekt se po e sulmuan direkt ai ua shtype bolet eshte gagester. pse nuk i merret te telefoni familjareve te koruptuar e vrases te berishes pse?

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        keni te drejte o veriu SPAK vetem nga jugu vetem , nga veriu jo

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje