SPAK i kërkon Kuvendit dokumentat "tepër sekrete" për 21 janarin

21 Nëntor 2025, 09:37Politika TEMA
SPAK i kërkon Kuvendit dokumentat "tepër sekrete" për

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dokumenta sekrete që lidhen me 21 Janarin, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se është në diskrecionin e Kuvendit për t'i dorëzuar ose jo këto materiale. Sipas gazetarës, materialet lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 Janarit. 

"SPAK ka kërkuar dokumenta që mbahen në arkivin e Kuvendit dhe janë sekret. Ka të bëjë me vëzhgime apo përgjime, që lidhen me zhvillimet para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit. Shkresa është “tepër sekret”. 

Kuvendi do ta kthejë po kështu, me logon "tepër sekret", pasi preket siguria kombëtare. Hetuesit kanë vlerësuar se janë shumë të rëndësishme për procesin, për të kuptuar si u organizua protesta, a kishin orientime për akte dhune, dhe çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë që u qëllua në drejtim të protestuesve.

Për shkak të hetimit penal, prevalon hetimi dhe sipas përcaktimit të GJEDNJ, është thënë vrasje shtetërore, pra prek nivele të larta, ndoshta nuk e detyron dot SPAK Kuvendin, por e ka kërkuar, duhet parë se si do të vijojë.

Mund të ndodhë që Kuvendi nuk i deklasifikon, i takon Kuvendit nëse ia vë në dispozicion prokurorisë", tha ndër të tjera Lala.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Ky eshte naziskini Spak qe per te shpetuar kriminelin Sali, eshte gati te shpall fajtor parlamentin!!! Prit sa do shohim akoma. Zgjohu Edi se te erdhen bandat e krimit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leko

      Do dalin njesoj fajore pushteti dhe opozita mesa duket...... perralla e vjeter qengji dhe uku...

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Zgjohu Kryeminister se keta jan te njejtet prokuror që i varosen dosjet e gerdalles dhe nuk dhan drejtesi per viktimat. Zgjohu se nuk mund te dalin keta prokuror kundra vendimeve te tyre. Zgjohu Kryeminister se uji fle por jo Berishet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Parlamenti nuk do pranoje sepse me venjen e tyre ne dispozicion te hetimit, del ne skene pallosha me ripjelljen qe e kane adresuar qe protestat te jene te dhunshme. Dhe kjo eshte aresyeja qe hetimi po zgjatet,dhe nuk do kryhet kurre i plote,dhe nuk do behet kurre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje