Gazetari: Berisha kërkon të ruajë veten dhe familjen e tij nga SPAK

21 Nëntor 2025, 09:24Politika TEMA
Gazetari: Berisha kërkon të ruajë veten dhe familjen e tij nga

Gazetari Lavdrim Lita, ka analizuar qëndrimin e Sali Berishës ndaj protestave dhe zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se ish-kryeministri nuk ka si prioritet mobilizimin qytetar, por mbrojtjen e interesave të tij personale dhe politike.

Sipas Litës, protesta për Berishën është thjesht një mjet taktik për të “mbajtur në sqetull” një pjesë të mbështetësve që presin veprim, duke u dhënë atyre një foltore ku të shprehen. Por në thelb, ai thekson se Berisha nuk e dëshiron realisht protestën masive.

“Berisha do marrëveshje, do pakt kushtetues. Deputetët e dinë shumë mirë këtë, prandaj nuk dalin në publik. Ata e dinë se çfarë kërkon ai në prapaskenë”, u shpreh Lita në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli.

Gazetari argumentoi se qëllimi kryesor i Berishës është të negociojë ndryshime kushtetuese që do t’i mundësonin atij të frenojë SPAK-un dhe të mbrojë veten, familjen dhe interesat e grupit të tij politik e ekonomik.

“Mendja e tij funksionon vetëm për vetëruajtje – të tijën, të familjes, të partisë dhe të rrethit të tij. Të gjithë të tjerët mund të ikin fare. Këtë e ka treguar me akte, jo me fjalë”, tha Lita, duke shtuar se Berisha prej 35 vitesh përdor mesazhe për ‘votën e lirë’ si fasadë, ndërsa aktet tregojnë të kundërtën.

1 Komente

  1. Çekiçi

    Po kur vodhën si të babëzitur dhe masakruan shqiptarët me hapje deposh, me Tropojën, me UÇKnë në prita, me Gërdecin dhe me 21 Janarin sikur të ishin derra gjuetie, a e pytën bythën? Se pushteti, horrat si paramilitarë dhe miliardat të bëjnë trim, po të mbajnë përgjegjësi janë prostituta, frikacakë, pederastë , FredBejlersa, vorioqimarjotë dhe motërqirllë si çdo krimb. Po të rrijnë rehat se SPAKu është fole kurvash. Të hapin sytë nga gjaksit, se aty do lahen me gjak deri sa t'ju dalë shpirti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje