“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme” - Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos

21 Nëntor 2025, 16:23Politika TEMA
“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme” - Bylykbashi:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.

Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR.

Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend.

Reagimi i deputetit Oerd Bhlykbashi:

Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.

ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.

Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.

Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.

Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.

Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.

Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!

Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR.

7 Komente

  1. K
    Keshilltari

    Kur nuk fiton bylyku nuk jane zgjedhje te rregullta

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bollé se u bête legene

      U vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest madheshtore nderkombetare.... Po bolle se u bête qesharak , zgjedhjet ishin perfekte , kerkoheni humbjen brenda vetes...

      Përgjigjjuni
      1. O
        O

        Zgjedhjet ne Shqiperi I ka vjedhur vetem nje njeri,ai quhet Sali mut Berisha,tani hajduti bertet se me kan vjedhur.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          PALLEN DO HASHE TI DHE SALEHKARAXHICI NE BITHEN E FISHKUR.......MBETI PUNA TI KERKOSH TE TERHEQIN DEKLARATEN.......Z KOS ESHTE INSTITUCION DHE JO THJESHT PERSON DHE VLERESIMET NUK BEHEN VETEM NGA ODHIR ........ VLERESIMET E BERA NGA EUROPA JANE KESHTU EDHE SE JU NUK JU PELQEN....PADYSHIM QE PUSHTETI PERFITON NE ZGJEDHJE POR PUSHTETI ME SHUME TE DOBESON NE SYTE E ZGJEDHESVE,,,,,,,FAJI ESHTE I JUAJI QE NUK DONI TE NDERRONI KUAJT OSE GOMARET E KARROCES,,,,,KENI LENE GERDALLA SI SALEHU,SHEHU, BYLYK BYTHA,GAZ BARDHA BYTHA E SHUME TE TJERE.....

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O bylo qe je bylmes e di edhe vete ti por kaq sa po tregohesh je bylylmes fare.,

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Nuk e di cfare flet ky. Raporti ishte shume i qarte. Zgjedhjet ishin konkurese dhe te mira. Pa diskutim gjithmone ka mundesi te jene edhe me mire, por pretendimet e humbsve jane te paqena.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keshilltari

                Keta gerthasin se nuk vjedhin dot me vota si para 2013 she per rrjedhoje nuk fitojne me zgjedhje.Sulmojne Ramen se nuk jane te afte per pune por ato qe ka bere qeveria ne keto vite per ndryshimin e vendit pd nuk eshte e zonja to beje me njerezit qe drejtojne sot kete parti koglomerat anti shqiptare qe vetem nine sterre

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje