Debat te 'Ligjet'/ Blushi: Komisioni hetimor, mekanizëm kontrolli automatik, e drejtë kushtetuese e opozitës! Manja: Ç’është kjo ‘ka kapur për fyti drejtësinë’?

21 Nëntor 2025, 12:33Politika TEMA
Debat te 'Ligjet'/ Blushi: Komisioni hetimor, mekanizëm kontrolli

Në Komisionin e Ligjeve janë zhvilluar debate mes deputetit të PL-së Tedi Blushi dhe kryetarit te Komisionit, Ulsi Manja.

Debatet u bënë në lidhje me projektligjin për Komisionet Hetimore, ku opozita është shprehur kundër.

“Ka dy aspekte, e para është fakti që ky projektligj vjen në një moment kur kjo Mazhorancë ka kapur për fyti Sistemin e Drejtësisë. Pse ne jemi kundër  këtij projektligji në tërësinë e tij dhe vecanërisht për nenin 2. Së pari, unë duaj t’ju kujtoj ju dhe të gjithë komisionit, nenin 77 të Kushtetutës, që është shumë i qartë, nuk ka nevojë për asnjë interpretim.

Neni 77 i Kushtetutës, pika 2, sanksionon: Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të 1 /4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar  të caktojë KomisionHetimi për të shqyrtuar një cështje të vecantë.

Neni 77, pika 2 e Kushtetutës, nuk e detyron Kuvendin që të gjejë një konsensus mes Mazhorancës dhe Opozitës  në lidhje me objektin e hetimit.

Është Kushtetuta. Tani ju keni sjellë një projektligj me super fuqi, pra që shkel dhe Kushtetutën, kërkon ta kapërcejë edhe nenin 77 dhe kërkoni që ne të japim konsensus. Dhe pak më parë po shpjegoja kontekstin  në të cilin vjen ky projektligj.”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, Ulsi Manja u përgjigj duke i thënë “Ç’është kjo ‘ka kapur për fyti drejtësinë..’ neni dy që ndryshon nenin 5… Çfarë janë këto. Unë dhe Bylykbashi kemi marrë pjesë në shumë komisione. Kur lexon nenin 77 , lexo dhe nenin 3 të Kushtetutës.  Opozita mund të kërkojë komision hetimor…?”

 

Lini një Përgjigje