Ylli Manjani

Për të gjithë ata që më (keq)citojnë.
*****
Tani, në respekt të disa juristëve veçanërisht, që më komentojnë:
Nëse biem dakord se ndërhyrja e gjyqsorit për nxjerrë nga funksioni qeverinë, ose për të diktuar përbërjen e saj quhet grusht kushtetues shteti, argumentet mbi ligjshmërinë e këtij veprim janë të tepërta.
Janë të tepërta sepse nuk ka asnjë ligj në shoqërinë demokratike ku sundon rendi kushtetues që ta legjitimojnë këtë gjë.
Asnjë!
Tani, argumenti se një nen proçedural penal me numër 242.2 e legjitimon gjykatën të pezullojë nga funksioni zëvendësin e vetëm të Kryeministrit, nuk është gjë tjetër përveç se legjitimim i grushtit të shtetit.
Sidoqoftë, unë prap insistoj se edhe ai nen i parë në harmoni me Kushtetutën, parimin e ndarjes së pushteteve, pasojave emergjente që passjell ky veprim si dhe preçedentin e rrezikshëm që krijon, duhet interpretuar ashtu siç është shkruar dhe jo ashtu siç do secili të jetë.
Ai nen përpara se të interpretohet duhet thjesht të lexohet dhe të kuptohet ashtu siç është shkruar.
Lexojeni dhe kuptojeni siç është shkruar!
Pra pezullimi nga detyra publike NUK ZBATOHET, për PERSONA të zgjedhur.
Pra për persona të zgjedhur, jo funksione apo detyra që ato mbajnë. Personi i zgjedhur është i tillë edhe kur fle, edhe kur ha edhe kur me nder jush bën atë që s'thuhet. Padyshim edhe kur kryen detyra publike ai/ajo person i zgjedhur është
Kështu është shkruar ky nen.
Tani interpretime bëhen, por asnjë interpretim që çon në puç kushtetues nuk mund të jetë i ligjshëm.
Nga ana tjetër, ata që thonë se "kjo është praktika gjyqsore", do t'u lutesha përunjësisht të më tregojnë një rast tjetër kur është zbatuar ky nen ndaj një personi tjetër të zgjedhur. Në dijeninë time kjo është hera e parë që ky nen zbatohet në këtë nivel zyrtari publik. Ndaj nuk di të ketë praktikë.
Por edhe sikur ky nen të interpretohet ashtu siç thoni ju dhe SPAK e GJKKO, prap jeni gabim sepse ai nen nuk legjitimon dot gjyqsorin të nxjerrë nga funksioni kushtetues një anëtar qeverie. Aq më tepër zëvendësin unik të Kryeministrit. Anëtari i qeverisë i fundit quhet njësoj si i zgjedhur, sipas Kushtetutës edhe kur personi nuk është zgjedhur nga populli.
Interpretimi nuk bëhet sipas qejfit, por në harmoni me korpusin kushtetues e ligjor në vend. Përndryshe nuk ka fjalë tjetër që e përkufizon këtë sjellje përveç se grusht/puç kushtetues shteti.
Këto puçet kushtetuese me interpretime ligjesh bëhen zakonisht. Puçet bëhen gjithmonë nha zyrtarë shteti kundër pushtetit politik të zgjedhur. Prandaj është shpikur Gjykata Kushtetuese, për të ndalur këtë gjë.
Ja kaq kisha, modestisht në respekt të atyre që më citojnë mua për të nxjerrë helmin e tyre me persona konkretë.
Vendimi i gjykatës prek ushtrimin e detyrës/funksionit (kompetencat dhe zyrën), dhe jo domosdoshmërisht statusin (e zgjedhur ose e emëruar) në vetvete. Me pelqen grinta jote, por jo arsyetimi
Ky eshte ose i paafte ose i blere. Keshtu mendoj une. Sot emeron tjeter zv kryeminister Rama. Neser po te doje nje theter. Kaq e thjeshte eshte.
Shyqyr që nuk është më ministër ky servili se kushedi ç'gomarllëqe të tjera do kishte thënë për propagandë.
Shumë i saktë në argumentet që jep,këtu secili i lexon sipas interesit të vetë politik ligjet.
Dmth o Ylli o jurist i madh dhe lepiresi ( më kot) i boleve te Rames, spaku nuk e pezulloka dot, por Rama po ti doje e shkarkon direkt se eshte punedhenesi i saj. Dhe rama nuk e ben se nuk i do trapi se vjedh bashke me te! Dhe athere spaku se beka dot per nje nepunese por kryeministri e ben edhe pse ajo qenka e zgjedhur??
O ylli, llogjika jote prej hallexhiu bie fare thjeshte poshte! Me llogjiken tende as Rama nuk e shkarkoka me dot Belinden as e pezulloka dot se eshte e zgjedhur????????????! Po ik o debil i (pa) dobishem!!!
Shkurt fare: behet fjale per funskionin e deputetit, as rama as spaku askush nuk e pezullon/shkarkon si deputet personin e zgjedhur. Ka procedura parlamentare. Kaq. Ketu mbaron interpretimi i personit te zgjedhur. Kurse per emerime ne poste publike, ta harrosh. E shkarkon gjykata e shkarkon rama po ti doje kari.
prandaj Ylli ekzistojne dhe mekanizmat zhbllokues ne kushtetute. edhe KM mund te pezullohet nga detyra dhe eshte zv.KM qe ushtron funkionet e KM. sipas logjikes qe ju interpretoni, nuk duhet te merret as mase arrest me burg ose shtepie ndaj funksionareve te zgjedhur? ne kete rast i japim legjitimitet kuvendit qe te refuzoje dhenien e lejes me arsyetimin se mund te mbetemi pa qeveri, madje kuvendi mund te akuzoje SPAK per tentative per grusht shteti nese i paraqitet nje kerkese per te lejuar masen shtrenguese arrest me burg ndaj nje funksionari publik qe mbrohet nga imuniteti jo i funksionit publik por nga imuniteti deputetit. kryeministri i Kroacise u arrestua ne detyre, por per fatin e tij te keq ti nuk i dole ne mbrojtje se po ta dinte ai qe ti ekzistoje kroacia nuk do te drejtohej sot nga pucistet qe e cuan vendin ne BE.
O Rameeee hidhi per te ngrene Yllit pa gjini, se sharroi per te ngrene...
2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.” Qeveria apo Ekzekutivi eshte pjese e zgjedhjes, pra vjen nga vota edhe si Deputet/e te zgjedhur, ndaj nuk ben llogjike qe te kete te drejte te ushtroje detyren si e zgjedhur deputete, por jo detyren ne Ekzekutiv qe eshte po e drejtuar ne baze te kesaj vote. Keta te Gjykates dhe Spaku't ose nuk e kuptojne lidhjen, ose mundohen te manipulojne.
gjykko spaska pune u marka me qeverine , po saliun a po skeni fakte
Po , po do te flas edhe unë , por gjithnje pas një konsulte me Haredinin Katund.....