Rama drejt emërimit të një zv.kryeministri të ri dhe dërgimit në Kushtetuese të vendimit për pezullimin e Ballukut?

21 Nëntor 2025, 10:38Politika TEMA
Rama drejt emërimit të një zv.kryeministri të ri dhe

Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, Report TV ka zbuluar edhe lëvizjet që po diskutohen si hapa të mëtejshëm që mund të ndjekë qeveria. 

Burime thonë se Kryeministri Edi Rama mund të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Në këtë mënyrë, Balluku nuk do të kishte  të drejtë firme, ndërkohë që vendimi i pezullimit të saj nga ana e Gjykatës së Posaçme do të dërgohet direkt në Gjykatë Kushtetutese.

Me vendim të GJKKO-së Ballukut i është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit dhe i është bllokuar pasaporta. 

Balluku me vartësit akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. 

GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

 


13 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Rama do heq nje hajdut e do ver nje hajdut qe do terboj opoziten. Qe te bjer rahat rama edhe ne,duhet qe zv te jete saliu qe shquhet si burre i dhjer ose mulin pa vila

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali✊KARberisha

      Dhe ne fund do ti hani ©️4rin E.Rames te gjithe wc e PD me ne krye sali©️arBerishen se ju wc e PD sikur te gjithe te futen ne burg ju vetem ne vitin 2050 mund te fitoni por dhe atehere nuk i diihet

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramalluku i Surrelit

        Per 7 ore kjo Bela te kryeministria, mi beri dhalle ato trute te mija / me zuri barku e nisa edhe te vjell, me kete Belen sot belaja me ka pjell / keta vjedhin e vjedhin e vijne qahen te une, une firme s'kam gjekundi mos me hane m...shume / u kam thene te gjitheve se jam Nastradin efendija, kur bie Kolera afer...larg bytheve te mija /

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          Ende nuk e kuptoj pse Gjykata nuk kerkoi nga kuvendi heqjen e imunitetit te Ballukut dhe arrestimin e saj, Akuzat ndaj saj jane me te renda se te Lalit qe eshte ne burg. Sa per zv kryeministrin e ri , mendoj qe Rama te emeroje ne kete pozicion Diellen.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ramalluku i Surrelit

            Hall te madh kam me kete dreq qeveri, ke te ve tjeter zevendes qe rehat te rri ? deri me tani njoni Mut e tjetra Kak, do ve zevendes Zahon qe te bie rehat /

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nastradini

              Me vjen keq zoti Rama, por tani SPAK ka ne liste Mirela Kumbaro Furxhi per ate piken e vogel ne Butrint dhe jo vetem. Me keto qe po ndodhin ra teoria e fyhrerit qe grate jane me pak te korruptuara se burrat. Belinda Balluku, Eriona Veliaj, Mirela Kumbaro , Frida Krifca etj. Jane te lutur lexuesit ta pasurojne listen.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                Nastradine Qafethana,,,

                Përgjigjjuni
              2. O
                O tempora, o mores

                Ky i mbaruari me te tera, ben sikur muk kupton, qe Veliaj, megjithse ish i zgjedhur nga populli, megjithate spaku e burgosi,aq me teper, qe kushtetusja nuk e perjashtoi nga funksionet, kurse per hanemen e sulltanit te lemerishem, ballukun, qe esjte e zgjedhur nga ai, khalifi i vilajetit arna-MUT,kerkon lehtesira.Nuk e kuptojme cfare pret spak, qe nuk e therret te pamdehur khalifin Koleka, qe e ka bere mutin mullar, ne kete vend.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FGJM

                  Belinda Balluku, për të cilën nuk pretendoj të vë dorën në zjarr, madje as për veten time, ka qenë dhe mbetet ministrja më kompetente, më "BOBE" dhe më e sinqertë dhe më e ndershme që unë kam njohur... Dhe këtë e kam me provë, jo me thashetheme bananesh darke... Jam i sigurt që ndaj saj ka një komplot, siç Enveri dënoi pa gjyq e faj gjyshin, Beqir BALLUKU, një nga besnikët më naiv të monstrës, Enver HOXHA...

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ard

                    Zot na ruaj nese ka ne mendje Manjan.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjon Leka

                      Dyzet vjet punuam pa para! Tridhjet vjet na rropën lëkurën! si do vejë kjo punë?

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        lulja

                        E ben kete se ka hall se i nxjerr te palarat Bela. Ta coje dhe ne Strasburg po deshi, vendimi dihet rrezim te kerkeses. Ajo eshte qarte dhe sakte e shkruar pezullim nga posti ne qeveri jo ne Kuvend. Paste kemben e mbare Bela te marri dhe motren e saj Pamela qe beri reformen ne drejtesi. Nuk thone kot te bie bumerang. Palema beri reformen ne drejtesi pra beri drejtesine e re, ndersa kjo e fundit i denoi motren. Keshtu nuk ka cte thote Pami per drejtesine. Hajt se mbase Drejtorise se burgut te Pojskes do t'ju vije keq dhe do i fusin te dyja ne nje dhome me pamje nga Liqeni.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vranakonti

                          Eh o zoti Rama! I gjithe populli perparimtar qe te ka votuar se ke punuar e po punon mire,por ama SPAK, GJKKO nuk te len te punosh,po t'i presin krahet me urdher te Sali Berishes duke sajuar akuza. Me pare te arestuan Erion Velin,tani po pezullojne zonjen Balluku e neser kushedi ndonje tjeter apo ty . Shqiperia sot ndodhet ne nje katrahure drejtesie. Formimi i institucioneve te reja te drejtesis,pritej nga populli si nje shprese per drejtesi,por ndodhi e kunderta,fatkeqesi. Nuk po bene drejtesi por padrejtesi. Hyri ne mes djalli Sali. Ai ka investuar shuma maramendese per t'a vene nen kembet e tij SPAK dhe GJKKO,vetem e vetem per te mposhtur ty. Keto dy instituciine jane e vetmja vegel per te hequr ty zoti Rama si kryminister.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje