Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, komentoi dëbimin e 700 familjeve shqiptare në Britani të Madhe, duke thënë se sektarja e Brendshme britanike po kërkon të fitojë pikë politike.
Kryeministri argumentoi se Britani ka një popullsi prej 67 mln banorësh dhe 700 familje shqiptare nuk janë gjë tjetër veç se pëshpërimë statistikore.
“Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak dirë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.
Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë.
Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar thuajse janë zhdukur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që marrin përfitime nga MB është i papërfillshëm në krahasim me popullsitë e tjera.
Këtu vjen lidhja. Zgjerimi që u e shoh si ribashkim dështon kurdoherë kur stereotipat lulëzojnë. Europa dobësohet sa herë që faktet u dorëzohen narrativeve të sajuara. E ardhmja e Europës, administratorët e ardhshëm të Europës, duhen formuar, jo vetëm në të drejtë e politika, por për të mbrojtur të vërtetën edhe kur politika tenton ta deformojë atë.
Nëse Shqipëria beson thellësisht te besimi euriopian, është sepse ne e dimë, dhe jo vetëm sepse e kemi lexuar në libra, por e ndjejmë në lëkurë nga se çfarë i shpëton Europa. Ishim diktatura e fundit në Europë. Ne kuptojmë terrin që vjen kur një vend veçohet nga rrjedha europiane e gjakut, por është një botë e re. Kur ishim në atë lloj zymtësie, bota nuk ishte kaq e ndërlidhur. Kur na kishin veçuar nga e gjithë nimfa europiane, ai nuk ishte ndërveprues, nuk reagonte ndaj vetë gjakut tonë. Sot, kjo është e pashmangshme. Kur zgjerimi mbet në vend, ashtu siç na ka treguar historia, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim një paralajmërim. Kur një ministre europiane ve nën shënjestër një bashkësi njerëzish, nuk shohim vetëm një titull apo një akt demagogjie, shohim një simptomë, sepse një Europë që normalizon padrejtësitë e vogla, ditë pas dite, dikur do të jetë krejt e paaftë të përballet me padrejtësitë e mëdha.”, tha Rama.
Nuk ta ka fajin Shabana e Anglise ,ta kane fajin pordhët .Kësaj i thone i dhjerë por krenar . Po i tregon Anglise ti , 2 metro LOQE për gabimin që bëri UK që u largua nga EU . Nuk e di që kur te vije dita që të hyjë Shqiperia në BE (pasi ta kenë shtyrë dhe nja 30 vjet te tjera ) ,do kenë dale gjith shtetet e mëdha dhe do mbetet vetem Greqi a Bullgaria Rumania dhe Qipro .
Shko more idiot shiko se ta vodhën gjithē shtetin dhe ti nuk je i zoti di ndalosh, pale do i japesh mend Anglise.
Bla bla bla shiko punen e qeveris tende mos i fut thonjet thell se njelloi si non grata do perfundosh. Nuk e ke integriteti te perballosh GB qe bota ka punuar per ta dhe vazhdon. Qeveria e shqiperis nje lagje por me nje korrupsion galopant qe trishton europen, dufin qe ke ndaj nje qeverie te korruptuar nuk mund ta nxjerresh me ca rrefugjat qe anglia po i teajton me dinjitet por nderhyrjet pa vend eshte kosto per ata njerez qe enden rrugeve per nje jete ndryshe nga kjo e jona. Km ne vendin tone behen rrugest nder me te shtrenjat ne bote por pas 6 muajsh ike cope cope pikerishet se jeni te pangopur per te vjedh ketanjerez te varfer. E fundit Shkelmat kane filluar matan oqeanit qe dhe ishulli anglez duket se po te plotson letrat
Mos e kruaj shume me Angline se Anglia nuk eshte Europe, Anglia eshte kontinent me vehte! Nuk te pyet ty se çfar ben ne shtepine e vet. Mos luaj me folene e grenxave!
Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë!
BRAVO ????
O hajdut mbi 2 meter. Rregullo vendin tend, mos u merr me britanine. Merru me Belen qe vjedh taksat e shquptarve. Hiqi hajdutet nga pushteti dhe ata kthehen vete nga Britania. Ju qe keni qeveris kete vend 35 vjet i keni detyruar te ikin. E keni bere prone private shtetin.
Turp te keni kur komentoni zbatimin e ligjit nga Britania, Dmth po ju vjen keq per ato familje e ???? Hipokrite !!! Po miliona shqiptare qe jane detyruar keto 30 vite te ikin nga Shqiperia per shkak te gjithe politikaneve te korruptuar te ketij vendi qe per te mbushur xhepat e tyre kane shkelur me kembe njerezit e shkrete duke ia bere jeten ketu si ferr !!!!! Pse nuk flisni per keta ?????
Ramut jane te jashteligjshem, punojne ne Shtepi Bari, thuaj shyqyr qe nuk po i plasin ne burg, bej nje ceremoni pritje ka shume Cuna te Londres qe do te quhen Cunat e Kukesit.