Berisha nuk shkon në gjykatë, avokati: I kanë lënë gjykatëse femra, do e kapin për veshi dhe do e çojnë në SPAK

25 Nëntor 2023, 09:15Politika TEMA

Berisha nuk shkon në gjykatë, avokati: I kanë lënë

Avokati Romeo Kara tha se Sali Berisha nuk mund t’i shmanget përballjes me drejtësinë.

Kara tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ se “do ta marrin për veshi dhe do ta çojnë në SPAK.

Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë dhe nuk është paraqitur asnjëherë në SPAK për t’u njohur me masën detyrim paraqitjeje.

“Ata s’kanë vajt ta marrin. Do shkojë atje në gjykatë, s’ka ku të shkojë. I kanë lënë gjykatëse femra. Ato femra do e marrin për veshi dhe do e çojnë atje.

Vetëm të shkojmë të ndryshojmë kodin e procedurës e ti themi me megafon po të kërkon gjykata.

Ca do ai që të shkojë në gjykatë. Nuk është shuar masa. Ai person ka futur në ngërç veten e vet, Shqipërinë, politikën dhe procesin”, tha Kara në Report Tv. 

2 Komente

  1. S
    Shqiperia ne Feste diten e Izolimit te Kryekrimine

    Hamin nje dite e me pare prej veshi ne vendin e duhur dhe te jape dhogari per Vrasjet - vjedhjet - dhe djegjen e gjithe shqiperise . Shqiperia ne Feste ne diten qe ky do te Izolohet atje ku do kete kohe te lozi Domino dhe te presi Vdekjen ... te laje gjynajet e te gjithe krimeve qe ju ka bere te gjithe Qytetareve shqiptare .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje