“Koha e tjetrit”/ Dashamir Shehi: Berisha ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së (VIDEO)

26 Shkurt 2026, 17:30Politika TEMA
“Koha e tjetrit”/ Dashamir Shehi: Berisha ka djegur dhjetëra

“Beteja e Berishës është për kontrollin e opozitës; lufta e tij politike është zhvilluar me Bashën, Salianjin, ‘shejtanin’ e ku di unë, por jo me Ramën… Ti je aty për të mundur Ramën, jo rivalët brenda partisë… e bën dot këtë punë apo jo? Atëherë pse je aty…”. Kështu e sheh Dashamir Shehi situatën politike brenda opozitës, liderin e saj dhe zhvillimet që, sipas tij, kanë çuar në degradimin e vazhdueshëm të rolit opozitar.

Në një intervistë për Tema, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, analizon aktualitetin politik, një pushtet që e cilëson të korruptuar dhe pamundësinë e opozitës për ta rrëzuar atë. Shehi evidenton katër “ligjësi” të thyera nga Berisha, që sipas tij kanë sjellë pasoja serioze për opozitën: ligjësinë e shansit të tretë për rikthim në pushtet, që ai thotë se nuk ka ndodhur kurrë në botë; ligjësinë e moshës; dhe rregulla të tjera të pashkruara politike, shkelja e të cilave ka prodhuar pasoja të rënda gjatë pesë viteve të fundit.

Referuar ligjësisë së dytë, asaj të moshës, Shehi i kujton Berishës se po konsumon “kohën e tjetrit”, shpresën e Partisë Demokratike, të opozitës dhe, për pasojë, edhe të shqiptarëve të keqqeverisur nga korrupsioni. Ai i referohet artikullit të ish-ministrit Ylli Pango, “Koha e tjetrit”, për të argumentuar se Berisha ka djegur dhjetëra gjenerata elitash politike brenda PD-së, duke mos i dhënë hapësirë qarkullimit të elitave dhe lidershipit të ri.

Duke analizuar këmbënguljen e Berishës për të qëndruar në krye të opozitës, që sipas tij e dëmton seriozisht atë, Shehi shkon edhe më tej kur thotë se ka të drejtë të besojë në ekzistencën e një marrëveshjeje me Ramën: njëri të mbajë kontrollin e opozitës dhe tjetri pushtetin, për të ruajtur në një lloj simbioze interesat e tyre dhe për ta çuar politikën drejt një modeli korporativ, ku përfitojnë dy individë dhe një rreth i ngushtë pranë tyre.

Në këtë mënyrë, sipas Shehit, shpjegohet edhe dështimi i kauzave të opozitës, protestat e saj dhe çdo lëvizje politike që nuk e cenon aspak pushtetin absolut që, në vlerësimin e tij, Rama ka ndërtuar gjatë 13 viteve të fundit.

8 Komente

  1. ?
    ????

    Partine e ka te te jemes...nuk dorzohen komunistet...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tota

      U kujtove vonë, more zotëri. Aty e kishe Salën kur i rrije pas bythe dhe t'ja kishe thënë para shtratit. Trima pas betejës bëhen të gjithë memecët.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juve

        Fajin se ka berisha zoti shehu qe mban opoziten peng fajin e kemi ne qe njeres te matur dhe te urte nuk i votojme

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po ik o Dash rrakia Rrakia

          Po ti çfare ke bere !...... 31 vite députét , pa parti , pa elektorat , me votat e Qorrave te PD.

          Përgjigjjuni
          1. s
            selam salaria

            O kurvat e rame kuckes. spo lini funderrine pa perdorur per te vedekurin e pakallur sali rame bejleri. slini hale pa nxerre mediave, qe nga fecet e llojit frrok cupi e idajet hale beqiri e deri ky bolja i alkolizuar qe edhet veshtire te dale 1 here esell ne media dhe ska pune tjeter por per te treguar gjasme vlerat e veta vec shan berishen

            Përgjigjjuni
            1. E
              EMIGRANTI

              Epo kur flet dhe ky qe se ka leshu kryetarllikun asnje çast dhe pothuaj asnje qe eshte zgjedh vet kryetar,apo N.Hoti qe ja mori Xhuveli dhe ky ja shiti A.Dukes,S.Gjinushi ja shiti T.Doshit e keshtu te gjithe dhe ky jep mend dhe jo shembull eshte thuash hapu dhe te mbytem.lutem leshoni e postoni komentet.

              Përgjigjjuni
              1. m
                me vjen keq qe e shpreh

                por ti ta shpif.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Von je kujtu o dasho .tani e kuptove

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje