Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret kryebashkiaku nga zyra dhe ta çojnë në burg pa gjyq

21 Nëntor 2025, 13:09Politika TEMA
Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk bën vaki në BE të merret

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisioneren e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq.

“Nuk bën vaki që në BE njerëzit të pezullohen nga funksionet. Nuk bën vaki në BE që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë.

Nuk bën vaki në BE që siç e thotë, jo qeveria e Shqipërisë, por Komisioni i ‘torturës’ së Strasburgut, që një vend të ketë më shumë të paraburgosur se të burgosur me gjyq,. Në këtë pikë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë.

Ne kemi rolin tonë, të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë. Ta njohim këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, gjithë të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Rama ndër të tjera.

12 Komente

  1. b
    besi

    Përse ju ke dhënë kopetenca këtyre vampirëve që marin rroga maramëndëse që të bëjnë ligjin ..... Në SPAK dhe GJKKO dominojnë militantë që marin urdhëra nga Sali non grata.... Nuk meren me vrasjet masive që janë bërë në këto vute por meren me ata që kanë nërë ndonjë gabim në punë.... Sali non grata po i deskrititon çdo ditë dhe skanë bythë që këtë vrasës ta arestojnë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Ne cilin vend te botes nje ish president arrestohet duke u terhequr zvarre ? A e pe si shkoi Sarkozi ne burg , sikur po shkonte me pushime, Pse nuk flet edhe per Meten o Rama , duhet te jesh pak mirenjohes se ai te solli ne pushtet ne 2013 ne aleancen e ndyre. Lali , Lali ...gjithe diten.Po mesa duket keni gjetur shkopin magjik Kushtetuesen qe te zgjidhe problemet e Lalit , Ballukut e te tjereve.Sa per keta qe thone se Spak eshte i kapur nga Saliu qe mban peng Lalin e Ballukun , po tani qe edhe Saliu u thirr per 21 janarin kush e ka kapur Spak ????. Mos ndoshta po flasim kot dhe Spak eshte i pavarur nga politika shqiptare por varet direkt nga amerikanet qe e krijuan e financojne dhe e mbeshtesin ????? Urdhri per cdo gje vjen nga rruga e Elbasanit , dhe ata nuk pyesin per Rama , Lali ,Balluku , Saliu..... se ne Amerike edhe nje politikan , edhe nje kryeminister , edhe nje president perballen njelloj me ligjin si qytetari me i thjeshte.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patronazhisteve cekic ballit.

      Hajd se keto jane pjese e lojes tuaj te felliqur. Veliaj do dale shpejt. Do denohet me ndonje nen per shperdorim detyre. Nje denim simbolik me para dhe del pa i hyre asnje gjemb ne kembe. Milioner dhe i paprekshem me nga gjyqet e ardhshme. E njejta loje edhe me Ballukun. Ne BE ketyre as dhe nje cakmak nuk do ja u kishin lene ne pronesi. Plus burg.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejk

        Patronazhistet ta fusin cekicin ne byth o berishist.

        Përgjigjjuni
      2. X
        XXX

        Po nuk ben ne vakin ne BE te vjedhe dhe te shkaterroje qytetin si derr nje kryebashkiak. Nuk ben vaki ne BE qe nje Kryebashkiak te orkestroje dhe moblizoje nje lukuni per te sulmuar gjyqtare e prokurore. Pas ne paraburgim me 3 vendime gjykatash eshte, pse genjen!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirro l

          Bravo! Keta punen e bejne sikur jane ne Afrike dhe standardet e drejtesise kur jane nen akuze i duan si ne Suedi se per drejtesine e qytetarit te thjeshte nuk pyesin fare

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me i erret se dhe saliu

          Ky dhe nje here e tregoi pafytyresine e tij ekstreme, per te mbajtur karrigen: Kur mbas muaj te tera heshtje, per menyren brutale te pa drejte dhe diktatoriale te arrestimit te kryebashkiakut te kryeqytetit, rama ky amalgame, qe vjen nga shekujt e erresires, vendosi dhe ti vinte vulen kesaj gjeme historike, duke e shkarkuar nga funksionet Veliajn.Dhe tani del e flet me paturpesine, me te skajshme,ne krah te Veliajt.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malua

            Po fiks e paskan kap paranojat dhe kte si duket me shume pushtet rrotkarizohen keta,tani do filloje te flas per thika me helm e cadra pistolet!!O Artisto po ne te mbeshtetem e te votuam per vizion te ri se per skema te vjetra kishim ate larg qoftin.Madje dhe performancen e ke akoma me te dobet,arsimi zero,shendetesia zero,ekonomia zero,me duket vetem nje gje e paske 100 fishuar betin ata flisnin per 700 mije Euro,ketu flitet per 70 milion Euro. Po ne jemi o mbret,nuk eshte se mund te besojme cdo lloj budalliku qe nxirrni ju nga goja!

            Përgjigjjuni
          2. X
            Xhezo Smokthina

            Në të gjithë botën, kur një zv.kryeministër deklarohet i pandehur, nuk bënë vaki që kryeministri të mos jap dorëheqjen dhe Presidenti t'a ngarkojë përsëri për formimin e një qeverie të re, pa shkuar aspak në zgjedhje të përgjithshme. Po ty mor zotëri as të shkon ndërmend të japësh dorëheqje dhe vazhdon normalisht sikur ke ëngjëj dhe jo djaj në qeveri. Dhe kur ti nuk vepron në mënyrë demokratike, atëhere prokurorët janë në të drejtën ligjore që të pandehurin t'a zhveshin nga të gjitha funksionet dhe të jetë i barabartë si çdo qytetar përballë drejtësisë.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              Nuk behet fjale ne BE nje kryebashkiak qe akuzohetg per hajdut te mos japi doreheqje. skiptaret si rrace turke pa shtylle kurrizore qe i karaktirizon rrin ne detyre deri ne vdekje.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shume me shume socialist se te gjithe ju bashke

                Or shok por ne BE nuk besoj se ben vaki qe kur akuzohet mos te jape doreheqjen,apo ce deshe?A po harrova e ka fajin Republika e Prokuroreve e Meros dhe Batonit,se cte bejne e ata prokuror me ju vet i votuat tani ju djeg.Te papare jeni nuk doni as te perballeni me drejtesine qe vet e keni krijuar.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  luftetari

                  SPAK te shpetoje Shqiperine. Ne te semes ti dergoje banden e hajduteve e te mos trembet nga presionet. Te vazhdoje arrestimet edhe me me force. Ne se eshte nevoja, le te leshoje thirrjen , mbroni drejtesine nga hajduteria dhe njerzit do shkojne ti mbrojne edhe me jeten e tyre.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje